Ka thënë një njeri nga banorët e Basras: Na erdhi një beduin nga shkretëtira, të cilit i bëmë konak. Kisha pula të shumta. Unë kam një grua, me të cilën kam dy djem dhe dy vajza. I thash gruas: Nxito piqe një pulë dhe na e ofro që të drekojmë.
Kur u shtrua dreka, u ulëm bashkërisht unë, gruaja ime, dy djemtë e mi, dy vajzat e mia dhe beduini, të cilit ia shtymë-ofruam pulën dhe i thamë: Ndaje atë ndërmjet nesh. Ne donim të qeshnim me të. Tha: Unë nuk di të ndajë, por nëse pajtoni me ndarjen time, do t’ua ndajë. Thamë: Ne pajtohemi. E mori kokën e pulës, e preu-ndau dhe ma ofroi e më tha: Koka për kokën. I ndau dy krahët dhe tha: Dy krahët janë për dy djemtë. Pastaj i ndau këmbët e tha: Dy këmbët janë për dy vajzat. Pastaj e ndau pjesën e prapme te bishti dhe tha: E thyera për të thyerën (plakën). Pastaj e mori tërë pulën për vete dhe u tall me neve.
Të nesërmen i thashë gruas sime: Na i pjek pesë pula dhe kur erdhi dreka i thashë: O beduin, na i ndaj këto pula. Tha: Unë mendoj se jeni hidhëruar. Jo, nuk jemi hidhëruar, andaj na e ndajë- i thamë.
Tua ndaj dyshe apo teke? – na tha.
I thamë: Na e ndaj tek.
Tha: Ti, gruaja jote dhe pula jeni tre dhe na e hodhi një pulë. Dy djemtë t’u dhe një pulë janë tre dhe ua hodhi një pulë. Dy vajzat t’ua dhe një pulë bëjnë tre dhe ua hodhi një pulë. Pastaj tha: Unë dhe dy pula bëjmë tre. I mori dy pulat dhe u tall me ne sikur herën e parë.
Kur na pa duke shikuar në dy pulat e tij, tha: Përse shikoni? Ndoshta e urryet ndarjen teke. Teku nuk vjen ndryshe vetëm se kështu.
A dëshiron tua ndajë çift?
Po i thamë.
I grumbulloi pulat afër vetes e tha: Ti, dy djemtë t’u dhe një pulë bëni katër dhe na e dha një pulë. Pastaj tha: Plaka dhe dy vajzat e saj dhe një pulë bëjnë katër dhe ua hodhi një pulë. Pastaj tha: Unë dhe tri pulat bëjmë katër, kështu që i mori të tri pulat dhe ngriti duart kah qielli e tha: O Allah, Ty të takon falënderimi, Ti na ke mësuar dhe na ke bërë të kuptojmë.
Sedat Islami