Mbreti saudian Selman b. Abdulaziz është pajtuar që hutbet nga Qabeja dhe xhamia e Pejgamberit të përkthehen në gjuhë turke. Ky vendim vjen pas përkthimit të hutbeve në disa gjuhë si në anglisht, frëngjisht, urdu dhe në gjuhën malaje.
Drejtori gjeneral i projektit të Haremit në Qabe dhe në Xhaminë e Pejgamberit, shejh Abdurahman b. Abdulaziz Es-Sudejs për agjencinë saudiane të lajmeve deklaroi: “Ky projekt ka filluar me udhëzimet e mbretit Abdullah, i cili sugjeroi se do të ishte mirë që hutbet e xhumasë në Qabe dhe në xhaminë e pejgamberit të përkthehen për njerëzit që nuk e flasin gjuhën arabe, që në këtë mënyrë mesazhin e Islamit ta dëgjojnë të gjithë muslimanët në gjuhën e tyre.”
Me insistimin e mbretit Selman gjuha turke u fut në listën e gjuhëve në të cilat do të përkthehen hutbet.
(Islampress)