Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Zbulohen lidhjet e fshehta të Fetullah Gylenit me Masonerinë | |
- Marrëdhëniet e fshehura mes masonëve dhe Fethullah Gylenit, të dyshuarit kryesor për grusht shtet ne Turqi, u zbulua nga e perditshmja turke Yeni Safak. Kjo gazete turke ka siguruar disa dokumente sekrete të cilat kurrë nuk janë botuar më parë. Sipas këtyre letrave, Gyleni i betohet Frankmasonerisë në rininë e tij dhe ishte vlerësuar dhe shpërblyer nga Lozha e Madhe, dhe ishte pranuar ne grupin e tyre ne vitin 1969. Gyleni, i njohur gjerësisht si një kleriku islamik në Turqi, hyri në Kuvendin e Madh te masonëve përmes një ceremonie betimi të fshehtë në vitin 1975. Gylen ishte duke marrë pjesë rregullisht në "Darkën e Vëllazerimit", një takim javor i Masonerisë. Grupet e Masonerise e lidhin Gylenin me Inteligjencën Dokumentet sekrete, sipas Yeni Safak provojnë se Gylen komunikon me Mossadin dhe CIA-n nëpërmjet Kalorësve Templarë, ndërsa ai ishte i ushqyer dhe i përgatitur si një "projekt". Dokumentet gjithashtu shfaqin lidhje të forta te Gylenit me ish-sekretarin e përgjithshëm te CHP-se Kasim Gülek, një i vetë-shpallur Mason. Sipas një letre të shkruar nga Gülek në korrik te vitit 1967 për Fethullah Gylenin dhe disa masonë të tjerë të famshëm në Turqi, Gülek kishte fyer dhe vetë-kritikuar ndarjen e Masonerisë. Ai gjithashtu përmendi se disa nga miqtë e tyre nga Masoneria kishin ofenduar Fethullah Gylen dhe "vëllezërit" e tjerë. Një dokument betimi i nënshkruar nga Fethullah Gyleni tregon se ai e mori betimin Masonerisë më 25 Mars 1975, dhe u betua që të punojë për Asamblenë e Madhe Turke të Masoneve. Ai e nënshkruan dokumentin në seancën formale të Kuvendit "Trekëndësh" në Stamboll. Sipas një tjetër dokumenti në korrik 1974, është zbuluar se Fethullah Gylen ka qenë e ftuar në një takim të rregullt Masonerie mbajtur të premteve. Fethullah Gylen, i njohur si një kleriku islamik, është udhëheqës i Lëvizjes turke ne Turqi, e cila është gërshetim i punës se vet nëpër qindra shkolla në mbarë botën. Udhëheqësi i lëvizjes ka jetuar në mërgim te vetë-imponuar në Pensilvani, SHBA, që prej 1999, dhe në mënyrë të përsëritur refuzoi thirrjet për t'u kthyer në Turqi. Lëvizja u bë e përhapur gjerësisht pasi Turqia ka filluar të qëndrojë mbi një bazë të demokracisë në vitin 2002. Në vitin 2013 'struktura paralele' e lëvizjes se Gylenit, një formacion i paligjshem brenda departamentit të policisë turke, gjyqësorit dhe institucioneve të tjera publike, u përpoq për të bërë një grusht shteti civil për të përmbysur qeverinë e zgjedhur të udhëhequr nga atëherë Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan. Struktura kishte përgjuar qindra mijëra figura politike, përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë si kryeministri, shefit i inteligjencës, ministri i jashtëm dhe ministrat e tjerë, gazetarë, akademikë dhe biznesmenë. Qeveria nisi një operacion kundër strukturës paralele. Më 19 dhjetor 2014 një gjykatë turke shpalli Gylenin te dyshuarin kryesor mbi formimin e një grupi ilegal të armatosur terrorist, duke u përpjekur për të bërë një përpjekje të grushtit të shtetit, dhe shkatërrimin e rendit publik, dhe lëshoi një urdhër për arrestimin e tij. /MESAZHI/:
| |
|