Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Turqi, zbulohen mijëra përgjime anti-qeverisë | |
- Gazetat turke “Star” të hënën botoi një listë të personave që ishin përgjuar në mënyrë të paligjshme, numri i të cilëve është raportuar të arrijë në rreth 7.000, dhe që vijnë nga spektre të ndryshme politike - përfshirë kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe të paktën një nga ministrat e tij, si dhe një numër i gazetarëve, akademikëve, udhëheqës të biznesit dhe përfaqësues të shoqërisë civile. “Star” raportoi se njerëzit e Gylenit i kishin bërë përgjimet me arsyetim të zbulimit të "komploteve terroriste." Lëvizja Hizmet, e udhëhequr nga Fethullah Gylen me bazë në SHBA, është akuzuar për “shtet paralel” në Turqi duke bërë kontrollimin e policisë, gjyqësorit dhe politikanëve, me synim qeverinë. Gazetarë, aktivistë, shkrimtarë dhe anëtarë të partive politike e kanë quajtur skandal i të drejtave të njeriut përgjimin e telefonatave, ku janë të përfshirë figura të profilit të lartë./mesazhi/:
| |
|