Hudbe e Xhumas
04.05.2019
Islamischen Verein Frankenthal
Ligjerues: Ilaz Salihi
Tema: Gëzohuni se ju ka ardhur Ramazani!
"Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe mëshirë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Krijuesi prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona të liga. Më i lartësuari është Allahu, që agjërimin na e ka bërë obligim dhe përmes tij të synojmë devocionin (takvallëkun). Kë e udhëzon Allahu, s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç Allahut, i Cili është Një, dhe dëshmoj se Muhamedi alejhi selam është rob dhe i Dërguar i Tij.
Të nderuar Xhemt!
Është gjë e natyrshme që njeriu të shprehë gëzim në momente të veçanta; disa gëzohen për çështjet e kësaj bote të përkohshme dhe disa gëzohen kur u jepet rasti për të manifestuar adhurimin ndaj Allahut me atë që Ai ka urdhëruar.
Është fat i madh të takohemi përsëri me muajin e bekuar, me muajin e mëshirës, të bereqetit dhe të sakrificës, me muajin e faljeve të mëkateve, me muajin në të cilin zbritën librat e shenjtë, Tevrati, Ingjili, Zeburi, fletushkat e tjera si dhe Kurani Famëmadh.
Ky është muaji në të cilin u zhvillua lufta e Bedrit, Gjithashtu edhe Meka u çlirua gjatë muajit të agjërimit. Sa të lumtur jemi që përsëri arritëm të takohemi me muajin e veçantë, të cilin Allahu Fuqiplotë e veçoi me Natën e Kadrit, muaj që nuk ka të krahasuar me asnjë muaj nga muajt e vitit.
Pa dyshim, besimtari i përkushtuar gëzohet kur mysafiri thërret dhe troket në derë dhe ia uron mirëseardhjen me nderimet më të larta, me shprehjet më të bukura, me zemërgje
Gëzohet shpirti i myslimanit sepse aktiviteti i tij do të jetë përpjekja dhe gara për të fituar një mbiemër cilësor, një fjalë të bukur me karakteristika lavdërimi, pra epitetin “i devotshëm”. Pse të mos gëzohet besimtari nga muaji i bereqetit, i dhuratave, i namazit, i durimit, i faljes, i pendimit, i devotshmërisë, i mëshirës, i pastërtisë, i bamirësisë, i fitores, i ngadhënjimit…?
[Only admins are allowed to see this image]rësinë më të madhe dhe me respektin më të sinqertë.
“Thuaj: Vetëm Mirësisë së Allahut dhe Mëshirës së Tij le t’i gëzohen. Kjo është më e mirë se ajo (pasuri) që ata grumbullojnë.” (Junus, 58)
Mirë se erdhe muaj i bekuar! Mirë se erdhe muaj i faljes dhe i mëshirës! I nderuar mik, pas një pritjeje të gjatë dhe pas një viti të plotë, prapë po na viziton. Gjatë kësaj kohe shumë njerëz vdiqën dhe shumë të tjerë lindën, shumë njerëz përjetuan lumturinë dhe shumë të tjerë shijuan hidhërimin.
Të nderuar muslimanë! Me mall dhe dëshirë, me gëzim dhe hare ua shprehim këto ndjenja edhe të tjerëve. Muhamedi (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) i përgëzonte besimtarët me ardhjen e muajit të bekuar, në të cilin hapen portat e faljes dhe njëkohësisht mbyllen dyert dhe hyrjet e së keqes.
Pa dyshim që urimi i Muhamedit (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) na përgëzon:
“Ju ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. Allahu ua ka obliguar agjërimin e këtij muaji. Në këtë muaj hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e xhehenemit, lidhen në pranga shejtanët. Allahu në këtë muaj ka (veçuar) një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga të mirat e kësaj nate, është privuar nga çdo e mirë.” (Nesaiu)
Mirë se vjen pas një pritjeje të gjatë e të përmallueshme! Mirë se vjen i nderuari mik, me erën tënde të këndshme do të kënaqen zemrat tona, me vizitën tënde do të na pastrosh nga gjynahet dhe do të na mbulosh të metat.
Dymbëdhjetë muajt janë si shembulli i bijve të Jakubit alejhi selam; muaji i Ramazanit në mesin e muajve është si Jusufi alejhi selam në mesin e vëllezërve. Ashtu siç ishte Jusufi alejhi selam më i dashur për Jakubin alejhi selam, edhe muaji Ramazan është ndër muajt më të zgjedhur të Krijuesit. Jusufi alejhi selam ishte i sjellshëm dhe i mëshirshëm ndaj vëllezërve, me gjithë sjelljen e tyre të egër. Ai me butësi dhe falje i amnistoi duke u thënë: “Asnjë qortim për ju këtë ditë, Allahu ju fali dhe Ai është më Mëshirëploti se çdo mëshirues!” (Jusuf, 92)
Po kështu, ky muaj do të jetë falje dhe mëshirë për besimtarët, prangosje e shejtanëve. Gëzohu me faljen e Allahut të Lartësuar.
Gëzohu që Ai të dha mundësinë e përmirësimit dhe të pendimit. Gëzohu me hapjen e dyerve të xhenetit dhe mbylljen e dyerve të xhehenemit.
Në fund: E lus Allahun e Lartësuar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta që ta pastrojë nijetin!
Ø O Allah! Na bën të lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër!
Ø O Allah! Na regjistro në rangun e të shpëtuarve në dynja dhe në ahiret!
Ø O Allah! Na zbardh fytyrën në atë ditë kur zbardhen fytyrat e miqve të Tu!
Ø O Allah! Pranojua veprat besimtarëve dhe besimtarëve në këtë muaj të bekuar!
Ø O Allah! Na fal neve dhe prindërit tanë!
Ø O Allah! Më forco mua dhe familjen time në fenë Tënde
Ø O Allah! Na mundëso që në këtë muaj ta shijojmë kënaqësinë e adhurimit Tënd!
Ø O Allah! Sundues i Arshit të madh, më ndihmo të të falënderoj!