islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
53 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 53 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty96%[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty0%[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty0%[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty0%[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty1%[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty2%[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 [Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN Empty
MesazhTitulli: [Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN   [Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN EmptyFri 19 Jun 2015 - 2:51

[Only admins are allowed to see this image]
RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN

I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, thotë: “Vërtet, besimi vjetrohet në brendësinë e zemrës së ndonjërit prej jush, ashtu siç vjetrohet rroba, prandaj luteni Allahun që ta ripërtërijë besimin në zemrat tuaja”.
Dobësia e besimit është një dukuri që ka marrë përmasa të gjera tek muslimanët dhe sidomos tek rinia islame. Një numër i konsiderueshëm njerëzish ankohen nga ashpërsia dhe pandjeshmëria e zemrës. 
Në gojët e tyre qarkullojnë shprehje të tilla si: ‘ndjej ashpërsi në zemër’, ‘nuk ndiej kënaqësinë e ibadeteve’, ‘ndjej se imanin e kam shumë poshtë’, ‘nuk ndikohem nga leximi i Kuranit”. Në fakt, tek shumë njerëz, që dikur mund të merreshin shembull për gjallërinë, zellin dhe përkushtimin e tyre janë shfaqur simptomat e kësaj sëmundje të rrezikshme. Kjo sëmundje është themeli i çdo fatkeqësie dhe shkaku i çdo mangësie e belaje.
Rrënjët e kësaj sëmundje gjenden në zemër, pasi siç dihet rrënjët e besimit, si bindja, dashuria për Allahun, mbështetja tek Ai, frika prej Tij, shpresa për të mirat e tij, përmallimi për takimin me Të etj., janë në zemër, kështu që në qoftë se çrrënjoset ose dobësohet imani në zemër, një gjë e tillë reflektohet edhe në fjalët dhe veprat e njeriut. Zemra luan rolin thelbësor për sa i përket imanit, ndaj dhe çështja e zemrës është një çështje shumë delikate dhe shumë e rëndësishme. Bindja dhe ndjenjat shpirtërore të njeriut, që sipas citateve fetare e kanë vendin në zemër, ndryshojnë shumë shpejt. Pikërisht, për këtë arsye në arabisht zemra quhet ‘kalb – që do të thotë: ‘përmbysje, rrotullim, ndryshim’. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Zemra ka marrë emrin ‘kalb’ për shkak se përmbyset, rrotullohet.  Zemra është si shembulli i një pende të varur në një pemë të cilën e rrotullon era lart e poshtë, sa nga njëra anë në anën tjetër”. E shënon Ahmedi. Sipas një varianti tjetër, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, thotë: “Zemra është si shembulli i një pende në një tokë të shkretë, të cilën e përmbys era lart e poshtë”. Në një hadith tjetër duke përshkruar shpejtësinë e rrotullimit të zemrës Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, thotë: “Zemra e birit të Ademit rrotullohet më shpejt se sa tenxherja kur mbushet me valë”. E shënon Ahmedi. Faktikisht, rrotullimin e zemrave e bën vetëm Allahu i Lartësuar. Abdullah b. Amër b. Asi tregon se ka dëgjuar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem, duke thënë: “Të gjitha zemrat e bijve të Ademit janë midis dy gishtërinjve të Allahut, si një zemër e vetme të cilën Ai e rrotullon si të dëshirojë”. Më pas Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, tha: “O Allah! O Rrotullues i zemrave, drejtoje zemrën time që të të bëjë ibadet Ty”. Shënon Muslimi.
Meqenëse Allahu ndërhyn “ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij”, meqë në Ditën e Gjykimit shpëton “veçse ai  që vjen me zemër të pastër tek Allahu”, meqë mjerimi është për “ata që e kanë zemrën ta pandjeshme, kur përmendet Allahu” dhe meqë në xhenet do hyjë “ai që e ka pasur frikë të Gjithëmëshirshmin, edhe atëherë kur nuk e shihte kush, e që ka ardhur me zemër të kthyer nga Allahu”, doemos besimtari duhet t’i kushtojë vëmendje zemrës dhe të njohë se ku qëndron sëmundja dhe pa humbur kohë le të fillojë ta trajtojë problemin para se ligësia t’ia mbulojë zemrën e për pasojë të shkatërrohet.
Në zemrën e njeriut zhvillohet një betejë e ashpër mes melekut që nxit për mirë dhe shejtanit që nxit për ligësi, mes prirjeve, ndjenjave e dëshirave të mira dhe mes dëshirave të liga, mes arsyes dhe mes epshit. Për të fituar këtë betejë besimtari duhet të ndërmarrë të gjitha shkaqet, që do ta ndihmonin për të mposhtur shejtanin dhe prirjet e dëshirat e liga të nefsit të tij, shkaqe këto të cilat do të krijonin kushtet për rritjen e besimit. Fitorja e kësaj beteje nga ana e besimtarit është kusht i domosdoshëm për të arritur mirësinë dhe lumturinë si në këtë botë edhe në botën tjetër.
Duke theksuar faktin që imani ka nevojë për ripërtëritje Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, në një hadith që e shënon Hakimi dhe Taberani, ka thënë: “Vërtet, besimi vjetrohet në brendinë e zemrës së ndonjërit prej jush ashtu siç vjetrohet rroba, prandaj luteni Allahun, që ta ripërtërijë besimin në zemrat tuaja”. Ndonjëherë zemrën e besimtarit e mbulon ndonjë re gjynahu e për pasojë ajo errësohet. Ky është një sqarim që e bën për ne Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, në një hadith të saktë, duke thënë: “Çdo zemër mbulohet nga një re si reja që errëson hënën. Ndërkohë që hëna reflekton dritë, e mbulon një re dhe për pasojë ajo errësohet, ndërsa kur kthjellohet qielli, hëna ndriçon”. E shënon Ebu Nuajmi në Hilje. Si puna e reve që mbulojnë dritën e hënës janë edhe retë errësuese të gjynaheve, të cilat mbulojnë zemrën e njeriut dhe ia pengojnë dritën. Në këtë mënyrë njeriu mbetet në errësirë e në vetmi. Por nëse angazhohet për shtimin e besimit duke i kërkuar ndihmë Allahut, ato re do të zhduken dhe zemra do të ndrisë si më parë.  
Një parim i rëndësishëm për të konceptuar mënyrën se si trajtohet problemi i dobësisë së besimit është edhe njohja e faktit se imani shtohet dhe pakësohet, gjë e cila është çështje thelbësore në besimin e Ehli Sune uel Xhemaah, pasi ata thonë se imani përbëhet nga besim me zemër, shprehje me gojë dhe veprime me gjymtyrë dhe se ai shtohet me ibadete dhe pakësohet nga gjynahet. Për këtë parim dëshmojnë argumentet e Kuranit dhe të Sunetit. Allahu i Lartësuar thotë: “Është Ai, që zbriti qetësi në zemrat e besimtarëve, për t’ua shtuar besimin, krahas besimit që patën”. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, thotë: “Kush shikon prej jush ndonjë të keqe, le ta ndryshojë me dorë, nëse nuk mundet, le ta ndryshojë me gojë, dhe nëse nuk mundet, le ta dënojë me zemër, por ky është besimi më i dobët”. E përcjell Muslimi. Ndikimi i ibadetit në ngritjen e besimit dhe i gjynaheve në pakësimin e besimit është i njohur, i ndjeshëm dhe i provuar. Fjala vjen, po sikur një person të ecte në treg duke shikuar femrat e zhveshura, duke dëgjuar zhurmën e njerëzve të pazarit dhe bisedat e tyre të kota e pastaj të dilte nga pazari dhe të shkonte në varreza, ku të përsiaste e t’i zbutej zemra, ai do të konstatonte një ndryshim të qartë ndërmjet dy gjendjeve. Kështu, pra zemra ndryshon me shpejtësi.
Të parët e këtij umeti thoshin: Një shenjë që tregon për mençurinë dhe diturinë e njeriut është të dijë se a i shtohet besimi apo i pakësohet dhe të dijë se nga i vijnë tundimet e shejtanit.
Ndër gjërat që duhet të vihen në dukje është fakti se në qoftë se pakësimi i besimit shpie në moskryerjen e një detyre, ose veprimin e një harami, kjo është një ligështi e rrezikshme, për të cilën lypset teube dhe trajtim i menjëhershëm, ndërsa në qoftë se dobësimi nuk shpie në moskryerjen e ndonjë detyre, ose veprimin e ndonjë harami, por në neglizhimin e disa gjërave të pëlqyeshme, në  këtë rast besimtari duhet ta mbajë veten nën kontroll dhe të bëjë përpjekje derisa të kthehet në zellshmërinë e mëparshme. Kjo që u tha bazohet në thënien e Muhamedit salallahu alejhi ue selem: “Çdo punë ka një fazë zellshmërie dhe çdo zellshmëri pasohet nga një plogështi, por atë që nuk e nxjerr plogështia nga rruga ime, ai shpëton, ndërsa atë që e nxjerr nga rruga ime, shkatërrohet”.
Një kohë mjaft e volitshme për përmirësimin e zemrës dhe rritjen e imanit është muaji i begatshëm i Ramazanit, pasi nga njëra anë në këtë muaj lidhen shejtanët dhe nga ana tjetër agjërimi i dobëson dëshirat e nefsit, kështu që njeriu është më i predispozuar për t’i bërë ibadet Allahut dhe e ka më të lehtë që të heqë dorë nga gjynahet. Siç u tha më lart, kryerja e ibadeteve dhe largimi nga haramet sjellin ngritjen e imanit. Në vijim do të përmend disa gjëra, të cilat ndikojnë në ngritjen e besimit, sidomos gjatë muajit të agjërimit:
1- Të lexosh Kuranin e Madhërishëm, të cilin Allahu e ka shpallur si sqarim për çdo gjë dhe si dritë me të cilën udhëzon kë të dojë prej robërve të Tij, duke medituar mbi domethëniet e tij. Nuk ka dyshim që Kurani është ilaçi më i efektshëm për shërimin e kësaj sëmundjeje. Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Kurani që Ne shpallim është shërim dhe mëshirë për besimtarët”. Mënyra e trajtimit dhe shërimit të kësaj sëmundje me anë të Kuranit është mendimi mbi ajetet e Kuranit dhe thellimi në to. Dihet që muaji i Ramazanit ndryshe quhet dhe muaji i Kuranit, pasi në këtë muaj është shpallur Kurani. Allahu i Lartësuar thotë: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues i së mirës nga e keqja”. Muhamedi salallahu alejhi ue selem, gjatë muajit të Ramazanit siç përmendet në një hadith të saktë e dëgjonte të gjithë Kuranin nga Xhibrili dhe ia lexonte atij. Mbi vlerën e leximit të Kuranit Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, thotë: “Kushdo që lexon një shkronjë nga libri i Allahut do të marrë një të mirë dhe kjo e mirë i shumëfishohet në dhjetë të mira: nuk po ju them ‘elif-lam-mim’ është një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami është një shkronjë dhe mimi është një shkronjë.” E shënon Tirmidhiu. Osmani radijallahu anhu tregon se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Më i miri prej jush është ai që e lexon Kuranin dhe ua mëson edhe të tjerëve”. E shënon Buhariu. Ebu Umame përcjell se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Lexojeni Kuranin sepse ai do të vijë si ndërmjetësues për njerëzit në botën tjetër”. E shënon Muslimi. Në një hadith tjetër që e sjell Nevas b. Seman, Muhamedi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Do të sillet në botën tjetër Kurani dhe lexuesit e tij, të cilët e kanë vënë në zbatim. Atë ditë Kuranit do t’i paraprijë surja Bekare dhe surja Ali Imran, të cilat do të ndërmjetësojnë për ata që i kanë lexuar dhe që i kanë zbatuar”. E shënon: Muslimi. Abdullah b. Amër b. As rrëfen se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Njeriut të Kuranit (lexuesit dhe zbatuesit të Kuranit) do t’i thuhet në Ditën e Gjykimit: lexo edhe ngjitu, këndoje Kuranin siç e pate kënduar në dynja, se grada jote do të arrijë deri tek ajeti i fundit që do të lexosh”.Zemra e një njeriu që nuk lexon Kuran, pa dyshim zvetënohet, pasi Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, thotë:“Vërtet, ai që nuk ka aspak Kuran në zemër është si shtëpia e rrënuar”. Shumë nga dijetarët e parë të këtij umeti e linin mësimin dhe raportimin e haditheve në këtë muaj të shenjtë dhe merreshin me leximin e Kuranit. Përderisa leximi i Kuranit në këtë muaj të begatshëm paska përparësi ndaj dëgjimit dhe transmetimit të haditheve, atëherë lënia e punëve të tjera për t’u marrë me Kuranin është më me përparësi. Qëllimi është që leximi i Kuranit gjatë kohës së lirë që disponon besimtari në këtë muaj të begatshëm është më me vlerë se ndonjë punë tjetër. Muaji i Ramazanit duhet të shërbejë në jetën e besimtarit si një muaj në të cilin kalitet, mësohet me kryerjen e ibadeteve dhe furnizohet me energji e zell për të gjithë vitin. Pikërisht kjo është ngritja e besimit dhe në këtë mënyrë del në pah edhe lidhja mes muajit të Ramazanit dhe ngritjes së imanit. Të parët e këtij umeti përgatiteshin gjashtë muaj përpara për pritjen e muajit të Ramazanit dhe gjatë gjithë kësaj kohe i luteshin Allahut, që t’ua mundësonte ta arrinin muajin e Ramazanit. Kur vinte muaji i Ramazanit e shfrytëzonin atë në maksimum, duke marrë kështu furnizim për të gjithë vitin. Pas muajit të Ramazanit i luteshin Allahut gjashtë muaj rresht, që ta pranonte prej tyre. Në këtë mënyrë ata e jetonin të gjithë vitin me muajin e Ramazanit.
Duke ngjallur interesin e njeriut që të përsiasë mbi ajetet e Kuranit, Allahu thotë: Kurani është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), për të përsiatur mbi vargjet e tij dhe për t’u këshilluar me të ata që kanë mend”. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, përsiaste mbi ajetet e Kuranit dhe i përsëriste ato duke falur namaz natën. Një natë, ai duke u falur lexoi ajetin: “Nëse Ti i dënon ata – robërit e Tu janë, e nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishëm dhe i Urtë”, dhe vazhdoi ta përsëriste gjersa u gdhi. Kurani flet për teuhidin, premton për mirësi, paralajmëron për ndëshkim, përmban ligje, lajme, tregime dhe norma sjellje e morali. Të gjitha këto kanë ndikim në shpirtin e njeriut.
2- Të ndjesh madhërinë e Allahut, të njohësh emrat dhe cilësitë e Allahut, si dhe të meditosh mbi ndikimet dhe gjurmët që rrjedhin nga emrat e bukur të Allahut dhe cilësitë e Tij të larta. Ajetet dhe hadithet që flasin për madhërinë e Allahut janë të shumta. Nëse muslimani mendon mbi to, do t’i zbutet zemra dhe do të përulet para më të Lartit, të Madhërishmit. Krijesat me bukurinë, shumëllojshmërinë dhe ligjësitë e tyre pasqyrojnë madhërinë, bukurinë, fuqinë dhe dijen e Allahut të Lartësuar, pasi ato janë rrjedhojë e emrave të bukur të Allahut dhe e cilësive të Tij të larta. Kështu që duke medituar mbi krijesat do të ndjesh madhështinë e Allahut dhe do ta duash Atë më fort.
3- Të kërkosh dijen fetare, sepse dija të bën t’i frikësohesh Allahut dhe ta shton besimin tek Allahu. Allahu thotë:“Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët”.
4- Të marrësh pjesë rregullisht në kuvendet e dhikrit.
5- Të bësh sa më shumë punë të mira dhe të përpiqesh të jesh i vazhdueshëm në to.
6- Të kesh frikë nga përfundimi i keq, të kujtosh shpesh vdekjen, të vizitosh varrezat dhe të kujtosh gjërat që do të ndodhin në Ditën e Gjykimit.
7- Të reflektosh mbi dënimet që kanë vuajtur dhe vuajnë të tjerët, si dhe nga katastrofat natyrore me të cilat Allahu i dënon disa njerëz dhe të cilat i bën mësim për të tjerët, siç janë stuhitë, përmbytjet, tërmetet, vullkanet etj.
8- Të përmendësh Allahun.
9- Të shfaqësh dhe të shprehësh nevojën që ke për Allahun, duke falur namaz dhe duke bërë lutje në Razz.
10- Të mos ëndërrosh gjatë për kënaqësitë e kësaj bote, por të mendosh mbi pavlefshmërinë e dynjasë, në mënyrë që të mos e kesh zemrën të lidhur me të.  
11- Të duash dhe të urresh për hir të Allahut.
12- Të tregosh thjeshtësi në të folur, në veprime dhe në paraqitje, pasi këto gjëra tregojnë për përuljen e zemrës ndaj Allahut.
13- Të ripërtërish, të rigjallërosh dhe të zhvillosh punët e zemrës, si dashuria për Allahun, frika prej Tij, shpresa e të mirave të Tij, mbështetja tek Ai etj.
14- T’i kërkosh llogari nefsit rregullisht.  
15- T’i lutesh Allahut që të ta ripërtërijë besimin, pasi Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, thotë: “Vërtet, besimi vjetrohet në brendinë e zemrës së ndonjërit prej jush ashtu siç vjetrohet rroba, andaj luteni Allahun që ta ripërtërijë besimin në zemrat tuaja”.
Dhe më në fund, nëse nuk i shton punët e mira në Ramazan, kur do t’i shtosh!? Nëse nuk punon për ngritjen e besimit në Ramazan, kur do të punosh!?
SHKRUAN: ISMAIL BARDHOSHI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
[Temat e Ramazanit] RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» [Temat e Ramazanit] Vecurit,vlerat dhe ndodhit e Muajt të Ramazanit
» Ramazani është muaj i agjërimit, dhe jo muaj i ushqimit
» [Temat e Ramazanit] Netët e Ramazanit: TREGU I BESIMTARËVE
» [Temat e Ramazanit] TI DHE FAMILJA JOTE GJATË RAMAZANIT
» [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: THESARI I RAMAZANIT :: Temat e Rmazanit-
Kërce tek: