Ai ishte druvar tek lartmadheria e tij, vete mbreti i vendit. Gjate punes se tij te perditshme, here pas here shfaqte pakenaqesi per dy njerezit e pare mbi toke, Ademin dhe Havane. Ata e kishin fajin per te gjithe vuajtjet e tii. Here pas here thoshte: “Nese do te kisha qene une dhe ime shoqe ne vendin e tyre, kurre nuk do te kishte ndodhur ajo qe ndodhi, nuk do e kishim thyer urdhrin e Zotit! E per rrjedhoje, nuk do te vuante raca njerezore.” Nje dite, e degjoi vete mbreti dhe i tha: “Ti dhe jot shoqe, do te trajtoheni siç trajtohen princerit. Do te banoni ne pallatin mbreteror dhe do te jetoni ne luks. Veçse, para se kete status ta gezoni pergjithmone, do u ve ne prove. Nese e kaloni me sukses, do te beni jete luksi.”
Druvari pranoi dhe bashke me te shoqen u vendosen ne pallatin mbreteror, ku nuk u mungonte asgje. Sherbetoret dhe perkujdesja i rrethonte nga te kater anet dhe ne çdo kohe.
Nje dite, sherbetoret u sollen nje ushqim teper te shijshem dhe te veçante, kurre nuk kishin pare ashtu ushqimi gjer atehere. Pasi ua shtruan sofren, njeres ene nuk ia hoqen kapakun. Ata u thane: “Mbreti ua ka lejuar te hani nga çdo pjate qe doni, perveç kesaj ketu qe eshte e mbuluar me kapak. Nese ndodh qe ia hiqni kapakun, do te deboheni nga pallati.” Mandej, sherbetoret u larguan dhe i lane te qete.
Dy bashkeshortet, pane njeri-tjetrin ne sy dhe akoma pa filluar me pjatat e tjera, e shoqja i tha: “E perse mos e ngreme kapakun dhe te shohim çfare ka brenda?! Kush do e marre vesh nese e pame apo jo?!”
Sigurisht dhe i shoqi ishte shume kureshtar. Çfare duhet te kishte ajo ene e mbuluar me kapak dhe perse nuk duhej ta zbulonin fare?!”
Me ne fund, vendosen qe ta ngrene kapakun dhe te shohin Çfare gjendet brenda.
Zemra u rrihte fort. E harruar ushqimin dhe te mirat e tjera qe kishin mbushur sofren.
Sa ngriti kapakun, nje harabel fluturoi drejt penxheres. Gruaja bertiti e frikesuar. Ne çast ia behu vete mbreti i cili i deboi nga pallati.
Eshte kollaj te merresh me gjynahet dhe gabimet e te tjereve! Nuk i dihet asnjehere si do te reagoje zoterote po te ishit ne te njejtat rrethana. Prandaj, jetoni te tashmen dhe mos u ktheni pas! Le te ndezim nje qiri, ne vend se te mallkojme erresiren!