Një natë njeri del nga një lokal i pirë tapë!
Merr rrugën për në shtëpi dhe në një kthesë përplaset me një
murgeshë; e merr murgeshën, i fut një grusht dhe e plas në tokë,
sa pa u ngritur mirë ajo ky i fut dhe nja ca shqelma të tjera në bark dhe
në fytyrë sa ajo s'po lëvizte më nga vendi... dhe i thotë:
-O BATMAN, po të dija më të fortë more!
***
2 policë pasi kishin sekuestruar një arkë me bomba, po e çonin në
komisariat. I thotë njëri tjetrit.
-Shefo, po sikur të na plasin këto bombat?
-Hë, mor burrë, mos e çaj kokën se vejmë vetëm 2 në
procesverbal.
***
Qëlloi njëherë Hitleri në kinema. Në mes të filmit teshtit dikush.
Hitleri ngrihet në këmbë dhe pyet se kush ishte. Asnjeri nuk kthen
përgjigje.
Atëhere ai thërret Hansin (gorillën e tij). Hansi merr shenjë dhe i
frikëson të gjithë ata në rreshtin e parë. Filmi vazhdon më tej. Dëgjohet
prapë në sallë një teshtimë.
-Kush ishte? -pyet përsëri Hitleri.
Ngrihet njëri nga spektatorët me lot në sy dhe duke u dridhur nga
frika. Hitler i qetë i thotë:-
-Po SHENDET, o burri i dheu