Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Plaku dhe Bajga,Polici (Gazmore-Barcoleta) | |
Plaku dhe Bajga
Një i ri kishte shkuar në një katund dhe rrugës sheh një bajgë të madhe,atypari kalon një plak, të cilin e pyet: Më fal axhë, a mund të më tregoni pse është kjo bajgë kaq e madhe në rrugë. A po e sheh atë shtëpi në maje të kodrës, pyet plaku. Po, thotë djaloshi. Pas saj, a po e sheh një shtëpi tjetër, a pas shtëpisë një kodër, e pas kodrës mali? Po, përgjigjet djaloshi. Eh, vazhdon plaku, prapa asaj kodre, në atë mal, dikur jetonte një kuçedër me tre krerë, e cila ka grabitur një vajzë që i kishte pasur tre vëllezër. Kishte shkuar një ditë njëri vëlla i saj për ta mbytur kuçedrën, po ajo e kishte vrarë atë. Po ashtu, kuçedra ia kishte vrarë edhe vëllain e dytë, mirëpo kur kishte shkuar vëllai i tretë, ai kishte arritur të mposhte kuçedrën dhe e kishte vrarë atë, e kështu edhe kishte shpëtuar të motrën. Po puna e bajgës si është, pyet kureshtar djaloshi. Po ku ta di unë, i thotë plaku. Polici
[justify]Bisedojnë dy policë dhe njëri i thotë tjetrit: Ke dëgjuar se kanë vjedhur bombën ATOMIKE? E çka nëse e kanë vjedhur, thotë tjetri. Si bre çka, e din se sa e ka vlerën ajo BOMBË, 1.000.000 Euro. Aauuuu, si bre paska aq vlerë të madhe, dashtë Zoti e të bjerë në bahçen time. | |
|