Studimet kanë zbuluar se një regjim ushqimor i pasur me arra dhe vaj ulliri është shumë i mirë për uljen e kolesterolit dhe po aq efikas në rënien në peshë si një regjim i pasur në karbohidrate dhe me ushqime me pak yndyrë.
Sipas ekspertëve, ky nuk është përfitimi i vetëm që arrat i ofrojnë organizmit. Arrat janë të pasura me yndyrna polio-tëpangopura, të cilat i bëjnë mirë shëndetit të zemrës dhe ulin kolesterolin. Për të arritur në këtë konkluzion, studiuesit e mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë analizuan të dhënat e 245 personave mbipeshë dhe obezë.
Pjesëmarrësit në studim ishin të moshave nga 22 deri në 72 vjeç. Ata iu nënshtruan tre regjimeve të ndryshme ushqimore. Regjimi i parë ofronte ushqime me pak yndyrë por të pasura në karbohidrate. I dyti ofronte pak karbohidrate dhe ushqime me një nivel të lartë yndyre. Regjimi i tretë ishte i pasur me arra dhe nivel të ulët karbohidratesh. Ata që ndoqën këtë regjim, konsumonin rreth 40 gramë arra në ditë.
Kjo sasi është e barazvlefshme me një grusht e gjysmë arrash. Në harkun kohor të gjashtë muajve pjesëmarrësit që ndoqën regjimin me arra humën njësoj peshë si grupet e tjera me dietë. Ndërkohë, përveç rënies në peshë, grupi i tretë pati më shumë përmirësime në nivelin e kolesterolit në krahasim me grupet e tjera. Kolesteroli i keq u ul ndjeshëm tek personat, organizmi i të cilëve ishte më i prirur ndaj diabetit.
Kjo nuk do të thotë se mund ta teproni me ushqimet me yndyrë. vlerat shëndetësore të arrave Sipas të dhënave, një regjim ushqimor i pasur me arra ofron yndyrna të mira polio-të-pangopura. Në fakt, arrat janë të vetmet që ofrojnë kryesisht këtë lloj yndyrnash dhe acidin alfa linolenik.
Ky acid është një formë bimore që rrjedh nga acidet yndyrore omega-3. Ai është thelbësor për funksionet e organizmit dhe trurit. Duke qenë se trupi nuk arrin të prodhojë një acid të tillë, organizmi vuan nga mungesa e tij.
Studimi i lartpërmendur është publikuar në revistën e Shoqatës Amerikane të Zemrës. Publikimi i tij u bë pak kohë pasi shkencëtarët e Harvardit rekomanduan zëvendësimin e yndyrnave të ngopura me ato polio-të-pangopura për një jetë të gjatë dhe zemër të shëndetshme.