Mijëra australian nga bashkësi të ndryshme fetare të vendit janë mbedhur për të shprehur dhimbjen dhe zemërimin ndaj sulmit terrorist në Zelandën e re, ku u vranë 49 besimtarë musliman që ishin mbledhur në dy xhami të vendit. Qindra prej tyre janë mbledhur për të falur namazin në xhamitë e vendit të cilat janë të rrethuara me policë dhe mbrojtje.
Në mesin e tyre ka përfaqësues politik dhe të bashkësive të tjera fetare.
“Njerëz të besimeve të ndryshme, por edhe ata që nuk i përkasin ndonjë besimi, sot janë mbledhur për hir të humanitetit”, thotë njëri nga ligjëruesit e mbledhur në një xhami të vendit.
Sulmi ka tronditur mbarë botën, e posaqërisht pasi kishte mundur të parandalohej, ngase sulmuesi kishte lajmëruar në Facebook për sulmin që e kishte përgatitur.
Megjithatë, ai nuk ishte në “listën e terroristëve”, prandaj shteti nuk morri masa parandaluese ndaj tij. /Mesazhi/