Naeem Rashid, mësues dhe baba i tre fëmijëve që emigruan nga Pakistani në Zelandën e Re një dekadë më parë, ishte i zënë këtë muaj duke planifikuar dasmën e djalit të tij Talha.
As babai as djali nuk jetuan për të festuar rastin. Të dy u vranë të premten, së bashku me 48 persona të tjerë, kur një terrorist i armatosur sulmoi dy xhami në Christchurch, Zelanda e Re, duke vrarë të paktën 50 vetë dhe plagosur dhjetra.
Por që atëherë, Rashid është bërë një hero kombëtar në vendin e tij të lindjes, pasi pamjet video të të shtënave treguan se po përpiqej të kapte agresorin terrorist jashtë një xhamie para se të qëllonte me arme. /Mesazhi/