Duaja e pare
1. All-llahume in-na nesteainuke.
2. We nestagfiruke
3. We nestehdike
4. We nu'minubiike
5. We netubu ilejke
6. We netev-ve kul-lu alejke
7. We nuthni alejkekel khajre kul-lehu neshkuruke we la negfuruke
8. We nahleu we netruku mej jefxhuruke.
Perkthimi Shqip:
O Allah! Të kërkojmë ndihmë! Të kërkojmë falje! Të besojmë! Te Ti mbështetemi! Të lavdërojmë në mënyrën më të mirë! Të falënderojmë dhe nuk Të jemi mosmirënjohës. Ne e lëmë dhe e braktisim atë që nuk Të bindet.
2.Allahume Ijakja
1. All-llahume ij-jake na'budu
2. We leke nus-sali
3. We nesxhudu ilejke we nas'a
4. We nahfidu we nerxhu rahmeteke
5. We nahsha adhabeke
6. In-ne adhaaabeke bil kuf-fari mulhiik.
Perkthimi Shqip
. O Allah! Vetëm Ty të adhurojmë. Ty të lutemi. Ty të bëjmë sexhxhde. Drejt Teje vrapojmë. Ty të shërbejmë. Shpresojmë mëshirën Tënde dhe frikësohemi nga ndëshkimi Yt. Ndëshkimi Yt pa dyshim që u bie mohuesve.
SQARIM MBI DUAT E KUNUTIT
Duaja e Kunutit,(Duat e Kunutit) lexohen në namazin e vitrit pas marrjes së tekbirit të kunutit. Sipas dijetarëve të medhhebit hanefij, pas marrjes së tekbirit të kunutit duhet të lexohet kjo lutje, (edhe pse te medhhebet tjerë ka mendime edhe për lutje tjera). Mirëpo përderisa ne jemi zbatues të medhhebit hanefij, atëherë zbatojmë këtë që parashihet sipas medhhebit hanefij. Ky mendim I dijetarëve të medhhebit hanefij mbështet në hadithin e transmetuar nga Ata b. Es-Saibi, ky nga Abdurrahmani I cili ka thënë: na e mësoi neve Ibni Mes’udi që pas tekbirtit të kunutit të lexojmë: /All-llahumme inna nesteinuke ve nestagfiruke ve nestehdike we nu’minu bike ve netubu ilejke ve netevekkelu alejke nuthni alejkel hajre kul-lehu neshkuruke ve la nekfuruke ve nahleu ve netruku men jefxhuruke. All-llahumme ijjake na’budu ve leke nusal-li ve nesxhudu ve ilejke nes’a ve nahfedu nerxhu rtahmeteke ve nahsha adhabeke inne adhabeke bil kuffari mulhikun/.” Ngjajshëm vërtetohet edhe nga hadithi poashtu I Atait por me transmetim nga Ubejd b. Umejri e ky nga Omer b. Hatabi r.a.
Keto dua jane nga Pejgamberi a.s. sepse teksti nuk është nga Allahu xh.sh., por duhet të kemi të qartë një send, se Pejgamberi s.a.v.s. ka qenë dhe është burim i sheriatit Islam, sepse Pejgamberi a.s. në çështjet fetare asnjëherë nuk ka folur nga hamendja e tij, por vetëm ashtu si i është shpallur, apo si është inspiruar nga Allahu xh.sh.. Këtë e vërteto Kur’ani Fisnik. Nga kjo nënkuptohet se kjo lutje është nga Pejgamberi a.s., por me insiprimin nga Allahu xh.sh.