“Një ditë një dijetar në Indi kishte dhimbje të forta nga një dhëmb në gojë. Meqenëse aty ku banonte ai nuk kishte dentist, ai u detyrua të nisej për në një vend tjetër që të mjekonte dhëmbin. Kur arriti atje filloi të priste dentistin i cili po vonohej. Më në fund dentisti vjen dhe pa filluar punë akoma bënë disa lëvizje duke adhuruar dikë tjetër përveç Allahut. Kur dijetari e pa këtë gjë i tha nxënësit të tij të ngriheshin dhe të largoheshin. Gjatë rrugës për në kthim, nxënësi e pyeti dijetarin: “Përse u kthyet menjëherë kur bëtë një rrugë të gjatë dhe pritët shumë pa mbaruar punë?” Dijetari u përgjigj : “A nuk e pe atë njeri i cili sa po erdhi i bëri shirk Allahut. Në qoftë se unë mbyllë një sy dhe i lejoj dentistit, i cili bëri shirk, të më mjekojë dhëmbin, si t’i dal përpara Allahut në namazin e Vitrit duke u lutur : “Ne largohemi nga ata të cilët refuzojnë begatinë Tënde – Ve nehleu` ve netruku men jefxhuruke.”
Mesazhi:
Ja pra ky ishte një shembull konkret se si duaja e Kunutit ndikon në jetën e përditshme të një besimtari. Besimtari, i cili për çdo ditë falë namazin e Vitrit dhe lexon duanë e Kunutit, nuk mund të bashkohet dhe t’i shoh me simpati ata të cilët janë larguar nga rruga e drejtë dhe që bëjnë mëkate, për arsye se duaja e Kunutit urdhëron të mbahet qëndrim ndaj jobesimtarit, dhunuesit dhe mëkatarit.