Thuhet se një filozof dhe një inxhinier ndërmorrën një rrugëtim për tu argëtuar në mal. Pasi arritën në një vend të bukur, të dy ngritën çadrën dhe pasi hëngrën darkë e i shtruan një dorë muhabet, u shtrinë të flenë.Diku pas mesnate, inxhinieri e zgjoi filozofin dhe i tha:”Shih lart në qiell dhe më thuaj çfarë vëren!”
Filozofi, pasi fërkoi sytë dhe u mendua pak, tha:”Miliona yje.”
Inxhinieri:”Që do të thotë?!”
Filozofi:”Po ti qasemi astronomikisht, them që kjo na tregon se ekzistojnë me qindra milionë planete dhe galaktika të tjera. Po ti qasemi nga ana e kohës, mund të them se ora është tre e natës. Po ti qasemi nga ana e motit, them që nesër do të jetë ditë e kthjellët. Po ti qasemi nga këndvështrimi i krijimit, them që Zoti, nëpërmjet kësaj bukurie dhe madhështie, na tregon pushtetin e Tij të pafund dhe sa të dobët e të vegjël jemi përballë gjithë këtij universi.”
Pastaj, filozofi iu kthye bashkudhëtarët të tij dhe i tha:”Mirë, tani më thuaj ti çfarë shikon!”
Inxhinieri, pasi kruajti kokën iu përgjigj:”Po ti qasemi praktikisht kësaj çështjeje, mund të them se dikush na ka vjedhur çadrën miku im, prandaj i shohim yjet.”