Një tregtar e dërgon djalin e tij të mësojë Sekretin e lumturisë tek një njeri i urtë dhe i zgjuar. Djali i ri i përhumbur nëpër shkretetirë udhëton 40 ditë deri sa arrin tek një kështjellë në majë të një mali. Atje jetonte plaku i urtë , të cilin po kërkonte djaloshi. Megjithatë , pas gjetjes së plakut të urtë , djaloshi hyn në një dhomë dhe sheh një numër të madh njerëzish , tregtarë që shkonin e vinin , njerëz që po bisedonin nëpër qoshe , një orkestër të vogël që po luante një muzikë të mrekullueshme , dhe atje në një qoshe ishte një tavoline e shtruar me frutet më të shijshme të botës.
Plaku i urtë bisedonte me çdonjërin , dhe djaloshit i duhej të priste gati 2 orë derisa ti vinte radha.
Me një vigjilencë dhe durim të madh , plaku i urtë po e dëgjonte arsyen se pse kishte ardhur djaloshi deri atje , por i tha që në atë moment ai nuk kishte kohë që ti shpjegonte Sekretin e Lumturisë.
Ai i propozoi djaloshit që të shëtiste rreth nëpër pallatin e tij dhe të kthehej pas 2 orësh.
“Por unë dua që t’iu kërkoj diçka” – shtoi plaku i urtë , ndërkohë që i dha një lugë çaji në të cilen futi dy pika vaj – “ Ndërkohë që do shëtisësh nëpër pallat , ki kujdes lugen se mos të të bien dy pikat e vajit”
Djaloshi , shkoi të shëtise të gjithë pallatin, ngjiste dhe zbriste shkallët, dhe shëtiste gjithandej dhe gjithmonë i mbante sytë tek luga. Dhe pas dy orëesh, ai kthehet tek plaku i urtë.
“ E pra “ – pyet plaku i urtë – “ A i pe tapetet Persiane në dhomen e ngrënies ? A e pe kopshtin tim , kopësht për të cilin kopshtarët e mij kanë shpenzuar 10 vjet për ta ndërtuar ? A e pe bibloteken time madhështore ?
I zënë ngushte, djaloshi pranon që nuk ka parë asgjë. Ai u kujdes vetëm që të mos i derdheshin pikat e vajit , ashtu siç e kishte porositur plaku.
“ Keshtu që , kthehu dhe shko e shiko mrekullitë e botës time”- tha plaku i urtë. “ Ti nuk mund të besosh një njeri nëse nuk e njeh shtëpinë e tij “
Tani me shumë lehtësi , djaloshi e kap lugen dhe shëtit përsëri nëpër pallatin madhështor, kësaj radhe ai humbet nëpër bukurinë e mureve të vizatuara në mënyrë artistike. Ai shikon kopshtet, mallet rreth e përqark pallatit, lulet dhe trëndafilat me flatrat e tyre delikate dhe magjepsëse. Dhe në fund kthehet tek plaku i urtë dhe i shpjegon në detaje atë që ka parë.
“Por , ku janë dy pikat e vajit që të prosita që të mos i derdhesh?” e pyet plaku.
Shikon lugen , dhe sheh që ai e kishte derdhur vajin.
“ E pra , kjo është keshilla që të dhashë ty “ – tha i urti i të urtëve. “ Sekreti i Lumturisë qëndron në atë që të shijosh të gjitha bukuritë e botës dhe të mos harrosh kurrë dy pikat e vajit në lugë “