Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | (Tregime Islame) Gruaja që e fejoi burrin e saj nga Zoti i saj | |
Ishte një grua e cila e donte burrin e saj nga thellësia e zemrës së saj edhe atë e donte shumë. Frikohej se do të hyn në Xhenet e mos të jetë gruaja e tij në Xhenet ashtu si ishte në dynja. Kjo grua është “Umu Derda” gruaja e Ebu Derdasë, Allahu qoftë i kënaqur nga ata dy. Ebu Derda është një nga sahabët e mëdhenj i cili e mbante epitetin “i urti i këtij Umeti dhe zotëria i lexuesve të Damaskut”.Për këtë arsye Umu Derda ngrihej dhe i drejtohej Zotit të saj: “O Zoti im, Ebu Derdaja ma kërkoi dorën në dynja dhe më martoi në këtë dynja. O Zoti im, unë e kërkoj dorën e tij prej Teje dhe të kërkoj të më martosh me të në Xhenet”.Ebu Derdaja kur dëgjoi për dëshirën e gruas së vet, i tha: Gruaja ime nëse dëshiron të jesh gruaja ime në Xhenet inshaAllah dhe unë vdes para teje, atëherë mos u marto me tjetër në dynja.Vdiq Ebu Derdaja, kurse Umu Derda ishte një grua e bukur dhe e mirë dhe dëshiroi Muavije, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, ta martojë, mirëpo ajo i tha: “Jo pasha Allahun, nuk martoj asnjë burrë në dynja para se ta martoj Ebu Derdan inshaAllah në Xhenet”.Kështu është dashuria e vërtet dhe ajo reale dhe kështu mbahet premtimi.Nga arabishtja: Irfan Jahiu | |
|