”O ti pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua, dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.” (el-Ahzab: 59)
Pastaj keni kujdes:
”Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i lejohet asnjë besimtari dhe besimtareje që në atë çështje të tyre përsonale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare, e kush kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg nga e vërteta.” (Ahzab: 36)
Motër!
Mos dëgjo pasuesit e së kotës duke thënë: “Mbulesa është burg, ndalesë, shkelje e të drejtave… deri në fund të këtyre shprehjeve të kota, ngase All-llahu nuk ka urdhëruar që mbulesa të jetë burg, apo ndalesë ose shkelje e të drejtave, por e ka bërë mbulesën mburojë, pengesë, dritë dhe mbikqyrje për femrën muslimane, kudo që ajo të shkojë, thotë All-llahu në Kur’an: ”O ti pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua, dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.” (el-Ahzab: 59)
Motër!
Mos dëgjo pasuesit e së kotës që thonë se (besimi është të besosh me zemër!) Kjo që thonë ata është rruga e shejtanit, dhe me këtë mundohet shejtani që t’i largojë njerëzit nga e vërteta të cilën e zbriti All-llahu, në mënyrë që njeriu të largohet nga veprat e mira trupore, duke u zhytur gradualisht në mëkate. Ndërsa besimi i kërkuar nga Islami është: besim i cili rezulton në punë të mira, që janë në pëlqim me atë që ka urdhëruar All-llahu dhe i dërguari i Tij, alejhi selam;
Besimi Islam është: Ajo që mbizotëron në zemër dhe vërtetohet në vepër.
Motër!
Dije se All-llahu të ka respektuar dhe të ka ngritur në vendin e merituar, për këtë edhe ka urdhëruar që të vishesh me veshje Islame, gjë që është respekt, nder për ty (motër), mburojë që mos të jesh objekt reklamimi që të të shikojë secili që dëshiron, në çdo kohë, e që kjo mbulesë të jetë pengesë për të tjerët që mos të zhyten në mëkat.
“Dhe ruajuni ditës kur do të ktheheni tek All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë.” (el-Bekare: 281)
“Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, prej nënës dhe babait të vet, prej gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet.” (Abese: 34-37)