Albi-ibro Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 1471 Data e regjistrimit : 06/05/2010 Mosha : 50 Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany
| | Thonë, jemi shembull | |
Thonë, jemi shembull për tolerancë fetare e muslimanët mundohen m’i shfarosë! Qendra e Prishtinës ka vend për të dy kishat ndërsa xhaminë e madhe të ardhshme mundohen me fshehë sa më shumë pasi që po duhet me ba vend edhe për të se tani s’po kanë kah ja mbajnë.
Thonë, “Feja e shqiptarit është Shqiptaria” e në çdo kënd vendosin statuja të personaliteteve katolike!
Thonë, ndalohet shamia në shkolla e Gonxhe Bojaxhiu lejohet me shami në kokë, brenda në shkolla, edhe për së vdekuri!
Thonë, je ekstremist, nëse mjekrën e ke pakëz më të gjatë, e në dhomat e zyrat e tyre, në fotot që vetë i vendosin në vendet më të dukshme, mburren me mjekrat e Adem Jasharit, Skënderbeut e Pjetër Bogdanit! E për foto të Babadimrit paguajnë ekstra dhe presin në rend për t’i fotografuar fëmijët e tyre me ta (Me para të veta u blejnë fëmijëve dhurata dhe u thonë që ato ua ka sjellë Babadimri)! Pra, mjekra mund të mbajnë edhe Marksi e Engelsi, priftërinjtë, këngëtarët, aktorët, piktorët e skulptorët ndërsa muslimanin mjekra automatikisht e bën ekstremist fanatik! Çfarë leshi të veçantë paskan muslimanët a thua? Thonë (flasin) për vlerat kombëtare kur përmendet veshja, pamja e jashtme, ndërsa kur e shikon një “kuller” në cilindo vend të Kosovës nuk sheh ndonjë dallim nga “kullerat” e Serbisë apo të ndonjë vendi tjetër. Shumë simpatik je përderisa j e i ‘Smutë’ ose i ‘Qartë’.
Thonë (hallakaten) pse po i përshëndet arabisht, nëse i përshëndet me Selam (paqe) e cila përshëndetje përndryshe është edhe dua (lutje) që bëhet për personin që e përshëndet. Por nëse ju flet anglisht dhe ju thua se janë ‘Cool’, ‘Crazy’ dhe ‘Sick’ atëherë gjithçka është në rregull! Thua se këto janë fjalë të vjetra pellazgo-ilire. Harrova… edhe fjala ‘Peace’ ishte e njërit dialekt të shqipes.
Thonë (pyesin) a Feja a Shkenca? E vetë rrënojnë shkollë për të ndërtuar katedrale! Bile edhe Teorinë e Darvinit e konsiderojnë shkencë…. teorinë! Po nëse këmbëngulin se janë majmunë, nga prindër majmunë, atëherë ne njerëz nuk mund t’i bëjmë me zor? Ku e dinë këta se universitetet e para në botë i kanë hapur pikërisht muslimanët e në të njëjtat oborre janë ndërtuar edhe xhami. S’kanë faj se kjo nuk përmendet në librat e botuara nga Xhaxhi Enver dhe Tito e as nga Vatikani këtë nuk e kanë dëgjuar.
Thonë (ministrat), e kemi Fenë e përbashkët, andaj duhet ta pranoni shtetin tonë, gjatë vizitave në vendet muslimane. E po të njëjtit i përjashtojnë vajzat nga shkolla dhe puna vetëm pse flokët i kanë të mbuluara!
Thonë (dyfytyrëshat), urime festa, për çdo Bajram kur e vizitojnë Bashkësinë Islame e sapo dalin jashtë vazhdojnë me kurthe e komplote. Një ditë të luftojnë e një ditë të urojnë! Çdo vit njëjtë..
Thonë (pohojnë), nuk është e vërtetë që Perandoria Osmane e ka shpëtuar kombin shqiptar nga asimilimi serb dhe grek sepse atëherë kombet nuk kanë qenë të formuara, ndërsa kur flitet për ndonjë person të fesë tjetër të asaj kohe i thonë “vlerë kombëtare”.
Thonë (pyesin) a Feja e Kombi? Kur vajzat nga Shqipëria martohen me serbë e maqedonë sepse, thonë, “Fenë e kanë të përbashkët” ndërsa në jug të Shqipërisë edhe kombin po e ndërrojnë për një pension nga Greqia! Këta njerëz të këtij populli, 99% nuk morën pjesë në luftën e fundit për ta mbrojtur kombin që aq shumë e donë tani.
Thonë, po i ofendoni figurat kombëtare nëse nuk pajtoheni me versionin e tyre zyrtar të historisë e krejt në rregull është nëse një popull të tërë i quan qenë (qej) me bishta të cilët Millosheviqi është dashur t’i rrjepë sikur popullin boshnjak?! RASTËSISHT këta dy popuj kanë qëlluar të jenë të besimit Islam dhe RASTËSISHT këtë e thotë një PRIFT KATOLIK PATRIOT i cili pritet si hero gjatë vizitës së tij në AAK! Dhe RASTËSISHT Ipeshkvia e Kosovës e miraton këtë me heshtje! Edhe RASTËSISHT kjo nuk përmendet asnjëherë nga politikuajtë tonë! Krejt RASTËSISHT!
Në vendin tonë ke të drejtë të jesh komunist, ‘kuller’, narkoman, alkoolist ose ‘homoseksual i martuar me kurorë’, e të vishesh si prostitutë e edhe të merresh me prostitucion! Ke të drejtë edhe të jesh hajn, plaçkitës, fajdexhi e kumarxhi, bile edhe ta urresh popullin tënd deri sa t’i dëshirosh vdekje me ‘rrjepje si të qenit’ por vetëm musliman nëse bëhesh u pengon shumë! Por, këta të falimentuar nuk e kuptojnë, që kjo është e vetmja gjë që mund ta bëjmë pa e pyetur askënd. Siç thotë Zoti i madh, Krijuesi i Gjithësisë në librin e vet:
Ata dëshirojnë ta fikin dritën (Fenë) e Allahut me gojën e tyre, por Allahu ka vendosur vetëm që ta përsosë dritën e vet edhe sikur mohuesit ta urrejnë këtë gjë. (Kur’an 9:32) | |
|