islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
441 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 441 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** Empty96%*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** Empty0%*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** Empty0%*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** Empty0%*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** Empty1%*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** Empty2%*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 *** Sjellja bashkeshortore ne Islam ***

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** Empty
MesazhTitulli: *** Sjellja bashkeshortore ne Islam ***   *** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptySat 5 Jun 2010 - 1:11

Lozja dhe argëtimi


Në Islam njeriu trajtohet njeri, dhe si i tillë, ka nevoje për argëtim dhe lozje. Në veçanti, jeta bashkëshortore ka nevojë për më shumë hapësirë për argëtim dhe humor të mirë. Nëpërmjet humorit të mirë, lozjes e argëtimeve, harrohen probleme të parëndësishme e mënjanohen mosmarrëveshjet.

Kjo gjë, pra lozja e argëtimi, e bën edhe më të plotë kodin e disiplinës së jetës bashkëshortore. Një gjë të tillë e shohim edhe te jeta bashkëshortore e Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!). Transmetohet se njëherë Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ia kishte kaluar në garë Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), mirëpo në një kohë tjetër, Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) arrin t'ia kalojë, dhe i thotë Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Të kalova (u barazuam) pasi që më kalove njëherë më parë.”

Ky ishte një shembull i hijes së lehtë që ka pasur Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) në raport me gruan e tij. Po ka shumë raste të tjera, që dëshmon se Islami në asnjë formë nuk lejon ashpërsinë dhe seriozitetin e tepruar e të vazhdueshëm. Për çdo gjë mesatarja.

Siç e pamë, Islami (në kohën kur femra konsiderohej e zeza e shoqërisë!) ndërtoi raportet midis burrit dhe gruas dhe çdo njërit ia dhuroi të drejtat dhe përgjegjësitë, duke mos i bërë padrejtësi asnjërës palë. Ata që bëjnë përpjekje të vazhdueshme për ta paraqitur Islamin si shtypës të gruas, ua përkujtojmë premtimin kur'anor:

“Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre, po Allahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.” (Saff, 8)

Në Islam gjejmë një pozitë të kënaqshme të gruas, si në familje dhe në shoqëri. Atë e ngriti duke ia besuar edukimin e qenies më të ngritur, njeriun. E bëri nënë të njerëzimit. Prehje dhe epiqendër e familjes.

Në një citat kur'anor, Allahu i Madhërishëm thotë:

“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat), e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” (Huxhuratë, 13)

Si burri po ashtu edhe gruaja janë të barabartë, por me detyra e përgjegjësi të ndryshme e të ndara. Përkundër kësaj barazie, burri është i thirrur që të jetë i kujdesshëm dhe i matur ndaj gruas, në të gjitha aspektet! I Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), shembulli më i lartë i njerëzimit porosit burrat me fjalët:

“Kini frikë Allahun në trajtimin e grave.”
Po e përmbyll këtë shkrim, me një thënie, e cila dëshmon se çfarë rëndësie i është dhënë gruas, nënës, në Islam:
“Xheneti ndodhet nën këmbët e nënave.”




Dhënia e dhuratave


Shkëmbimi i dhuratave ndërmjet bashkëshortëve është gjë e nevojshme dhe me rëndësi për të shprehur respektin dhe dashurinë. Këtë gjë është mirë ta bëjë i pari burri. Nuk është me rendësi vlera e dhuratës, mund të jetë një buqetë me lule, apo edhe ndonjë unazë etj. Një dhuratë modeste ndaj gruas, ia vulos buzëqeshjen në fytyrë. E gëzon. Në një mënyrë, kjo forcon edhe më shumë lidhjen martesore dhe shton më shumë ngrohtësinë mes tyre.

Një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe gruaja ndaj burrit të saj. Dhurata më e mirë, që mund të marrë një burrë nga gruaja e tij, është që kur të kthehet në shtëpi të pritet me buzëqeshje.




Këshillim dhe përkujdesje morale e fetare


“Feja është këshillë.”, kështu jemi porositur nga Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!). Në një thënie tjetër thotë: “S'ka turp (të pyesësh) në fe.”

Kjo s'do me thënë se të jesh i turpshëm, është karakter i keq, por do të thotë se nëse ke për qëllim të mësosh diçka, apo të sqarohesh për ndonjë gjë, në fe, s'është turp. Sepse, te jesh i turpshëm në Islam, është një ndër cilësitë e larta të një besimtari: “Turpi është gjysma e besimit.”

Për çdo gjë, bashkëshortët duhet këshilluar njëri tjetrin. Në këtë rast, burri nëse ka njohuri më shumë për fenë, duhet treguar gruas së tij, p.sh. kohën e pastrimit, rregullat dhe si duhet të veprojë. Ta mësojë në çështje të fesë. Siç thamë më sipër, gruaja është qeliza e familjes, prandaj kjo qelizë duhet edukuar sipas mësimeve të pastra islame. Por, duhet të ndodhë edhe e kundërta, nëse gruaja zotëron njohuri islame më shume, duhet këshilluar burrin e saj. Ky këshillim fetar, duhet të bëhet gradualisht, me urtësi, butësi dhe maturi.



Pse burri duhet të tregojë më shumë maturi dhe kujdes, po spikasim disa arsye:



Me gjithë përgjegjësitë që ka burri ndaj familjes, gruaja për nga natyra e saj është më e ngarkuar emocionalisht se sa burri;
Gruaja qoftë e integruar në shoqëri apo jo (amvise), më shpejt pushtohet nga lodhja dhe stresi;
Burri është në gjendje të përballojë çdo sfidë në çdo kohë, ndërsa gruas i duhet kohë të ambientohet me problemin;
Gruaja konsiderohet të jetë epiqendra e familjes, çdo parregullsi që mund t'i paraqitet, mund të çrregullohet e tërë familja;
Burri duke qenë se bartë përgjegjësinë më të madhe të përkujdesjes ndaj familjes, në sytë e gruas së tij është shtylla e shtëpisë, e në qoftë se kjo shtyllë lëkundet, e bën gruan të ndihet e pasigurt.





Maturi dhe ekuilibrim

Që të dy bashkëshortët duhet të tregojnë maturi dhe ekuilibër në çdo gjë. Por, burri duhet të jetë ai që toleron më shumë, dhe që duhet të ndërtojë maturi dhe ekuilibër në familje. Maturia dhe ekuilibri duhet të manifestohen në shumë aspekte; qoftë në shpenzime, xhelozi po edhe në dashuri. Në shpenzime, si burri po ashtu edhe gruaja duhet të shpenzojnë me maturi dhe kujdes. Problemet materiale shpeshherë bëhen shkak për pakënaqësitë. Financat duhet ndrequr mirë. Për çdo gjë duhet konsultim dhe mirëkuptim. Në Islam çdo gjë e tepërt, ose stërngarkim, është e urryer, qoftë në punë apo në shpenzime etj.

“Pse Ai (Allahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).” (A'rafë, 31)
Pra, maturi dhe ekuilibër për çdo gjë. S'duhet ngurruar në pranimin e mendimit të njërit bashkëshort, qoftë në këtë rast burri apo gruaja. Në çdo rast, edhe në këso rastesh burri duhet treguar maturi dhe ekuilibër në shpenzime. Nëse gruaja kërkon të shpenzojë apo të blejë diçka, s'duhet pritur apo kthyer kjo me nervozizëm apo me mospërfillje. Duhet përdorur gjuhën e arsyes dhe butësinë.



Durim, butësi dhe përmbajtje



Sjellja e mirë dhe përmbajtja në hidhërim, në keqkuptim dhe në mosmarrëveshje është shprehje e mëshirës dhe cilësi e lartë prej besimtari, cilësi e pejgamberëve të Allahut xh.sh..

Në porosinë pejgamberike si më poshtë, do të shohim se si nxiten burri po edhe gruaja që të tregohen të përmbajtur e të durueshëm ndaj njëri-tjetrit:
“Kush i duron ndonjë sjelljeje jo të mirë të gruas së tij, ka për t'i dhuruar Allahu shpërblim sa i dha Ejubit pasi që e sprovoi.”

Po ashtu, në të njëjtën porosi, nxitet që edhe gruaja të tregohet e përmbajtur ndaj burrit të saj në raste zemërimi si shkak i ndonjë sjelljeje jo të mirë të burrit të saj:
“Dhe, kush i duron ndonjë sjelljeje jo të mirë të burrit të saj, ka për t'i dhuruar Allahu shpërblim sa i është dhënë Asijes, gruas së faraonit.”
Shpeshherë në Kur'an besimtaret janë të nxitur të durojnë dhe se durimi i tyre ka për t'u shpërblyer nga Allahu xh.sh..

“Nuk ka dyshim se për durimtarët e durimtaret... Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.” (Ahzabë, 35)

Të dy bashkëshortët janë të ballafaquar me probleme të natyrave të ndryshme, mirëpo edhe në këtë rast, burri duhet të tregohet më i kujdesshëm dhe më i përmbajtur. Në një thënie pejgamberike porositen burrat që të kenë mëshirë ndaj grave të tyre, pastaj për të njëjtën gjë ftohen edhe gratë, duke u thënë se që të dy do të kenë shpërblime të mëdha prej Allahut të Madhërishëm.

Sjellje e mirë apo moral i mirë me bashkëshorten nuk konsiderohet vetëm t'i bësh ndonjë të mirë, por të durosh ndaj të keqes apo të ndonjë gjëje të padëshirueshme. Shembull më i mirë për sjellje të mirë, vetëpërmbajtje dhe durim ndaj gruas kemi Muhammedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), ku transmetohet se i është drejtuar me fjalët e tij të buta gruas së tij Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Unë e di kur je e zemëruar dhe se kur je e lumtur.” Aishja ia kthen: Si e paske kuptuar? I përgjigjet Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!): “Kur je e lumtur, thua: Jo pasha Zotin e Muhammedit, ndërkaq kur je e zemëruar thua: Jo pasha Zotin e Ibrahimit.” Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ia kthen: Të vërtetën e the. Them ashtu (kur jam e zemëruar) se nuk dua ta them emrin tënd.” (Shënon Buhariu, 8/497)

Nga ky rast, shohim qartë butësinë dhe durimin e shembullit më të lart njerëzore, Muhammedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) si bashkëshort, ndaj gruas së tij.




Të çojë jetë të mirë me gruan e tij



T'i kthehemi sërish kodit kur'anor për mirësjelljen e burrit ndaj gruas. Po ta meditonim me vëmendje këtë porosi hyjnore: “Çoni jetë të mirë me to” do ta kuptonim se çdo përpjekje njerëzore për t'i siguruar gruas te drejta, do t'i nënshtrohej këtij citati i magjepsur.

Porosia “Çoni jetë të mirë me to” përfshinë çdo fushë që do të ndërlidhej me mbarëvajtjen e raportit të burrit me gruan e vet. Me fjalë të tjera, “Të çosh jetë të mirë me gruan” nënkuptohet mëshira, butësia, respekti, angazhim dhe vullnet të fuqishëm për te nxitur mirëkuptim, për të mënjanuar mosmarrëveshjet, e mbi të gjitha për të siguruar arritjen e qëllimeve të larta të jetës martesore.

Pra, burri u urdhërua i pari që të tregojë gatishmëri për të iniciuar jetë të mirë dhe të harmonizojë marrëdhëniet bashkëshortore me gruan e tij. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që gruaja gjithnjë duhet të pres iniciativa të tilla nga burri. Qëllimi i iniciativës nga burri ndaj gruas është që jeta martesore të mos jetë thjeshtë lidhje biologjike, por të arrihen qëllimet fisnike nga ajo lidhje. Po, edhe duke pasur parasysh natyrën e brishtë (më të dobët) të gruas, më së shumti kërkohet që burri të tregohet më i kujdesshëm dhe më punëtor në realizimin e harmonisë dhe të paqes brenda lidhjeve bashkëshortore.

Familja është zemra e shoqërisë, e nëse zemra është e sëmurë, rrjedhimisht tërë shoqëria infektohet me atë sëmundje. Kështu që kodi islam i mirësjelljes, për të parandaluar shembjen e lidhjeve midis çifteve, nxiti burrin, i cili edhe konsiderohet bërthama e familjes, që të marrë rolin e një kundërinfektuesit. Si më poshtë, kemi vënë në spikatje rekomandimet ndaj burrit në raport me gruan e tij për t'u bërë e arrirë harmonia dhe suksesi në jetën martesore:



Burri duhet të mos nxitojë
Po ashtu, kërkohet nga burri që të mos nxitojë në vendime, të jetë i durueshëm dhe të tregojë maturi. Në qoftë se ndodh ndonjë pakënaqësi (nëse arsye nuk është imoraliteti) burri duhet të mos thyejë zemrën e gruas se vet, por të hesht, sepse Krijuesi i zemrave mund të rimbjellë sërish dashuri në zemrat e tyre.

“Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.” (Nisaë, 4:19)

Ndërsa, kërkohet që burri të mos nxitojë, por të jetë i durueshëm, rekomandohet se durimi i tij shpërblehet me dhënien e shumë të mirave. Ky kod i mirësjelljes, mosnxitimi, i siguron gruas paqe nga zemërimi, për shkak të ndonjë pakënaqësie rasti nga burri.





Burri të jetë iniciator



Në kuadër të kodit islam të mirësjelljes, kërkohet që burri të ndërmarr i pari iniciativën e nxitjes së mirëkuptimit dhe respektit në jetën martesore: “Çoni jetë të mirë me to.” (Nisaë, 19)

Urtësia qëndron në atë se në shumë raste gratë janë ato që pësojnë nga superioriteti mashkullor, prandaj kërkohet, madje urdhërohet që të tregohen të mëshirshëm, të durueshëm e të jenë sa më të mirësjellshëm. Pra, bëhet fjalë që nëpërmjet mirësjelljeve të tij, të shuhet edhe ideja se burri duhet të sundojë, dhe fjala e tij të jetë ligj për gruan e vet.

Duke konsideruar se sot, gruaja po bën të pamundurën, madje po sakrifikon edhe dinjitetin e saj që ta gjejë vetveten në shoqëri, Islami jo vetëm që i siguroi pozitën e saj, por edhe e ngriti në një nivel me të lartë, duke e urdhëruar burrin të tregojë respekt dhe mirësjellje doemos.


FORMULA HYJNORE – “Ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato.” (Bekare, 187)
POROSIA PEJGAMBERIKE – “Kini frikë Allahun në trajtimin e grave.” (Hadith)


Burri mburojë për gruan e tij, dhe gruaja mburojë për burrin e saj.
Islami, një sistem i kompletuar vlerash në çdo aspekt, duke plotësuar njëra-tjetrën, i rezistoi çdo sfide nëpër kohë të ndryshme, kështu, duke ruajtur vlerën dhe pozitën e çdo gjëje me ngulm dhe pa kompromis. Ideja për superioritetin mashkullor në raport me atë femëror, në Islam nuk qëndron. Kodi islam ka rregulluar mjaft mirë raportet midis burrit dhe gruas, e secilin e ngarkoi me përgjegjësi të ndara; jo për të ulur a ngritur tjetrin, por për t'u realizuar formula hyjnore “gjetja e prehjes midis njëri-tjetrit”.

Islami insiston të ndërtojë jetën martesore në kuadër të mëshirës, prehjes së ndërsjellë dhe tolerancës, jo vetëm duke nxitur mirëkuptimin, por edhe duke ua tërhequr vëmendjen se njeri pa tjetrin nuk mund të jetojë. Ky është Kur'ani, Fjala e Atij që krijoi dhe përsosi, mëshira e të Cilit përshkoi çdo krijesë të Tij, jo vetëm që ofronte zgjidhjet, por edhe sjellë argumenta logjike për t'u bindur, që të mos humbet kohë në kërkimin e zgjidhjeve tjera, pasi që në fund nuk do të gjejë tjetër pos dështimit dhe dëshpërimit. Ndër argumentet bindëse, të cilat dëshmojnë mëshirën dhe fuqinë e Allahut ndaj krijesave të Tij, është se për çdo lloj krijoi çiftin, ashtu që, në varësi të ndërsjellë, të gjejnë prehje, e ne anën tjetër, prirja e të jetuarit në harmoni brenda llojit, është manifestim i vullnetit hyjnor, nëpërmjet të cilës mbillet dashuria dhe mëshira po brenda llojit.
“Dhe nga faktet e (madhërisë së) Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumenta për njerëzit që mendojnë”. (Rrum, 21)

Për të vënë në theks më të dukshëm rëndësinë e llojit brenda llojit “njeri” e shohim në një citat kur'anor, ku është përdorur shprehja “libas”, e cila në gjuhën shqipe mund të jep disa kuptime:
të gjeturit prehje;
mburojë për njëri-tjetrin;
po ashtu mund të ngërthejnë me dhjetëra nënkuptime si: ndihmë, përkrahje etj.

Këtë shprehje kaq të qëlluar e të mahnitshme e gjejmë në këtë citat: “Ato janë "prehje' për ju dhe ju jeni "prehje' për ato.” (Bekare, 187)
Pra, në Islam, burri për gruan e tij dhe gruaja për burrin e saj janë sikurse një pëlhurë, e cila mbron njëri-tjetrin nga çdo gjë jashtë tyre. Thënë ndryshe, mbulesë nën të cilën gjejnë qetësinë, mbrojtjen dhe lumturinë. E, kjo mbulesë e mbrojtje përfshinë të gjitha aspektet, qofshin shpirtërore apo materiale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
donesi
Mysafirët e rregullt
Mysafirët e rregullt



Numri i postimeve : 12
Data e regjistrimit : 20/06/2011

*** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** Empty
MesazhTitulli: Re: *** Sjellja bashkeshortore ne Islam ***   *** Sjellja bashkeshortore ne Islam *** EmptyFri 15 Jul 2011 - 21:16

ALL-LLAHU ju shperbleft . Inshalla ALL-LLAHU i udhezon ata te cilet e kan leshuar rrugen e ALL-LLAHU
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
*** Sjellja bashkeshortore ne Islam ***
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» [Gruaja dhe familja në islam] Metoda praktike për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bashkëshortore
» Sjellja me Mëshire
» Lumturia bashkëshortore:
» SJELLJA E ALIUT r.a NDAJ KRISHTERVE DHE JAHUDIVE
» Morali dhe sjellja e mirë është vlera e femrës,

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2011 :: Tema-
Kërce tek: