islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Lumturia bashkëshortore: EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Lumturia bashkëshortore: EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Lumturia bashkëshortore: EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Lumturia bashkëshortore: EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Lumturia bashkëshortore: EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Lumturia bashkëshortore: EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Lumturia bashkëshortore: EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Lumturia bashkëshortore: EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Lumturia bashkëshortore: EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Lumturia bashkëshortore: EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Lumturia bashkëshortore: EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Lumturia bashkëshortore: EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Lumturia bashkëshortore: EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Lumturia bashkëshortore: EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Lumturia bashkëshortore: EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Lumturia bashkëshortore: EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Lumturia bashkëshortore: EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Lumturia bashkëshortore: EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Lumturia bashkëshortore: EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Lumturia bashkëshortore: EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Lumturia bashkëshortore: EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Lumturia bashkëshortore: EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Lumturia bashkëshortore: EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Lumturia bashkëshortore: EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Lumturia bashkëshortore: EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Lumturia bashkëshortore: EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Lumturia bashkëshortore: EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Lumturia bashkëshortore: EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Lumturia bashkëshortore: EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Lumturia bashkëshortore: EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Lumturia bashkëshortore: EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Lumturia bashkëshortore: EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Lumturia bashkëshortore: EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Lumturia bashkëshortore: EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Lumturia bashkëshortore: EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Lumturia bashkëshortore: EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Lumturia bashkëshortore: EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Lumturia bashkëshortore: EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Lumturia bashkëshortore: EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Lumturia bashkëshortore: EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
44 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 44 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Lumturia bashkëshortore: Empty96%Lumturia bashkëshortore: Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Lumturia bashkëshortore: Empty0%Lumturia bashkëshortore: Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Lumturia bashkëshortore: Empty0%Lumturia bashkëshortore: Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Lumturia bashkëshortore: Empty0%Lumturia bashkëshortore: Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Lumturia bashkëshortore: Empty1%Lumturia bashkëshortore: Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Lumturia bashkëshortore: Empty2%Lumturia bashkëshortore: Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Lumturia bashkëshortore:

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Bujamin
Pena e Artë
Pena e Artë
Bujamin


Numri i postimeve : 423
Data e regjistrimit : 26/08/2010
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni

Lumturia bashkëshortore: Empty
MesazhTitulli: Lumturia bashkëshortore:   Lumturia bashkëshortore: EmptyFri 7 Jan 2011 - 21:04

Autor: Amër Halid

Sa herë që flitet për lumturinë bashkëshortore, shumë njerëzve mendja u shkon për një periudhë të caktuar nga jeta e tyre bashkëshortore.

Mos vallë lumturia bashkëshortore ka një kohë të caktuar?
Mos vallë ajo ka periudhën e saj të skadencës?
Mos vallë ajo është thjesht një imagjinatë dhe fantazi?
Përse lumturia bashkëshortore kufizohet vetëm në ditët e para të martesës?
Mos vallë lumturia bashkëshortore është diçka që përmendet vetëm në libra dhe nuk njihet në realitet?
A është e mundur që t’a përjetojmë lumturinë bashkëshortore gjatë gjithë jetës?

Dashuria i ngjan një bime, të cilën sa më shumë t’a vadisësh dhe të kujdesesh për të, aq më shumë do të rritet dhe zhvillohet. Dhe e kundërta, nëse e lë pa vaditur dhe punuar, padyshim që bima do të thahet.

Mëshira, toleranca zemërgjerësia dhe falja. Nëse dëshiron o bashkëshort që të garantosh dashurinë e gruas dhe respektin e saj, duhet të tregohesh tolerant me të, zemërgjerë dhe ta falësh në raste gabimi. Edhe nëse dashuria fillon të zbehet me kalimin e viteve, gruaja nuk mund t’a harrojë mirësjelljen dhe dashamirësinë tënde. Faktin që ti je treguar zemërmirë, i butë, i dashur, nuk e ke sharë, ofenduar, sjellë ashpër etj... gruaja e ka të vështirë t’a harrojë.

Profeti a.s thotë:”Më i miri prej jush është ai që sillet më mirë me familjen e tij dhe unë jam më i miri nga ju me familjen time.”

Për Profetin a.s nuk është më i miri ai që ka mësuar përmendësh Kuranin, që falet në xhami, që falet dhe agjëron shumë etj... por ai që sillet mirë me bashkëshorten e tij. Më i miri në umetin musliman, është ai që sillet më mirë me bashkëshorten dhe familjen e tij. Në fund të hadithit, Profeti a.s jep shembullin dhe modelin e një bashkëshorti të mirë. Ai përfaqëson bashkëshortin model për të gjithë muslimanët. Diçka të tillë, Profeti a.s nuk e thotë për namazin e natës apo çdo lloj adhurimi tjetër. Por e thotë përsa i përket trajtimit dhe marrëdhënieve brenda çiftit.

Në një hadith tjetër, Profeti a.s nxit që të tregohemi të butë dhe të dashur me gratë. Ai thotë:”Tregohuni të butë me qelqin (duke pasur si qëllim gratë)”

Profeti a.s është modeli dhe shembulli ynë më i mirë përsa i përket sjelljes dhe marrëdhënieve që duhet të ndërtojmë me gratë.

Një herë, gruaja e tij Hafsa i kishte pregatitur diçka për të ngrënë atij dhe shokëve që i kishin ardhur për vizitë. Kjo gjë e gëzoi pa masë të dërguarin e Zotit a.s. Ajo që po e ndiqte këtë skenë nga dhoma e saj ishte dhe Aisheja. Ajo u bë xheloze që Hafsa kishte pregatitur ushqim dhe i dërguari i Zotit ishte gëzuar. Kështu, doli nga dhoma e saj dhe teksa Hafsa po u ofronte enën me ushqim, ajo e goditi enën me bërryl dhe ena ra përtokë duke u thyer dhe shpërndarë ushqimin.

Të gjithë shokët e Profetit a.s u shtangën nga kjo sjellje e Aishes. Vallë si do të reagonte i dërguari i Zotit?

Profeti a.s morri një pjatë tjetër, u ul përtokë dhe filloi të mbledhë ushqimin e derdhur. Pasi e vendosë në pjatën tjetër, Profeti a.s i pa shokët e tij që kishin mbetur gojëhapur dhe u tha duke buzëqeshur:”Nëna juaj u bë xheloze!”

Më pas, Profeti a.s u ngrit dhe vajti tek dhoma e Aishes të cilës i tha:”O Aishe! Ti ia thyeve pjatën Hafsas, prandaj duhet t’ia kompensosh atë me një pjatë tjetër.”

Aisheja, duke u ndjerë ngushtë dhe e turpëruar nga ajo që kishte bërë i tha:”Kërkoji Zotit falje për mua o i dërguari i Zotit.”

Një problemi i tillë dhe i përarfërt, mund të çojë deri në divorc tek familjet e sotme. Ndërkohë që në familjen e Profetit a.s e shtoi më shumë dashurinë dhe respektin. Dëmi u dëmshpërblye dhe fajtori e pranoi fajin, duke e mbyllur këtë çështje me aq.

Një nga muslimanët e Medines, u nis një ditë të shkojë të ankohet tek Umeri për gjuhën e gjatë të gruas së tij. Kur arriti tek shtëpia e Umerit dhe u bë gati të trokasë, dëgjoi nga brenda që gruaja e Umerit po i bërtiste Umerit dhe po i kthente fjalën. Kur pa këtë, u mendua pak dhe u morri rrugën e kthimit.

Në atë çast del Umeri, e shikon pranë shtëpisë së tij, i thërret dhe e pyet:”Sikur paske ardhur për mua!”

“Po” ia ktheu burri.

“Po përse u bëre pishman atëherë?” e pyeti Umeri.

Burri i tha:”O Prijës i besimtarëve! Unë erdha të ankohem për gruan time, e cila ka gjuhë të gjatë dhe më kthen fjalën. Kur u bëra gati të trokas në derë, dëgjova që zëri i gruas tënde ishte më i lartë se zëri yt dhe thashë:”Nga diçka e tillë vuan vetë Umeri, e jo më unë!”

Umeri iu përgjigj:”O vëlla! Ajo më duron, më lan rrobat, më rregullon shtratin dhe edukon fëmijët. Të gjithë këto i bën dhe duron. Përse të mos e duroj unë nëse ngre zërin?”

Nëse dëshiron që dashuria të shtohet dhe forcohet, tregohu i mëshirshëm, zemërgjerë dhe mëso të falësh.

Një bashkëshort që e pengon të shoqen që të vizitojë familjarët e saj, i mungon mëshira dhe është i pashpirt. Një njeri i tillë do të japë llogari para Zotit për këtë që bën.

Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:”Nëse ju i ktheni shpinën besimit, atëherë do të bënit ngatërresa në Tokë dhe do t’i shkatërronit lidhjet farefisnore.” (Muhamed 22)

Një bashkëshort që e ngacmon të shoqen se do të martohet për se dyti, duke dashur t’a shtojë xhelozinë e saj, është i pamëshirshëm.

Një bashkëshort që sa herë ka probleme me të shoqen e kërcënon me divorc, është njeri pa personalitet.

Një burrë që e rreh të shoqen, është burrë pa dinjitet dhe karakter. Tregon gruaja e Profetit a.s, Aisheja:”I dërguari i Zotit kurrë nuk ka qëlluar ndonjë grua.”

Nëse dëshiron që të jetosh në lumturi dhe qetësi, mëshiroje gruan tënde. Nëse e bën këtë, dije se do të kthehet në skllaven tënde me dëshirën dhe vullnetin e saj, pasi e mira e bën tjetrin robin tënd.

Dikush mund të thotë:”Po u solla kështu me gruan time, humbas personalitetin tim dhe ajo nuk do më respektojë më.” Në fakt, diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe këtë e vërteton vetë jetëshkrimi dhe biografia e Profetit a.s, në marrëdhëniet që kishte ndërtuar me gratë e tij. Diçka e tillë mund të ndodhë vetëm nëse burri ka personalitet të dobët, por jo për shkak të mëshirës dhe dhembshurisë që tregon për gruan. Gruaja është në gjendje t’a dallojë një burrë me personalitet të fortë nga një tjetër pa personalitet.

Të qëndrosh gjithë natën para televizorit dhe t’a lësh bashkëshorten të flerë dhe të ndihet e vetmuar, nuk është prej mëshire. Të mbyllesh në vetvete ose të jepesh pas shoqërisë, duke shpërfillur gruan nuk është prej mëshire.

Tek i dërguari i Zotit a.s ne kemi shembullin dhe modelin më të mirë, përsa i përket lidhjeve bashkëshortore.



Hadixheja u përgëzua me xhenet nga Xhibrili a.s akoma pa vdekur? A e din përse ajo ka krijuar atë emër të mirë? E gjithë kjo për shkak se ajo i qëndroi përkrah Profetit a.s dhe e përkrahu për të përmbushur misionin e tij. Profeti a.s shkëputej nga jeta familjare dhe qëndronte në shpellën Hira për ditë të tëra.

Megjithatë, kjo nuk ndikoi në marrëdhëniet bashkëshortore mes tij dhe Hadixhes. Natën që Profetit a.s iu shpall zbulesa hyjnore për herë të parë, ndodhej në këtë shpellë. Me nxitim dhe i lemerisur, ai u nis për në shtëpi. Kur arriti atje, i tha të shoqes:”Më mbuloni, më mbuloni!”

Hadixheja nuk i tha siç mund t’i thonin shumë gra të sotme:”A nuk të kam thënë të mos shkosh më në atë shpellë? Të kam dalë borxhit dhjetëra herë dhe ti nuk ma ke vënë veshin! Ja ku dolën fjalët e mia...”

Jo, Hadixheja nuk mund t’i thoshte fjalë të tilla. Kur Profeti a.s u qetësua dhe i tha Hadixhes:”U frikësova se mos ishin xhinde.”

Ajo i tha:”Jo për Zotin, nuk të braktis ty Zoti. Pasi ti sillesh mirë me të afërmit, respekton mikun dhe ndihmon nevojtarët.”

Misioni për të cilin je krijuar ti o motër është që të jesh burim prehjeje dhe qetësie për burrin tënde.

Kur u krijua Havaja, gruaja e parë, Ademi a.s e pyeti mbi misionin e saj, dhe ajo iu përgjigj:”Që të gjesh prehje tek unë.”





Mundësoi : Bujamin Salija .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lumturia bashkëshortore:
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lumturia bashkëshortore
»  Mr.Zelije Sulejmani "LUMTURIA NË FAMILJE"
» Llojet e problemeve bashkeshortore
» *** Sjellja bashkeshortore ne Islam ***
» Mërzia, virus i jetës bashkëshortore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2011 :: Tema-
Kërce tek: