Jeta bashkëshortore nuk është gjithmonë me një ritëm. Ajo ka momente të lumtura ashtu siç ka edhe momente të veshtira. Momentët e vështira kalojnë dhe mbetët vetëm mërzia, virusi që e godet ashpër jetën bashkëshortore saqë mund ta çojë atë në përfundim, nëse nuk shërohet.
Mërzia bashkëshortore është virus që paraqitet në lidhjet bashkëshortore dhe veçanerisht pas kalimit të një periudhe të gjatë bashkëshortore.
Dhe fryti përfundimtar për familjën është ndjenja e mërzisë, e cila çon në trishtimin dhe mjerimin bashkëshortorë. Nuk është problem që të ndodhë kjo lloj mërzie. Por, problemi më i madh është për disa njerëz që nuk kanë mundësi që ta mposhtin këtë mërzi që e ka goditur lidhjen bashkëshortore dhe arrin deri në divorc. Të shumta janë historitë që tregojnë për ndjenjën e mërzisë mes partnerëve.
Zonja Minal pohon se mërzia ka filluar që të hyjë në jetën e saj Jeta bashkëshortore nuk është gjithmonë me një ritëm. Ajo ka momente të lumtura ashtu siç ka edhe momente të veshtira. Momentët e vështira kalojnë dhe mbetët vetëm mërzia, virusi që e godet ashpër jetën bashkëshortore saqë mund ta çojë atë në përfundim, nëse nuk shërohet.
Mërzia bashkëshortore është virus që paraqitet në lidhjet bashkëshortore dhe veçanerisht pas kalimit të një periudhe të gjatë bashkëshortore.
Dhe fryti përfundimtar për familjën është ndjenja e mërzisë, e cila çon në trishtimin dhe mjerimin bashkëshortorë. Nuk është problem që të ndodhë kjo lloj mërzie. Por, problemi më i madh është për disa njerëz që nuk kanë mundësi që ta mposhtin këtë mërzi që e ka goditur lidhjen bashkëshortore dhe arrin deri në divorc. Të shumta janë historitë që tregojnë për ndjenjën e mërzisë mes partnerëve.
Zonja Minal pohon se mërzia ka filluar që të hyjë në jetën e saj bashkëshortore që në vitin e dytë të martesës ku u mblodhen shumë shkaqe, si vdekja e babait, problemet e vazhdueshme mes saj dhe burrit dhe shtatezenia. Të gjitha këto probleme çuan në një çarje ose boshllek mes saj dhe burrit të saj.
Ajo është e rraskapitur nga përgjegjësitë e shumta dhe preokupimet kurse burri i saj jeton në një "botë tjetër" dhe ai kërkon që ajo të ndryshojë e ai të mos japë as mundin më të vogël.
Minal thotë: "Ndjenjat e mërzisë në jetën bashkëshortore fillova ti ndjejë gradualisht, ditë pas dite. Nganjëherë merrja unë iniciativën për ta tërhequr burrin që të dalim në shetitje, të ndrojmë pak jashta shtepisë. Por, më kot, u lodha. Ndjej sikur po i flas një femiut. Nuk e mohoj, ai është një përson e mirë, i qetë por është tradicional, nuk ka as shokë dhe si i tillë don që edhe unë të mos kem shoqëri. Kështu heshtja mbizotëroi në jetën tonë bashkëshortore. Jam munduar shumë që të më merr pak në konsideratë pas vdekjes se babait dhe që ta ndjejë ekzistencen time si bashkëshorte. Ndërsa tash përjetojmë mërzi të heshtur dhe nuk e di se ku do të jetë fundi.
Por, të lutëm, mos më kërko që të orvatëm më tepër për ta ringjallur jetën tonë bashkëshortore sepse për ta ringjallur një jetë bashkëshortore u takon të dy bashkëshortëve, të cilët dëshirojnë për të vazhduar jetën e tyre me lumturi. Kjo nuk bëhet vetëm nga njëra palë. Dhe jo thjesht vetëm që ta kalojmë jetën.
Siham Ismail thotë: "Monotonia dhe ftofja e ndjenjave bashkëshortore është një problem që i ballafaqon shumicën e bashkëshortëve. Mirëpo, mençuri e gruas është që ta largojë mekanikisht këtë monotoni.
Botëkuptimet e botës që na rrethon kanë ndikuar në nje mënyre apo tjetrën mbi sjelljet tona shoqërore. Megjithëse shoqeritë tona në "Sharkije" kanë karakter të butë dhe zemërngrohtësi, megjithatë një pjesë e madhe e njerëzve përjetojnë monotoni dhe mërzi familjare, si në përëndim. Një ftofje akulli i ka mbuluar shtëpijat dhe gjuha e heshtjes ka zënë vend kryesor. Këto shtëpi janë bërë shembuj dhe u thojnë "Shtëpijat e Akullta".
Megjithatë, Siham Ismail pjesën më të madhe të përgjegjësisë ia lë gruas. Ajo ka bindjen se gruaja duhet të shpënzojë mund të dyfishtë për ta thyer këtë "akull", i cili është grumbulluar mes lidhjeve bashkëshortore. Me fjalë të tjera, gruaja duhet të jetë shumë e fuqishme ndaj burrit të saj, për ta formuar një shtëpi për herë të dytë.
Zonja Emel Ibrahim (Profesoresh e Informatikës) ka shprehur mendimin e saj ndryshe në një formë tjetër për ndjenjën e mërzisë bashkëshortore. Ajo shprehet me moton: "Po-ripërtërirjes bashkëshortore". Sa i përket mërzisë mes partnerëve ajo është një ndjenjë e karakteristikë në jetën bashkëshortore. Burri nga natyra e tij mërzitet shumë shpejt, më shpejt sësa gruaja. Gjithashtu ajo sinjalizon se shkaktare kryesore për sjelljen e mërzisë bashkëshortore, sipas mendimit të saj, është gruaja. Veçanarisht në etapën që vjen pas martesës, shtatzanisë dhe lindjes së femijës dhe preokupimi i saj me foshnjën. Kjo është një dukuri që sjell monotoni mes bashkëshortëve. Nga kjo, bashkëshorti ndjen nga gruaja një injorim. Kurse gruaja është e zënë me fëmiun dhe ajo ndjen se vetëm ajo mban përgjegjësinë e kujdesjes për fëmiun. Ngase burri nuk është prezent, ose për shkak të punës ose ai nuk qëndron shumicën e kohës në shtëpi dhe kjo i bëhët një rutinë ditore duke sistemuar jetën me pregaditje të ushqimit, me rregullimin e orendive shtepijake dhe gjërave të tjera.
Zonja Emel vazhdon bisedën e saj e thotë: Unë, ngase u martova për atë që kam dashur, nuk lejoj lehtë të depërtojë monotonia mes nesh. I bie pas çështjes menjëherë. Për mendimin tim, shetitjet në fundjavët, kudo që të jenë ato, janë shansë i mirë për një ndrrim apo thyerje e monotonisë. Kjo ripërtërinë dashurinë dhe bënë që të dy partnerët të ndihen mirë. Gjithashtu, kjo është një shansë për afrimin pasi që jeta është përplot obligime dhe punë të rënda.
Tani flasin bashkëshortët
Sa i përket mërzisë, bashkëshortët në rolin e tyre kanë pasur ide të ndryshme dhe justifikime të ndryshme. Burri është si një fëmijë, mërzia e bën atë të largohet nga shtëpia, apo të tadhëtojë apo të martohet me ndonjë tjetër.
Hatim Fehmi (Mjek) thotë: Shkaku që ua nxin jetën bashkëshortëve është rutina vrasëse. Mërzia është ndjenjë e natyrshme, që e godet çdo njeri pavarësisht të martuar apo jo. Por, dëmi mund të jetë më i madh tek të martuarit sepse kjo është një lidhje e perjetshme. Burri dhe gruaja fillimisht kanë shpresa kundrejt njeri-tjetrit duke paramenduar një jetë të lumtur. Por, me komplikimet e jetës dhe me rritjen e përgjegjësive ditë pas dite deshton kjo shpresë tek të dy partnerët për shkaqe të padeshiruara dhe të pamenduara.
Për mendimin tim, këtu vjen roli i gruas ne vendin e parë për ripertërirjen e rrjedhjes së jetës bashkëshortore. Normal, është e domosdoshme përkrahja e burrit dhe ekzistenca e iniciativës pozitive prej burrit derisa të mos ndjejë gruaja se është përgjegjëse e vetme për këto.
Kurse një avokat me emrin Ihab mendon se gratë me duart e tyre i humbasin burrat e tyre. Gjithashtu, ai pohon se prej shkaqëve që fusin ne jetën bashkëshortore një rutinë janë ankesat e vazhdueshme të gruas, pakënaqësitë, problemet që i ngjallë me shkak apo pa shkak.
Ihabi thotë se lidhjen bashkëshortore e ndërtojnë të dy bashkëshortët dhe shkak i çdo problemi që shfaqet tek kjo lidhje janë vet partnerët. E nganjëherë u ndodhë disa burrave që ti kenë gratë që përmallohen për telashe. Një i tillë jam edhe unë. Gruaja ime, para se të martohemi, ka qenë engjull i pastër. Kurse tash është bërë fanatike, nervoze, bënë shumë zhurmë më fëmijët dhe "hobi" i saj është bërë telashja. Puna ime është rehati për mua, të dal jashtë shtëpisë për një kohë të gjatë. E kur kthehem në shtëpi për disa orë jetoj të njëjten jetë të neveritshme dhe me zhurmë të përditshme prej problemeve e telasheve.
Gjatë pushimeve përpiqem që të ndryshoj të përditshmen duke bërë gjëra të reja dhe ndryshime jashtë shtëpisë. Por, prap na shoqëron mërzia e telashet për shkaqët më të kota. Jam mërzitur me gruan time dhe jam mërzitur prej jetës bashkëshortore. Shpeshherë largohem nga shtëpia. Tash kam njohur një grua tjetër, ajo është kolege e imja në punë dhe momentalisht mendoj një lidhje serioze me të. Unë nuk dua të tradhëtoj por do të martohem sipas legjislacionit islam. Vallë, mos keni zgjidhje tjetër për mua?!
Monotonia është çast që të shoqëron nëpër etapat e jetës
Kur heshtja mbizotëron në jetën bashkëshortore kjo është një shenjë e rrezikshme për një ftohje bashkeshortore. Kështu filloi të shprehet Doktor Ahmed El-Mexhdub, këshilltar shoqëror në qendrën kombetare për kërkimet kriminalistike dhe shoqërore: Vërtetë, ftohtësia në lidhjet bashkëshortore është e natyrshme dhe posaçërisht kur të dy partnerët marrin pjesë në çdo hollësi të jetës së përditshme. Shkaqët janë të shumta dhe që ndryshojnë nga etapa e në etapë.
Në fillim të martesës ndoshta kthehen shkaqet në ndryshimin e ndjenjave atëherë kur ta posedojë atë që ka ëndërruar ta posedojë. Kur njeriu ka aspirata të larta dhe endërron të posedojë diçka, ai pandalur orvatët me mund të madh për të arritur deri tek qëllimi i tij. Por, kur e arrinë atë që ka dashur ndihet përballë tij i mërzitur. E ky realitet është prezent tek një pjese e madhe të bashkëshortëve të posamartuar.
Ndërsa, pas pesë apo shtatë vitëve pas martesët burimi i mërzisë është nga mospërputhja e bashkëshortëve, rutina e jetës së përditshme, mosripërtërirja dhe ndryshimi, barra psikologjike dhe mërzia, e cila mund të ndikoje mbi jetën bashkëshortore për shkak të tensionit të jetës, që ndikojnë negativisht mbi jetën bashkëshortore.
Ështe konstatuar se nga shkaqët më të dukshme dhe themelore që sjellin një ftohje mes bashkëshortëve është mos gjetja e një dialogu apo gjuhe të përbashkët mes tyre. Doktori tërheq vërejtjen se kjo mund të shtyjë deri në divorc apo lidhje jobashkeshortore (imoralitet), veçanarisht tek burrat që e perdorin si zëvendesuese për të harruar mërzine e shtepisë.
Andaj, duhen të kënë shumë kujdes të dy partnerët dhe të bashkohen fuqimisht për ta flakur këtë monotoni, që është mes tyre. Të dy janë përgjegjësa që të japin mundin për një jetë të vazhdueshme bashkëshortore.
Mërzia në një formë tjetër
Mërzia në lidhjet intime konsiderohet një nga format e mërzisë, nga e cila turperohen shumica e njerëzve kur flasin për këtë çështje. Por, e vërteta është se kjo dukuri është prezente.
Poetja Nexhila Mahfudh në librin e saj "Sekretët e një martese të suksesshme" thotë: Monotonia dhe të zakonshmet ndodhë që ta shuajn dëshirën e burrit për gruan. Me zgjuarsi duhet të bëhët ndonjë ndryshim për ta larguar monotonin. E mos të kalojnë ditët duke u shtuar dobësia e lidhjeve bashkëshortore e të bëhët ky akt si diç që duhet të kryhet. Duke mos shtuar shume fjalë tek marrëdhëniet intime mes bashkëshortëve themi se duhet të kujtohet se këto marrëdhënie duhet të ruhen sepse kanë rëndësi të madhe për lidhjen bashkëshortore.
Jeta bashkëshortore mund të lulëzohet e të ripërtrihet edhe pse ndodhë që ndonjëherë të ketë ndonjë mërzi të kaluar. E nëse shumohet kjo mërzi dhe fillon e të bëhët dukuri duhet patjetër që të bëhët ndonjë ndryshim, çkado qoftë ai.
Ti kushtohet kujdes ndrrimit të atmosferës rrethuese, dekorimit dhe pamjes së dhomës së gjumit. Duke shtuar dhe disa lule apo duke ndryshuar ndriçimin. Kujdesja për ndryshimin e mbulesave të krevatit dhe jastekëve.
Është shumë e rëndësishme për gruan ta ruaj elegancën dhe bukurinë e saj. Të kujdesët për pamjen e saj, duke ndryshuar vazhdimisht rrobët apo parfumet.
Kjo është edhe për burrin që të zbukurohet për gruan duke veshur rrobe tërheqëse dhe të përdoroi parfume të mirë në kohën kur takohën bashkëshortët. Është e rëndësishme që të ndrrohen edhe vendet dhe kohët, p.sh.: herë të jetë në mëngjes, të jetë edhe jashta dhomës së fjetjes.
Specialistët këshillojnë se është e domosdoshme që nganjëherë të largohen nga njëri-tjetri, ashtu që të ripërtërihet përmallimi. Si për shëmbull, gruaja të shkojë për vizitë tek familja e saj për disa ditë, e burri të udhëtojë vetëm për punë apo ndonjë obligim. E ky udhëtim të bëhët për ta shtuar përmallimin e jo për të ikur nga gruaja, apo për të shkuar pas grave të tjera, apo për të ikur nga obligimi ndaj fëmijëve dhe punëve.
Për çeshtjen e humjes së ndjenjave të ngrohta mes bashkëshortëve e analizon psikologu Tarik Abdull-llah duke thënë: Ndjenjat e ftofta mes bashkëshortëve janë prej ndjenjave më të vështira, që i dobësojnë lodhjet bashkëshortore. Nuk ka dyshim se kjo ftohtesi ndikon në një forme apo një tjetër mbi psikoligjinë e bashkeshortore. Veçanerisht nëse janë në fillim të jetës bashkëshortore dhe nuk e dinë se mërzia bashkëshortore është e natyrshme por mund që të flakët kjo mërzi duke i rënë shpejt pas.
Gruaja me paragjykimin e saj e sheh se burri i saj ka ndryshuar dhe nuk është ai që ka qënë kur ishte i fejuar. Dhe në këtë gjëndje fillon ta ngushtojnë dyshimet dhe emocionet.
Gjithashtu bashkëshorti po me të njejtat ndjenja. Dhe si i tillë e mundon mërzia dhe ankthi dhe fillon të ndjejë deshtim dhe frikë nga divorci. Dhe kështu burri shumë lehtë mund të përfundoj tek ndonjë lidhje tjetër qoftë ajo martesore apo jashtmartesore.
Doktor Tariku ua drejton këshillën të dy bashkëshortëve që të dalin nga ky rreth i mërzisë. Duhet ta shqyrtojnë problemin shtruar dhe butë. Ata duhet ta dinë se dashuria ripërtërihet duke projektuar përzemërsi ndaj marrëdhenijeve bashkëshortore. Andaj, duhet secili prej tyre ta jep mundin e vet për ta ripërtërirë jetën e tyre bashkëshortore duke u larguar nga rutina dhe monotonia e jetës bashkëshortore. Edhe pse rolin më të madh duhet ta luaj gruaja me ngacmimet e saja femërore, por gjithashtu edhe burri ka rolin e tij të rëndësishëm në këtë aspkekt.
Mejrihan Muhsin
Përktheu:
Nehat Hyseni
27 Mars 2007