Këshilla për bashkëshortin!
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Vëlla i nderuar,ki parasysh këto këshilla:
1. Frikësohu Allahut në lidhje me gruan. Ajo është një amanet që Allahu ta ka dhënë ty. Allahu do të të pyes ty në Ditën e Gjykimit se si je sjellë me të. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: "Grave i këshilloni mirësi." Muttefekun alejhi.
Ndërkaq ka ndaluar që t'i bësh padrejtësi femrës: "Mos i bëni padrejtësi dy të pafuqishmëve; ata janë:jetimët dhe gratë". E transmeton Amedi dhe Ibën Maxhe me zinxhir të mirë.
2. Sillu me sjellje të bukur dhe ki huqe të mira. Muhamedi salAllahu alejhi ue selam) ka thënë: "Besimtari mos e urrejë besimtaren sepse nëse nuk i pëlqen një gjë, do t'i pëlqejë një gjë tjetër." Muslimi.
3. Ji i durueshëm dhe i kuptueshëm. Njeriu më i mirë është ai që arrin të përfitojë edhe nga kënaqësia e një momenti të vetëm.
4. Ji xheloz ndaj bashkëshortes por mos bëj hamendësime të kota. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: "A po habiteni me xhelozinë e Sa’dit?!
Falënderuar qoftë Allahu që unë jam më xheloz se ai. Ndërsa Allahu i Madhëruar është më xheloz se unë." Muslimi.
Sillu me kujdes dhe i vëmendshëm ndaj veprimeve të gabuara të saj.
5. Harxho për bashkëshorten në një formë të pëlqyeshme dhe të bukur pa e tepruar dhe pa neglizhuar. Allahu i Madhëruar thotë: "Mos e shtrëngo dorën, as mos u bëj dorëshpuar e të mbetesh i qortuar dhe i mjerë." Isra, 29.
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem kur u pyet se cilat janë të drejtat e bashkëshorteve ndaj nesh ai tha: "Ta ushqesh me atë që ushqehesh vetë, ta veshësh me rroba, të mos i sillni në fytyrë, të mos e urresh atë dhe mos ta braktisësh atë jashtë shtëpisë e të largohesh". Ahmedi dhe Ebu Daudi.
6. Mëso se si duhet të sillesh me bashkëshorten gjatë periudhës së sajë të menstruacioneve dhe lehonisë, e nëse ajo nuk di në lidhje me këtë, atëherë mësoja edhe asaj.
7. Dije se nuk është e lejuar që të kryesh marrëdhënie intime me femrën e cila është me mentruacione. Kur femra ndodhet në këtë gjendje vepro atë që është e njohur, por mos shko me të nga mbrapa. Sepse një mashkulli i është lejuar që të shkojë me bashkëshorten vetëm në rrugët të cilat janë të lejuara. Ndërsa shkuarja me të kur ajo është me të përmuajshmet është HARAM.
8. Sjellja që duhet të kesh kur të kryesh marrëdhënie me bashkëshorten është si më poshtë:
Marrëdhënia duhet të fillojë me Bismil-lah, para se të fillosh marrëdhënien duhet që të puthësh bashkëshorten, ta përqafosh atë, ta ledhatosh atë dhe të bësh lojëra dashurie. Kjo sjellje është e nevojshme si për bashkëshortin, por edhe për bashkëshorten.
Mashkulli nuk duhet që të shpejtojë gjatë kryerjes së marrëdhënies, se edhe femra duhet që të kënaqet. Një person nëse do të kryejë marrëdhënie përsëri me bashkëshorten e tij, ai duhet të lajë organin gjenital dhe të marrë abdes.
9. Bëj kujdes e mos ia zbulo të tjerëve të fshehtat martesore. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Njerëzit më të këqinjë ne Ditën e Gjykimit do të jenë ai burrë dhe ajo grua që i tregojnë sekretet e njëri-tjetrit njerëzve". Muslimi.
Kur janë pyetur personat e devotshëm në momentin e ndarjes përse dëshiron të ndahesh prej saj: Janë përgjigjur: "Se personi i mençur nuk e zbulon sekretin". Dhe kur janë pyetur pas ndarjes se përse është ndarë nga bashkëshortja janë përgjigjur: "Ç'më duhet mua të flas për gruan e tjetër kujt".
Përktheu: Muhamed Pashja