Këshilla pë ty...
بسم الله الرحمن الرحيم
https://2img.net/r/ihimizer/img141/47/75379559.gif
Përgaditu për më të rëndën dhe do të përfitosh ndjenjën e lehtësimit.
Mos u bëj ankuese e bezdisshme dhe e tepërt.
Nuk i takon njeriut të humbasë gjymën e jetës në armiqësi.
Numëro dhuntitë e All-llahut xhel-le xhelaluhu në vend që të numërosh dëshprimet dhe lodhjet e tuaja.
https://2img.net/r/ihimizer/img42/3293/33379569.gif
https://2img.net/r/ihimizer/img42/3293/33379569.gif
السلام عليكم ورحمة الله وبراكاته
Frikësoju vetëm All-llahut(subhane we teala) dhe dije se një ditë do te japësh llogari para Tij.
Kërko nga All-llahu(subhane we teala) falje mëkatesh se Ai pranon pendimin, por të jesh e vendosur se më nuk do t'i përsërisësh gabimet.
Dije se All-llahu(subhane we teala) vëzhgon çdo hap tënd.
https://2img.net/r/ihimizer/img51/419...q3tu318ut7.gif
https://2img.net/r/ihimizer/img98/134...cho8eb9ue8.gif
Mëso sa më shpejt të falesh (nëse akoma nuk din) dhe filloja të falurit, sepse ky është një ndër kushtet për të qenë muslimane. Me anë të të falurit do ta pastrosh shpirtin dhe trupin, e nga ana tjetër nuk do të të ngelë kohë për gjëra të kota.
https://2img.net/r/ihimizer/img101/4745/556r.gifhttps://2img.net/r/ihimizer/img101/4745/556r.gif
Lexoje Kur'anin sa më shpesh që të njohtohesh me urdhërat dhe ndalesat e All-llahut(subahne we teala). Gjithashtu lexo libra që përmbajnë Hadithe të vërteta (fjalë të Muhammedit salAll-llahu alejhi we sel-lem) sepse këto më së miri e shpjegojnë Kur'anin.
https://2img.net/r/ihimizer/img101/8757/71301553.gifhttps://2img.net/r/ihimizer/img101/8757/71301553.gif
https://2img.net/r/ihimizer/img12/5071/bbbk.gif
Ruaju nga mendjemadhësia, se mendjemëdhenjtë i urren çdo njeri.
Mos gënjej, mos përqesh dhe mos u bë dyftyrësh, se këto ta nxijnë nderin, ndërsa i bën njerëzit që ta humbin respektin ndaj teje.
Asnjeherë mos u bë kokëfort dhe mos hy në konflikt me shokët, por nëse vjen deri te konflikti sillu sa më butë (ashtu siç i përngjan një muslimani) se vetëm në këtë mënyrë mund të ngadhnjesh.
https://2img.net/r/ihimizer/img42/6130/47645211.gif
https://2img.net/r/ihimizer/img63/737...kyb53hodam.gif
Mos përgojo (kjo bëri kështu, ajo bëri ashtu) qoftë edhe nëse je në të drejtë dhe mos paragjyko, sepse shpesh këto janë mëkate dhe traditë e injorancës.
Bëhu e drejtë dhe e vendosur, stabile në qëndrimet e tua, por kur ta shohësh se ke gabuar, pranoje haptazi.
Kurre mos shpif. Shpifja është është mëkat edhe më i madh se përgojimi.
https://2img.net/r/ihimizer/img63/737...kyb53hodam.gif
https://2img.net/r/ihimizer/img197/3672/90623650.gif
Pranoje të vërtetën pa marrë parasysh se kush ishte thënësi i saj, i vogël apo i madh, dhe ruaju nga kokëfortësia dhe mendjemadhësia!
Nxito në punët e mira sepse do të shpërblehesh dhe do të arrish shpërblimin [sevapin] e të gjithë atyre që marrin mësim prej teje!.
Praktikoje faljen e namazit në xhami, me kohë dhe me xhemat, e veçmas namazin e jacisë dhe atë të sabahut!