Këshilla për bukurinë
Këshilla për bukurinë
Për buzë atraktive
Fol fjalë të ëmbla.
Për sy të bukur,
Kërkoje të mirën në njerëz.
Për shtat të hedhur,
Ndaje ushqimin me të varfërit.
Për flokë të bukura,
Lëre fëmijën t’i ledhatojë ato një herë në ditë.
Për drejtpeshim,
Ec me të diturit se kurrë nuk do të ecësh vetë.
Njerëzit duhet të përtërihen, të rigjallërohen, dhe të përmirësohen;
Kurrë mos u inatos me askend!
Përkujto, nëse të duhet ndonjëherë një dorë ndihmëse, do ta gjesh në fund të krahut tënd.
Kur të plakesh, ti do të zbulosh se ke dy duar; njërën për t’i ndihmuar vetes, tjetrën për t’iu ndihmuar të tjerëve.
Bukuria e gruas nuk është në rrobat që i vesh,
Trupin që ka, ose mënyrën që ajo i kreh flokët.
Bukuria e gruas duhet të shihet në sytë e saj
Sepse ata janë pasqyrë e zemrës së saj, vendi ku dashuria jeton.
Bukuria e gruas nuk është në kozmetikën e saj,
Por bukuria e vërtetë e gruas reflektohet nga shpirti i saj
Është dashamirësia që ajo me zemër dhuron,
ndjenja që ajo tregon.
Dhe, bukuria e gruas, me kalimin e viteve, vetëm rritet!