Pse duhet që ti, një i ri mysliman, të ndihmosh për të sjellë njerëzit më afër Allahut?
Në fund të fundit, ti ke luftërat e tua personale me të cilat duhet të merresh: të provosh t’u shpjegosh mësuesve të ashpër pse falesh, diskriminimin ndaj mbulesës (hixhabit), të ngrihesh në klasë kur profesori sulmon Islamin, të merresh vesh me prindërit të cilët mendojnë se je çmendur për shkak se po e rrit mjekrën, apo të gjitha vështirësitë e tjera me të cilat ballafaqohet një numër i të rinjve të cilët janë praktikues të Islamit ?
Islami kurrë nuk ka qenë i destinuar të bëhet një besim individual, i rezervuar për “disa të zgjedhur”. Myslimanët e kanë për detyrë të shpërndajnë fenë, dhe rinia e cila e praktikon Islamin, qofshin fillestarë, aktivistë ose udhëheqës duhet të luajnë një rol vendimtar.
Allahu i ka vendosur ata në një pozitë në të cilën ndoshta askush tjetër nuk është, ata kanë mjete dhe mënyra për të komunikuar me shokët e tyre, ata kanë një kuptim të asaj nëpër çfarë janë duke kaluar plus ata kanë udhëzimin e Islamit. Ai që është shoku yt i fëmijërisë, i cili kalon të Premtet më tepër në çarshi se sa në Xhami, apo shoku yt i klasës i cili është mysliman me emër dhe din vetëm se “myslimanët nuk e hanë mishin e derrit” kë do të dëgjojë: Imamin e mirë të Xhamisë që do të tmerrohet kur sheh mënyrën se si ata vishen dhe flasin apo ty që je rritur me ta, ke bërë shaka me ta, apo i sheh ata çdo ditë në shkollë?
Përgjigja është e qartë: ty.
Mos u frikëso. Këtu janë disa këshilla dhe informata të cilat mund t’ju ndihmojnë nga myslimanët e tjerë, shumë prej të cilëve kanë kaluar nëpër to dhe i kanë praktikuar:
Këshilla 1: Bëje qëllimin tënd të sinqertë
Gjithë punën ne duhet të përpiqemi ta bëjmë për hir të Allahut. Kjo përfshin obligimin e afrimit të dikujt tek Allahu. Sigurisht kjo nënkupton se nuk duhet të lidhet me arrogancë, duke menduar se ti je mësuesi dhe gjithë të tjerët duhet të ndihen me fat se ti ke filluar një fushatë për ti shpëtuar ata. Shpëtimi vjen nga Allahu. Bëj lutje dhe përpjekje të sinqerta dhe kujto se Allahu mundet gjithashtu të të largojë nga rruga e drejtë nëse Ai dëshiron (kërkojmë mbrojtje tek Allahu prej saj).
Lexo dhe kupto ato kaptina të Kur’anit të cilat flasin se si të Dërguarit e prezantonin mesazhin te popujt e tyre. Lexoje Siren (nga disa libra të mira të sires) që të shohësh pikërisht se si i Dërguari Muhammed, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, solli Islamin tek aq shumë njerëz të ndryshëm, përfshirë edhe të rinjtë.
Po ashtu, bisedo me punonjësit e daves, dhe kërko manualet të cilat mund t’i kenë shkruar ata, sikur libri i Jahja Emerik “Si t’ju tregojmë të tjerëve për Isl amin ”.
Këshilla 4: Fol me njerëzit sikur vërtetë nuk i njeh ata
Mos pandeh se e njeh dikë vetëm duke shikuar në të. Ti nuk mund ta dish se vajza myslimane e cila ecën nëpër korridoret e shkollës sikur të ishte në një shfaqje mode nuk është dikush me të cilën mund të flasësh për Allahun sepse ajo duket sikur snob. Apo që djalimysliman të cilin kurrë nuk e ke parë në xhuma në universitetin tënd është një “mysliman i keq”. Realisht ndoshta ai kurrë nuk e ka mësuar Islamin dhe nuk ka asnjë ide se çfarë rëndësie ka në Islam falja e të premtes, veçanërisht për burrat myslimanë.
Këshilla 5: Buzëqesh
A e ke ditur se i Dërguari ka qenë bujar në buzëqeshje? Por shumë myslimanë “praktikues” duken sikur kanë “fytyrat e tyre të përmbysura” siç tha një herë një ligjërues – vetullngrysur dhe serioz.
Të buzëqeshësh, të jesh i sjellshëm dhe i këndshëm janë pjesë të zakoneve të të Dërguarit, të cilat duhet t’i përdorim në jetët tona të përditshme. Nëse dëshirojmë t’i afrojmë të tjerët në Islam, duhet të bëhemi vetë të afrueshëm. Buzëqeshja është çelësi i kësaj.
Por vërejmë se të jesh i afërt nuk nënkupton të jesh flirtues me gjininë tjetër. Ka disa rregulla islame të cilat duhet respektuar se si burrat dhe gratë duhet të sillen me njëri-tjetrin. Daveti nuk është justifikim që të kesh biseda të gjata dhe personale dhe takime për shembull me gjininë tjetër. Organizo një sistem ku dikush që shpreh interesim për Islamin është duke iu referuar dikujt prej gjinisë së njëjtë.
Këshilla 6: Merr iniciativën dhe shoqërohu me ta
Ndërmerr hapin e parë dhe fto dikë me të cilin mund të kesh folur disa herë që të uleni në drekë së bashku, për të shikuar një ndeshje sporti apo ftoji ata për iftar në Ramazan. Gjithashtu, ndani vështirësitë, brengat dhe mërzitjet. Ndihmoji me detyrat e shtëpisë, bëju krah për të qarë kur e godet depresioni, apo thjesht kur shoku yt është i mërzitur, diskuto problemet e zakonshme dhe MBAJI SEKRETET E TYRE. Ekzistojnë disa gjëra që e bezdisin si vjedhja dhe goditja pas shpine. Por një shënim i rëndësishëm: nëse problemi është i natyrës serioze, (p.sh. shoku juaj po mendon të bëjë vetëvrasje apo është duke marrë drogë) njofto dhe konsulto menjëherë një të rritur.
Këshilla 7: Tregoju atyre se Islami është i përshtatshëm sot, për këtë vend dhe për këtë kohë
Të rinjtë mund të mendojnë se Islami është “i dalë mode” dhe nuk përshtatet me kohën moderne. Vërtetoje se kjo është e gabuar. Tregoji se Islami është vërtetë lidhje me Allahun, gjë që çdo qenie njerëzore mund ta praktikojë, në çdo vend, në çdo kohë. Allahu është gjithmonë më afër jush se sa damari i qafës dhe Ai dëgjon dhe di çdo gjë. Inkurajoi shokët që të kërkojnë ndihmën e Allahut gjatë testeve, provimeve, dhe në zgjidhjen e problemeve të shtëpisë me prindërit dhe vëllezërit e motrat. Gjithashtu përmend se si Islami lidhet me adoleshentët: Islami të jep fokus dhe kuptim se kush je dhe ku je duke shkuar, gjë që nuk e bën pjesa më e madhe e “kulturës rinore” .
Këshilla 8: Përfshiji edhe ata në punën vullnetare me ty
Nëse je i përfshirë në bashkësi, merre shokun të të ndihmojë. Kërko nga ata të bëjnë një fletushkë për një ngjarje të grupit tuaj të të rinjve apo ide për rreth aktiviteteve që do të mbahen këtë vit shkollor. Kjo përfshirje iu mundëson atyre të ndihen pjesë e bashkësisë myslimane dhe e thellon shoqërinë tuaj, pasi që tani ju jeni duke punuar bashkë në diçka të dobishme për të dy. Sigurohu që t’i falënderosh ata për kontributin e tyre.
Këshilla 9: Pyeti ata 4 pyetje kryesore
Përderisa shoqërimi juaj rritet, do t’i përcaktosh pikat ku bisedat tuaja mund të bëhen më serioze. Mund të diskutoni, p.sh. synimet dhe planet për të ardhmen.
Rekomandohen katër pyetje për t’iu drejtuar atyre që mund t’i orientojnë temat për tek Allahu dhe Islami:
Ku jam duke shkuar në jetë dhe çfarë do të më bënte vërtetë të lumtur thellë në shpirt?
Çfarë besoj unë?
Kujt duhet t’i jem mirënjohës?
A kam mbërritur këtu ku jam sot pa ndihmën e dikujt?
Këshilla 10: Thekso faljen e pesë kohëve në ditë para çdo aspekti tjetër të Islamit
Lidhja e një njeriu me Allahun, në baza ditore, është përmes faljes pesë herë në ditë. Mos thekso ndonjë aspekt tjetër të Islamit derisa shoku juaj fillon të bëjë përpjekje të vërteta për tu falur pesë herë në ditë. Thekso lidhjen e drejtpërdrejtë që dikush mund të ketë me Allahun në namaz. Nëse ata ballafaqohen me një problem, thuaju të falen, dhe të kërkojnë ndihmën e Allahut në Namaz dhe jashtë tij. Kur ka mundësi, provo që të faleni bashkë gjatë “shoqërimit tuaj”. Nëse shoku juaj fillon të falet, që është hapi i parë për tek aspektet e tjera të Islamit si lënia e mal lkimeve, trajtimi i prindërve me respekt apo veshja në mënyrë islame.
Këshilla 11: Ndihmo rrënjosjen e besimit tek të rriturit
Të rriturit, konsiderohen si idiotë të paaftë nga “kultura rinore”. Detyra jote si një i ri mysliman është të ndihmosh kthimin e tablosë në këtë besim fals dhe jo Islam. E gjitha çfarë duhet të bësh është kjo: kur një i rritur mysliman bën diçka të mirë (p. sh. shpëton jetën e dikujt, dhuron para për një çështje të meritueshme, Imami jep një fjalim të mirë, duke u kujdesur për familjen e tij/saj) e sjell atë në një drejtim të bisedës suaj me shokun tuaj dhe lavdëron të rriturit të cilët ishin vënë në dyshim. Duke e bërë këtë rregullisht mund të ndryshojë jo vetëm perspektivën e shokut tuaj, por mund t’i udhëheqë ata që t’i shohin prindërit e tyre në një mënyrë më të respektueshme.
Këshilla 12: Mbështeti ata madje edhe kur a ta bëhen më praktikues
Mbaj mend, vetëm se një njeri ka filluar praktikimin e Islamit më rregullisht, kjo nuk do të thotë se çdo gjë tash e tutje do të jetë në rregull. Do të ketë akoma kohë të vështira, vështirësi. Mund të ketë kohë kur shoku juaj ka dyshime rreth praktikimit të Islamit kohën e fundit. Qëndro aty që ti ri-sigurosh ata.
Marrë nga:
www.islamway. com
përktheu: Besnik Abrashi