Ilaqi qe do ta qetësojë zemrën dhe largojë brengën dhe nervozën
Ky ilaq fitohet me ngrenien e vetem asaj qe eshte hallall, me devotshmeri, duke u larguar nga ajo qe eshte mekruh, me largimin e mendimeve negative, mbajtjen e ndjenjave nen kontroll, me sjellje te urte, ruajtjen e sekreteve me kujdes dhe duke kerkuar nga All-llahu i Lartesuar të na mbroje prej epsheve tona dhe shejtani yne.
Bilali ka thene: "Keto te keqija jane evituar nga ju me ane te namazit te nates,sepse kjo ka qene tradite e njerezve te mire para jush. Kjo ju ndalon nga punet e keqija dhe ju afron tek All-llahu xh.sh, i shkaterron punet e keqija dhe nga trupi e largon semundjen". Kete hadith e transmeton Tirmidhiu.
Thuhet se nje dite Zun-Nuni ka kaluar prane disa mjekeve te cilet ishin te rrethuar me nje grup te madh njerezish,burra dhe gra qe ne duar mbanin shishe me urine. Mjeket u preferonin ilaqe ne baze te semundjes qe kishin. Ai iu afrua nje mjeku, e pershendeti dhe i tha: "All-llahu te meshirofte, te lus te me japesh ilaq kunder puneve te keqija". Mjeku e uli koken dhe heshti nje ore, e pastaj i tha:"Nese ta shkruaj ilaqin,a do te ma dhurosh kujdesin dhe kuptimin tend?". Zun-Nuni ju pergjegj pozitivisht.
Mandej mjeku i tha:"Merre rrenjen e skamjes dhe perzije me endin e durimit dhe Terminalia chebulen e nenshtrimit dhe te kujtuarit e All-llahut, se bashku me Tamarindus indiken e perulesise,embelsine e sinqeritetit, ravenin e pastertise dhe fese. Tere kete fute ne kazan ku nuk ka pune te keqija, e nen te ndize zjarrin e perkushtimit, derisa ne siperfaqe nuk paraqiten shenjat e urtesise. Kur te lajmerohen, deboi neper siten e kujtimit dhe kulloje ne goten e pranimit. Kete ftohe duke madheruar All-llahun xh.sh. Kur te ftohet, pije kete leng dhe shijoe punen pa gjerat qe jane brenda tij. Pas kesaj, kurre me nuk do te biesh ne pune te keqe".
Pra, zemren sherojeni me keto ilaqe, siq e sheroni trupin me ato ilaqe dhe ne kete menyre do te kenaqeni me shendetin e mire ne te dy botet.