- Mos kërko që jeta të mbetet sipas
qejfit dhe dëshirës tënde, se nuk do t’ia arrish. Ajo i lodh ata që
luajnë në ditët e saja, është tmerr i të gjallëve, e përzier me të
pakëndshme, shpesh të turbullon, por, sërish s’të lëshon, në të ditët
...një pas një i jeton. Mos kërko se nuk mund të gjesh prind, grua, shok,
banesë, a punë, që të mos ketë diçka që ta prish lumturinë e ta humb
njerëzinë. Dhe nëse mbetesh në dhëmbët e mprehta të jetës, përpiqu të
lëshosh ujin e ftohtë mbi nxehtësinë e së keqes. Kështu deshi All-llahu
që të jetë e të mbetet kjo botë, e cila grumbullon dhe bashkon dy të
kundërtat, qofshin ato lloje, grupe a mendime. Dëm - dobi, ndreqje-
prishje, gëzim - pikëllim, sëmundje - shërim, qeshje- qarje... Pastaj e
gjithë e mira, gëzimi e mirësia bashkohen të pastërta në Xhennet, dhe e
gjithë e keqja, prishja, e mërzia mblidhen në Zjarr. “Kjo botë është e
mallkuar, e mallkuar është çdo gjë që gjendet në të përveç përmendjes së
All-llahut dhe asaj që i gjason dhe përveç dijetarit dhe
nxënësit.”(Hadith). Pra, jeto ashtu si je dhe mos vrapo pas të
rrejshmeve dhe iluzioneve, por ngrihu në botën e idealeve, pranoje botën
si është mos kërko përsosmëri në asgjë, ajo i takon vetëm All-llahut.
Mos kërko bashkëshorte të plotësuar e të përsosur nga të gjitha anët:
”Mos ta urrejë besimtari besimtaren nëse sheh në të diçka që se pëlqen,
ngase nëse s’i pëlqen ndonjë virtyt i saj, i pëlqen ndonjë virtyt
tjetër.”(Hadith).
Ti kërkon një person të kultivuar që s’ka
defektë. E përhap vallë një aloe aromën pa nxjerrë tym?
Marr nga
libri:"Kodi enigmatik i universit" Eroll Velija