A e njeh dikush më tepër njeriun se sa Ai që vetë e ka
krijuar?
A thua a i lejohet njeriut që t'i largohet dhe mos t'i përmbahet asaj që i ... ka zbritur atij dhe për të (Kur'anit)?
Me të vërtetë All-llahu njeriut i ka dërguar - shpallur qindra libra përmes pejgamberëve, secili brez i a ka zbritur atë që është e dobishme për të, që përkon me atë dhe që e mbronë.
Libri i fundit i shpallur është Kur'ani famëlart, fjala e All-llahut xh.sh.,Zoti i të të gjitha botëve. Ky libër i është shpallur pejgamberit të fundit, udhëheqësit tonë (prijësit), njeriut më të sinqertë dhe më besnik, Muhammedit a.s. Këtij libri muslimanët e parë i janë përmbajtur në përpikëri. Për atë shkak, jeta e tyre ka qenë kënaqësi e lumturi, bollëk e bujari, sëmundjet kanë qenë larg prej tyre, kanë qenë të mbrojtur dhe të shëndoshë, për shkak
se ata janë përmbajtur ilaçit (Kur'anit) të cilin All-llahut e ka zbritur për ata dhe për ne, dhe për të gjithë brezat deri në Ditën e Gjykimit.