Në Islam gjeta përgjigjen e pyetjve të mia
Për te gjitha pyetjet qe i kisha në kokë, per jeten dhe vdekjen, gjeta pergjigje te plota në Islam.
Francezja Silvia Feuzi tregon:
"Kam jetuar në Paris, kam studiuar inxhinirinë kimike, në të cilen lëndë kam arritur postin e magjistrit... Përgatitsha per disertacionin doktoraturës. Edhe pse jetoja jetë komode dhe posedoja post te lartë shkencor, gjithmonë isha e mërzitur...
Jetoja në krizë me vetveten.
Islami nuk m'u paraqit me parë si fe e madhe, ngase mjetet e informimit, jepnin fotografi jo të vërteta per Islamin, e paraqitnin si ide e cila nuk meriton te mendohet rreth saj, e as që meriton te nderohet. Thonë se Kur'anin e ka shkruar Muhammedi, sal-all-llahu alejhi ve selem, dhe se Islami eshte fe e shpates dhe e luftës, kurse gruaja muslimane eshte robërshë e burrit.
Kisha nje shoqe cila u martua me nje musliman arab... Normalisht, kjo martesë nuk u pëlqeu shumicës qe ishin rreth nesh të cilët ksihin qendrim ekstrem ndaj Islamit. Nepermjet kësaj familje, fillova ta njohë Islamin, nje njohje e vërtetë. Për te gjitha pyetjet qe i kisha në kokë, per jeten dhe vdekjen, gjeta pergjigje te plota në Islam. Shpreha dëshminë dhe e pranova Islamin. U martova me inxhinierin Muhammed Fuziun dhee linda Omerin dhe Husejnin. Jam shumë e gezuar kur shoh fëmijen tim te vogel, i cili ende nuk ka mbushur shtatë vjet të plota, qe e kupton Islamin.
Erdha ne Kajro krenare me Islamin tim... Gjithmonë falenderoj Allahun qe me udhëzoi ne Islam, dhe di vleren e kesaj feje për cdo pjese të jetes sime, mirëpo për fat te keq, disa musliman qe kane lindur muslimanë nuk e dinë vleren e Islamit dhe e vonojnë njohjen me fene e tyre, nuk veprojnë sipas urdhrave te kesaj feje, as qe largohen nga ajo qe i ka ndaluar kjo fe duke thene: besimi eshte ne zemer e jo ne pamje... Ndjej dhimbje te madhe kur i deegjoj keto fjale.
Motrës musliman i drejtohem me keto fjale te thjeshta: Nese ke femijë, te cilin e do, vallë nuk e shpreh këtë dashuri... duke u kujdesur per te dhe duke mbetur pa gjumë per te qene ai i qetë, ose dashuria jote ndaj tij eshte vetëm frazë dhe ndjenjë ne gjoksin tend, pa vepra? Pra, nese dashuria jote ndaj ndokujt duhet te shnderrohet ne veper, vallë Ai qe na ka krijuar dhe na ka dhene begati te shumta, nuk meriton ta argumentojme dashurine tone ndaj Atij duke vepruar urdherat e Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij?! Besimi është një gjë qe fle ne zemer te cilen e verteton puna...
Arta Mema, përzgjodhi nga libri "Gruaja dhe Familja"