Gëzohu nënë , e gjeta nusë
Këtë tregim e rrëfejn dijetarët sikurse Ebu Xhafer el Lubana. Ai tregon:
Tregohet se një nga grat e mira të Basrës ka qenë edhe Umm Ibrahim el Hashimi.Në atë kohë armiqët e Islamit e patën sulmuar një nga qytetet e muslimanëve,ashtu që njerëzit kanë qenë të nxitur për Xhihad. Abdul Uahid bin Zejd el Basri mbante ligjerata duke i nxitur për Xhihad ndërsa ndër ata që ndëgjonin ishte edhe Umm Ibrahimi, në mes tjerash nga gjërat që fliste Abdul Uahidi ishin edhe hurijat (grat e xhennetit ) Umm Ibrahimi u ngrit e i tha Abdul Uahidit ; Ti e njeh djalin tim Ibrahimin dhe e din që atë e dëshirojn njerëzit e ngritur nga Basra për vajzat e tyre, por unë nuk jam pajtuar për asnjërën nga ato.
Por më pëlqen ajo vajzë që ti e përshkruan dhe kisha qenë e lumtur kur kisha pasë mundësi ta martoj me djalin tim. A ke mundësi, të lutem prap ta përshkruash?''
Abdul Uahidi atëher e thoshte poezin duke i përshkruar hurijat. Umm Ibrahim tha;'' Dëshiroj që djali im ta martoj këtë vajzë dhe i jap 10 000 dinar për mehrin e saj ndërsa ti merre me vete në ushtri. Mund që të bie Shehid dhe që të ndëmjetesoj për mua në Ditën e Gjykimit.
Abdul Uahidi tha;''Nëse vepron ashtu ,kjo do të jetë fitore e madhe për ty dhe për djalin tënd.''
Pastaj ajo e thirri djalin e saj në mesin e atyre që ndëgjonin .Ai u ngri dhe tha'' Po nënë.''Ajo tha ;''Aje i kënaqur që ta martosh njërën nga këto vajza me kusht që tia japësh Allahut shpirti tënd?''Ai u përgjigj ;''Po.Jam tejët i kënaqur'' Atëherë ajo tha;''O Allah,Ty të kam Dëshmitar se e kam martuar djalin tim me këtë vajzën nga Xhenneti me kusht që ta jap shpirtin e tij për TY.
Mandej ajo shkoi dhe i solli 10 000 dinar dhe ia dha Abdul Uahidit duke i thënë; ''Ky është mehri i saj. Merre dhe harxhoje për rrizkun e muxhahidëve.''
Pastaj e bleu një kali të mirë për djalin e saj dhe e armatosi. Kur ushtria u nis Ibrahimi dual së bashku me recituesit e Kuranit duke recituar; (Et-Teube,111).
Kur Umm Ibrahimi e përshendeti djalin e vetë e këshilloi: "Të jesh i kujdesëshëm dhe mos lejo që Allahu të shoh diqka të keqe në ty."Atëherë e përqafoi duke i thënë: InshAllah Allahu asnjëherë nuk na ndan përveq se në Ditën e Llogaris."
Abdul Uahidi tregon : Kur kemi arrit te territoret e armikut dhe kur njerëzit janë thirrur të luftojn Ibrahimi ka qenë në rendin e parë dhe ka mbytur shumë armiq, por pastaj e rrethuan dhe e mbytën. Kur u këthyem ju thash ushtarëve të mijë mos ti thonë asgjë nënës së tij derisa ti tregoj unë. Kur hymë në Basër më takoi dhe më pyeti: "A e pranoi Allahu dhuratën time në mënyrë që të mund të gëzohem apo e refuzoi e pastaj të qaj.?
Unë i thashë:'Allahu e pranoi dhuratën tënde dhe djali yt ra sikurse Shehid. Ajo pastaj i ra Allahut në sexhde për ta falenderuar Allahun dhe tha:'Falenderimet të takojn Ty o Allah që e pranove dhuratën time. Ditën tjetër erdhi tek ne në xhami dhe më tha:"E kam parë mbrëmë në ëndërr Ibrahimin djalin tim.Qëndronte në një kopsht të bukur i veshur me rroba të gjelbërta ,ishte ulur në një fron prej margaritari dhe në kokë e kishte një kuror.
Më tha: "Gëzohu nënë ! U martova me nusën time!