Komentim mbi " A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës?" [sure Maide :50]nga Ibn Kethiri
Burimi: Tafsiri i Ibn Kethirit (shkurtim), Vëllimi 3, faqe 202-203 – prej gjuhës angleze
Nga mirësia e: Islaam.com
"A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut? [El-Maa'idah (5): 50]
All-llahu i kritikon ata që injorojnë urdhrat e All-llahut të cilat përfshijnë çdo lloj gjëje të drejtë e të mirë dhe i ndalon nga çdo gjë e keqe, por ata i referohen më mirë mendimeve, dëshirave dhe zakoneve që i shpikën vetë njerëzit, të cilat nuk kanë bazë në fenë e All-llahut. Gjatë kohës së xhahilijetit (injorancës), njerëzit mësuan që t‘i përmbahen drejtimeve të këqija dhe injorancës që ata kishin shpikur nga mendimi absolut dhe epshet. Tatarët (Mongolët) u pajtuan me ligjin që ata e trashëguan nga mbreti i tyre Xhinkiz Khan, i cili ka shkruar Jasikun për ta. Ky libër përmban disa vendime që rrjedhin nga fetë e ndryshme, si Judaizmi, Krishterizmi dhe Islami. Shumë prej këtyre vendimeve rrjedhin nga mendimet e tij dhe dëshirat e tij. Më vonë, këto vendime u bënë ligj i ndjekur midis fëmijëve të tij, duke preferuar atë në vend të Ligjit të Librit të All-llahut dhe Sunnetit të të Dërguarit të Tij, salAllahu alejhi ve selem. Prandaj, kushdo që e bën këtë, ai është një jobesimtar i cili meriton të luftohet kundër, derisa ai t‘i kthehet All-llahut dhe vendimeve të të Dërguarit të Tij, kështu që asnjë ligj, i vogël apo i madh, është i referuar përveç se ligji i Tij(Allahut). Allahu ka thënë:
" A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës…?”
Domethënë, ata e dëshirojnë dhe e duan këtë dhe injorojnë Gjykimin e All-llahut.
…po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut??"
Kush është më i drejtë në vendim se All-llahu për ata të cilët kuptuan Ligjin e All-llahut, dhe besuan në Të, të cilët janë të sigurtë se All-llahu është më I Miri në mesin e atyre që japin vendime, dhe se Ai është më i Mëshirshëm me krijesën e Tij sesa nëna me fëmijën e saj? All-llahu është i Dijshmi perfekt për çdo gjë, është në gjendje të bëjë të gjitha gjërat, dhe Ai është i drejtë në të gjitha çështjet.
Al-Hafiz Ebu el-Kasim Et-Tabarani shënoi se Ibn Abassi tha se i Dërguari i All-llahut, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë:
"Personi më i urryer tek Allahu është muslimani i cili kërkon rrugë të ditëve të injorancës dhe ai që kërkon të derdh gjakun e një personi pa arsye." [Et-Tabarani 10:374]
Buhariu shënuar nga Abu El Jemen transmetoi të njëjtin hadith me disa editime.[ Dath al-Bari 12:219]