A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush?
Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai e shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri saqë një grup i fuqishëm mezi bartnin çelësat e (pasurisë së) tij, e kur populli i vet i tha: “Mos u kreno aq fortë sepse All-llahu nuk i do të shfrenuarit!”
28:77. Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqija në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit.
Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, pse ti as nuk mund ta çashë tokën as nuk mund ta arrishë lartësinë e maleve.
Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.
Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet.
Ashtu që të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzohi tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse All-llahu nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve.