1. Kur hyn në namaz përkujto që qëndron para Zotit tënd, të Plotfuqishmit, i Cili i krijoi gjithësinë e pafund, Diellin dhe miliarda yje, Tokën dhe ty kaq të vocërr në te, ty i cili tani i drejtohesh Krijuesit Fuqiplotë (nëse vjen para namazit lexo pak Kuran apo hadithe që flasin për atributet e Allahut, Mëshirues, Madhështor dhe bujarinë e Tij - kjo do të përkujtojë para kujt do të qëndrosh).
2. Patjetër mëso kuptimin e sureve që lexon në namaz, mendo për këto, ngase kjo të ndihmon që më mirë të përjetosh namazin. Zemra jote le t’i përcjellë fjalët, ndërsa fjalët që të qëndrojnë prapa zemrës.
3. Mos u ngut kur hyn në namaz, por secilën lëvizje kryeje ngadalë dhe me përkushtim, sepse nëse ngutesh nuk ke dobi nga ky namaz.
4. Kur lexon nga Kurani në namaz, lexo ngadalë dhe zbukuroje zërin, sepse do të përjetosh një kënaqësi të veçantë, por të përkujtojë që përsëri të mendosh për kuptimin e ajeteve që lexon.
5. Mos harro se përjetimi me zemër i namazit është diç aq bukur sa nuk krahasohet me asnjë bukuri të dynjasë.
6. Qëndro në ruku më gjatë, mendo çfarë thuash dhe përkujto që je përulur para Krijuesit të Lartësuar, do të përjetosh diç të veçantë.
7. Sexhdeja është vërtetë diç mbinatyrore, qëndro sa më gjatë nëse ke kohë, sepse atëherë je më së afërmi Zotit tënd. Është gati e pamundur e që të mos ndiesh lumturinë, qetësinë dhe kënaqësinë e veçantë. Do të ndiesh lidhjen e fuqishme me Zotin e botëve.
8. Lufto me shejtanin e mallkuar, dhe lëre kohën, mundohu të koncentrohesh në atë që lexon dhe përkthimin e saj, sepse shejtani pandërprerë vjen me cytje me të cilat dëshiron të largojë nga mendimi në namaz.
9. Ke ndërmend që siç qëndron para Allahut në namaz, kështu do të qëndrosh para Tij në frikën e madhe të ditës së Gjykimit, andaj përgatitu për atë ditë duke plotësuar namazin me sinqeritet dhe përkushtim në mënyrë që qëndrimi para Tij në ditën e llogarisë përfundimtare të jetë më i lehtë.
10. Largohu nëse je në gjendje të falesh në gjendje të lodhur, sepse atëherë shejtani në këtë gjendje shumë më lehtë hudh cytjet e tij.
11. Fale namazin sa më shpesh me xhemat, sepse atëherë bereqeti dhe shpërblimi është më i madh.
12. Mos u pikëllo dhe mos humb dëshirën nëse namazin nuk e përjeton, sepse kjo vërtetë është vështirë, por ano të lartësohesh në namaz për të kuptuar dhe njohur përse Pejgamberi ynë s.a.v.s. ka thënë që lumturia më e madhe e tij në dynja ka qenë namazi.
Burim Sherifi