Disa nga hadithet sherif me ane te te cilave Resulullahu s.a.v.s na ka informuar per te ardhmen:
* Do te vije nje kohe te cilen njerzit do te mendojne vetem, per parane, nuk do mendojne per hallalet dhe haramet.
* Ryshveti do te jepet nen emrin dhurate, do te vriten njerez te pafajshem per nje kercenim
* Do te dalin genjeshtare qe do te thoe se jane pejgambere, nuk ka pejgamber tjeter pas meje.
* Kur te thuhet hadith i imi,"do te thone Resulullahu nuk thene keshtu, prandaj shini Kur'anin!"do te me bejne genjeshter.
* Do te dalin njerez qe do te thone, nuk pranoj deshmi tjeter pervec Kuranit.
* Ajetet qe kane zbritur per kafiret do ti perdorin si deshmi per te poshtruar muslimanet.
* Synneti do te duket i keq si bid'at, bid'ati do te pelqehet si suneti, ai qe ndjek sunnetin do te duket i cuditshem, do te ngelet vetem. Ai qe ben bid'ate do te ket shume shuke.
* Ata qe do te vijne me pas, do te fajsojne dijetaret per padituri.
* Nuk do mbeten me dijetare feje, injorantet do te mbahen per dijetare, do te marrin vendime pa qene te pergjegjshem, do te mundohen ti nxjerrin te gjithe nga rruga e drejte
* Ne xhami do te falen me teper se 1000 veta, mes tyre nuk do kete asnje besimtar.
* Dijetaret e fese do te marrin vendime sipas deshires se popullit, hallallit do ti thone haram, haramit hallal, do te perziejne fene me tregetine, do te bejne ate mjet perfitimi
* Njeriu fene dhe personalitetin e tij do te mbaje ne kembe vetem anen e parase kush nuk ka ar ose argjend, nuk do kete qetesi
* Ne haxh prijesit do shkojne per shetitje, te pasurit per tregeti, te varferit per te lypir, punonjesit e fese do shkojne sa per tu dukur.
* Bota do te prishet, te ndjekesh rregullat e fese do te jete po aq e veshtire sa te mbash zjarrin me duar.
* Cdo shekull do te jete me i keq se ai qe ka lene prapa, keshtu do vazhdoje te prishet deri ne diten e Gjykimit.
* I gjithe shqetesimi i njeriut do te jete ushqimi, nderi i tij mailli, kibla e tij femra, feja e tij paraja.
* Do te pushtohet Stambolli. Sa komandant i mire ai qe do ta pushtoje, sa ushtare te mire, ushtaret e tij.
* O Osman! Ti do te behesh halife, do te duan te ta heqin kemishen e prijesit, mos e hiq kurre! Ate dite do te jesh agjerueshem, do te besh iftar prane meje.
* Muzika do te perhapet kudo, forcat e ruajtjes se rendit do te shtohen.
* Njerezit do te behen shume manjake pas pastertise, di ti vene aq shume rendesi sa do ti kalojne edhe caqet e fese.
* Do te dalin pije alkoolike me emra te ndryshme, do te quhen hallall.
* Rritjes se qenit do ti jepet me shume rendesi sesa rritjes se femijes.
* N.q.s shtohen grate e kqija dhe perhapet zinaja ne popull, njerezit do te mbeten nen ndikimin e disa semundjeve ngjitese te panjohura me pare. N.q.s behet hile ne matje ose ne peshe do te kete veshtirese jetese.
* Do te shtohet anarkia dhe vdekja.
* Do te ngrihen ne detyre te paaftet.
* I pasuri do te respektohet vetem prej pasurise se tij, do te perhapet zinaja, do te shtohen femijet e paligjshem. Nuk do respektohen te moshuarit dhe nuk do tregohet meshire ndaj te vegjlive. Ujku do vihet prijes i deleve
* Nuk do bjere Kijameti pa u quajtur homoseksualizmi i lejuar nga feja.
* Nuk do te bjere Kijameti pa u shtuar termetet, mosmarrveshjet dhe krimet.
* Nuk do bjer Kijameti pa u bere te keqinjte te plotfuqishem.
* Njerezit do te bejne marredhenje intime me grate buze rruges.