islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
BUTESIA NE ISLAM !!! EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
542 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 542 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
BUTESIA NE ISLAM !!! Empty96%BUTESIA NE ISLAM !!! Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
BUTESIA NE ISLAM !!! Empty0%BUTESIA NE ISLAM !!! Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
BUTESIA NE ISLAM !!! Empty0%BUTESIA NE ISLAM !!! Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
BUTESIA NE ISLAM !!! Empty0%BUTESIA NE ISLAM !!! Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
BUTESIA NE ISLAM !!! Empty1%BUTESIA NE ISLAM !!! Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
BUTESIA NE ISLAM !!! Empty2%BUTESIA NE ISLAM !!! Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 BUTESIA NE ISLAM !!!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Burim-Sherifi
Imam-Aktiv
Imam-Aktiv
Burim-Sherifi


Numri i postimeve : 760
Data e regjistrimit : 02/05/2010
Mosha : 44
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

BUTESIA NE ISLAM !!! Empty
MesazhTitulli: BUTESIA NE ISLAM !!!   BUTESIA NE ISLAM !!! EmptyTue 3 Aug 2010 - 15:57

Butësia në Islam

Nga: Prof. Dr. Ahmed Omer Hashim

Nga gjuha arabe: Enes Koshi



S’ka dyshim se feja Islame është fe e butësisë, mirësisë dhe dashamirësisë. Ajo kërkon që njeriu të jetë i butë, i njerëzishëm dhe i mëshirshëm me vëllezërit e tij. E tërë jeta e muslimanit, besimi i tij, ibadeti i tij, morali i tij dhe marrëdhëniet e tij ndërnjerëzore duhet të jenë të ndërlidhura me butësinë. Me këtë cilësi, është dërguar krijuesa më e nderuar mbi sipërfaqën e tokës, zotëriu ynë, Muhammedi s.a.v.s., i cili kërkonte nga njerëzit të jenë të butë e të mëshirshëm ndërmjet veti. Ai i ftoi njerëzit në Islam me mençuri dhe këshilla të bukura ashtu siç e urdhëroi Allahu xh.sh. në Kur’an:

“Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira…!”[1]

Ajeti tjetër: “Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kur i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri…!”[2]

Allahu i Madhëruar na e bën të qartë pozitën dhe prestigjin e më të dashurit të Tij, Muhammedit s.a.v.s. dhe na tregon shkakun se përse njerëzit e deshtën dhe iu bashkangjitën radhëve të tij! Pra, ishte pikërisht mëshira dhe butësia e madhe e tij ajo që i përfitoi zemrat e njerëzve.

Dëgjoni se ç’thotë Allahu në Kur’anin famëlartë lidhur me të:

“Ti (o Muhammed) ishe i butë ndaj tyre, ngase Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do të shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në Allahun, se Allahu i do ata që i mbështeten!”[3]

Allahu i Lartmadhëruar na bën me dije në Kur’anin famëlartë se butësia është një veti me të cilën i kishte dërguar të gjithë Pejgamberët e Tij. Zoti i Plotfuqishëm i kishte urdhëruar me këtë cilësi dy Pejgamberët e Tij, Musanë dhe Harunin a.s., dhe i kishte dërguar tek faraoni i cili e kishte shpallur vetën zot duke thënë: …”Unë jam zoti juaj më i lartë!”[4]

Atëherë Allahu i Lartësuar i porositi dy të dërguarit e Tij:

“Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar. Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet!”[5]

Mirëpo, ata i kaploi një frikë se faraoni mund t’i ndëshkojë, andaj ju drejtuan Zotit të tyre me këto fjalë:

“Zoti ynë, ne kemi frikë se do të na ndëshkojë menjëherë ose do t’i kalojë kufijtë kundër nesh”. Ai (Allahu) tha: “Mos u frikësoni, se Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj (ç’do t’ju thotë) dhe shoh (ç’do të bën me ju)”.[6]

Kur’ani i Madhëruar nëpërmjet këtyre ajeteve na ka treguar të vërtetën e butësisë dhe na thërret të gjithë neve (muslimanëve) që të sillemi me butësi me të gjithë njerëzit, në mënyrë që të jemi të suksesshëm në realizimin e qëllimeve tona (e që është thirrja në Islam – daveti).

Tregohet se kur një da’i (thirrës islam) e kishte këshilluar Halifin e muslimanëve me një ton tepër të ashpër dhe të vrazhdë, Halifja, me mençuri ia kishte kthyer: “O dijetar, tregohu i butë e i mëshirshëm, ngase Allahu ka dërguar atë që ka qenë më i mirë se ti, tek ai që ka qenë më i keq se unë, ka dërguar dy Pejgamberët e Tij, Musanë dhe Harunin tek krijesa më e keqe mbi sipërfaqën e tokës, faraoni, i cili e kishte shpallur veten zot dhe Allahu i kishte porositur ata: “…Atij (faraonit) i thuani fjalë të buta…”. Pra në këto parime të shëndosha dhe në këtë rrugë hyjnore ka ftuar i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ymetin e tij. Me këto atribute dhe me këto virtyte i ka edukuar pasuesit e tij, të jenë të butë dhe të mëshirshëm me të gjithë njerëzit në marrëdhëniet e tyre ndërnjerëzore.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s., butësinë e ka konsideruar si njërin ndër adhurimet më të rëndësishme. Këtë e vërteton rasti kur Pejgamberi a.s. edhepse kishte thënë që kënaqësia e syve të tij ka qenë në namaz dhe se namazi është prej adhurimeve ku robi është më afër Krijuesit të tij, ai e kishte shkurtuar namazin me një rast kur kishte dëgjuar të qajturit e fëmiut dhe këtë vetëm nga butësia dhe mëshira për nënën e tij (pra nga butësia për ymetin e tij). Paqa dhe bekimi i Allahut qofshin për të.

Pejgamberi a.s. i ngrite duart dhe lutej tek Zoti i tij për atë që tregohej i butë ndaj të tjerëve. Imam Muslimi në “Sahihun” e tij shënon një hadith të cilin e transmeton zonja Aishe r.a. e cila thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. duke u lutur në shtëpinë time (pasi që i kishte ngritur duart nga qielli) me këtë lutje: “O Zoti im, ai që e merr për sipër një çështje administrative të ymetit tim dhe tregohet i ashpër me ta, edhe Ti tregohu i ashpër me të. Kurse ai që merr për sipër një çështje administrative të ymetit tim dhe tregohet i butë me ta, edhet Ti tregohu i butë me të!”. Paqa dhe shpëtimi i Allahut qofshin për ty o i Dërguar i Allahut, ti që ishe i butë, i mëshirshëm dhe i dashur për ymetin tënd!

Për butësinë dhe mëshirën e madhe që kishte Pejgamberi a.s. për ymetin e tij, dëshmojnë lutjet që bënte tek Zoti për faljen e tyre. Një ditë filloi të lutej ashtu siç ishte lutur Ibrahimi a.s. : “Zoti im! Ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i imi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe që mëshiron”.[7] Po ashtu, lutej siç ishte lutur edhe Isa a.s. për popullin e tij: “Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i Gjithfuqishmi, i Urti!”[8]. Pastaj i ngriti duart duke iu lutur Allahut xh.sh. : “O Zot, më fal ymetin tim, o Zot, më fal ymetin tim” dhe filloi me qajtë i Dërguari i Allahut (paqa dhe shpëtimi i Zotit qofshin për të) nga butësia dhe mëshira që kishte për ymetin e tij. Atëherë Allahu e dërgoi tek ai Xhibrilin a.s. duke i thënë: “Shko tek Muhammedi dhe pyete atë se përse po qanë, e Zoti yt e di më së miri (pse po qanë)”. Mirëpo, nëse Zoti ynë, e di më së miri se përse po qanë i Dërguari i Tij (dhe Ai me të vërtetë është më i dituri), atëherë përse e dërgoi Xhibrilin a.s. për ta pyetur për shkakun e të qajturit të tij? E dërgoi për t’ua bërë të ditur Xhibrilit, botës së melaikeve, njerëzve dhe të gjitha krijesave pozitën që ka tek Allahu më i dashuri dhe më i zgjedhuri i Tij, Muhammedi s.a.v.s.! Xhibrili a.s. shkoi tek i Dërguari dhe e pyeti për atë që e kishte urdhëruar Allahu dhe pasi morri përgjigjën (se qante për ymetin e tij), Zoti i tha: “Thuaj atij (Muhammedit) se Ne do të jemi të kënaqur me ymetin tënd dhe nuk të do të të lëndojmë (nuk do të jesh i brengosur për ta)”. Në suren Ed-Duha neve lexojmë: “E Zoti yt do të jepë ty, e ti do të kënaqesh”. Për zemrat tona, a ka dhunti e mirësi më të madhe se kjo? Që Pejgamberi ynë i dashur të jetë i kënaqur me ne?!.

Resulullahi a.s., përveç që ishte i butë me njerëzit, ishte i butë edhe me kafshët. Në hadithet e tij na tregon se Allahu ia kishte falur mëkatet një njeriut që i kishte dhënë ujë për të pirë një qeni të etur. Kurse në anën tjetër, një grua kishte hyrë në zjarr për shkak të një maceje që e kishte lidhur dhe nuk i kishte dhënë asgjë për të ngrënë e as për të pirë derisa kishte ngordhur.

Transmetohet se Pejgamberi a.s., një ditë hyri në kopshtin e një ensari (medinasi) dhe një deve u përkul (u gjunjëzua) në shenjë respekti ndaj Resulullahit a.s. Pejgamberi u afrua tek deveja e cila filloi të rënkoi (të ankohet) për keqtrajtimin që i bënte i zoti i saj. Kur dëgjoi Pejgamberi a.s. rënkimin e devesë, pyeti se kush është i zoti i kësaj deveje? Një djalë prej ensarëve tha: Unë o i Dërguar i Allahut. Atëherë Pejgamberi a.s. i tha: “Përse i trajtoni kafshët në këtë mënyrë? A nuk po keni frikë Allahun? Kjo deve u ankua tek unë se ti e ke lënë pa ngrënë dhe e ke keqtrajtuar!” Salavatet dhe selamet qofshin për ty o i dashuri dhe ndërmjetësuesi ynë, o ti që ishe shumë i butë e i mëshirshëm për ymetin tënd, ishe i butë me të gjithë njerëzit, me kafshët, me muslimanët dhe jo muslimanët, bile edhe me armiqët e tu (idhujtarët).

Kur’ani fisnik thotë: “E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t’i dëgjojë fjalët e Allahut (Kur’anin), e mandej përcille deri në vendin e tij të sigurt...”[9]

Nga shembujt e butësisë së tij është edhe tregimi i Thumame ibën Uthadit i cili ishte njëri prej prijsëve të fisit Beni Hanife. Ai ka qenë armik i përbetuar i Muhammedit a.s. dhe kishte luftuar ashpër kundër muslimanëve. Mirëpo, pasi e zunë rob, i paraqitën Islamin për tre ditë rresht. Kur e pa i Dërguari ynë se nuk dëshiron të hyjë në Islam, nuk e detyrojë me forcë ta përqafojë Islamin, por u tha muslimanëve që ta lirojin ngase e kishte falur. Njeriu pasi u lirua, filloi të mendoj thellë për atë që kishte ndodhur duke thënë në vetveten e tij: “Unë, armiku dhe kundërshtari i përbetuar i Muhammedit, e ai jo që nuk më detyrojë ta pranojë Islamin, por edhe më shpëtoj jetën time, vërtetë një gjë të tillë nuk e bën kush veç ai që ka moral profetik”. Atëherë u pastrua dhe menjëherë shkoi tek i Dërguari i Allahut të cilit iu drejtua me këto fjalë: “O Muhammed, dije se nuk ka patur qytet më të urrejtur për mua sesa qyteti yt, kurse tani është qyteti më i dashur për mua. Nuk ka patur fytyrë më të urrejtur për mua sesa fytyra yte, ndërsa tani nuk ka fytyrë më të dashur për mua sesa fytyra jote e ndritur. Nuk ka patur fe më të urrejtur për mua sesa feja yte, por tani nuk ka fe më të dashur për mua se feja yte, andaj dëshmoj dhe deklaroj se nuk zot tjetër pos Allahut dhe se ti je i Dërguari i Allahut”. Pra, shikoni se si përqafoi Islamin, me butësinë dhe tolerancën e krijesës më të nderuar, Muhammedit (paqa dhe bekimi i Allahut qofshin për të).

Një poet thotë:

Lartësoje dhe gradoje sa të duash qenien e tij

lartësoje dhe gradoje sa të duash vlerën dhe rëndësin e tij

por dije se vlera e Resulullahit nuk njeh kufi

ai që flet për të deklaron me gojën e tij

se ajo çfarë dimë për të është se ai qe njeri

dhe se ai është krijesa më e mirë e Allahut në përgjithësi

Pra, kjo është butësia e Pejgamberit a.s., të cilën e kishte rrënjosur thellë në shoqëri duke kërkuar që të jemi të butë dhe të sjellshëm me të gjithë njerëzit, me kafshët, me muslimanët bile edhe me jomuslimanët.

Atëherë, nga ky vend, i drejtohem botës mbarë, e veçanërisht të gjithë atyre që kanë mendje dhe arsye për të gjykuar drejtë, se a thua vallë, një fe e pastër sikurse kjo, meriton të quhet fe e vrazhdë dhe ekstreme siç po akuzohet kohëve të fundit në botën perëndimore? A thua vallë, Muhammedi a.s., të cilin Allahu e dërgoi mëshirë për muslimanët dhe për jomuslimanët meriton të quhet “fashist” e “terrorist”? Allahu i Madhëruar e përshkruan me pak fjalë qëllimin e dërgimit të Muhammed Mustafasë ku thotë: “E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjtha botërat”.[10] Sikur të zbatoheshin mësimet e tij (Muhammedit a.s.) nuk do të kishte luftëra e trazira mbi sipërfaqën e tokës...

Muslimanët, kudo që ndodhen në rruzullin tokësor, duhet të kapen fort për fenë e tyre dhe t’i tregojnë botës se janë një popull që besojnë fuqishëm në Allahun e Lartmadhërishëm, se feja e tyre është Islami si dhe Muhammedi a.s. është Pejgamberi dhe i Dërguari i tyre.

O ymeti i Muhammed Mustafasë! Pendohuni tek Krijuesi juaj, Allahu i Gjithmeshirshem dhe mos harroni se vuajtjet dhe fatkeqësitë nuk shfaqen në ymetin islam vetëm pas zhytjes së tij në mëkate të mëdha. Atëherë zgjohuni o muslimanë, keni frikë Allahun dhe vetëm Atij lutjuni, ngase nuk mund të shpresojmë në ndihmën e Allahut vetëm duke pasur frikërespekt ndaj Tij.

Feja jonë e pastër, na thërret që të jemi të butë dhe të njerëzishëm me të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush e lëndon (dëmton) një të siguruar (dhimmij, jomusliman në shtetin islam), unë do të jem armiku i tij, e kujt i bëhem armik do ta luftoj atë në Ditën e Gjykimit”.`

Po ashtu ka thënë: “Kush i bën padrejtësi një të siguruari, apo e detyron në diçka që s’ka mundësi apo merr diçka pa dëshirën e tij, atëherë unë jam kundërshtari i tij Ditën e Gjykimit”. Resulullahi, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tregon se do të jetë armik i atij muslimani që i ka bërë padrejtësi jomuslimanit, po a ka ndonjë sistem apo organizatë në fytyrën e tokës që mbron nderin dhe të drejtat e njeriut ashtu siç mbrojte ti o i Dërguar i Allahut, paqa dhe shpëtimi i Zotit qofshin për ty!???

Qëllimi i butësisë nuk është që të heqim dorë nga punët tona. Qëllimi i butësisë nuk është që të tregohemi të pakujdesshëm ndaj obligimeve tona me të cilat jemi të ngarkuar. Qëllimi i butësisë nuk është që të humbasim ato rregulla (parime) me të cilat vazhdon sistemi i jetës, por qëllimi apo synimi i butësisë është që obligimet tona t’i zbatojmë me njerëzi, të jemi përgjegjës për veprimet tona, të punojmë me nder dhe sinqeritet, e jo të jemi burokratë dhe të ashpër me njerëzit, por të mëshirshëm dhe të butë me ta në të gjitha rastet. Pra, ky është obligim që na urdhëron feja. Nëse i Dashuri ynë dhe Ndërmjetësuesi ynë s.a.v.s. ishte lutur Zotit: “ai që e merr për sipër një çështje administrative të ymetit tim dhe tregohet i ashpër me ta, edhe Ti (o Zot) tregohu i ashpër me të. Kurse ai që merr për sipër një çështje administrative të ymetit tim dhe tregohet i butë me ta, edhet Ti (o Zot) tregohu i butë me të!”, dhe kishte shkurtuar namazin që ishte kënaqësia e syve të tij kur kishte dëgjuar të qajturit e fëmiut dhe këtë vetëm nga mëshira dhe butësia për nënën e tij, atëherë a nuk duhet që ne të zbatojmë këtë virtyt të lartë (butësinë) në të gjitha veprimet dhe marrëdhëniet tona ndërnjerëzore? Me të vërtetë ky është obligim i yni fetar (vaxhib).

Feja Islame, me idealet e saja, me humanitetin e saj si dhe në marrëdhëniet e saja ndërkombëtare i mbron të drejtat e njeriut, të drejta të cilat janë shkelur padrejtësisht nga ata që ushtrojnë dhunë, nga tiranët, zullumqarët dhe mizorët, të cilët i ftojnë njerëzit gjoja në emër të demokracisë, por kjo nuk është gjë tjetër pos demokraci false, ngase asnjëherë nuk u praktikuan vlerat e mirëfillta demokratike e as nuk u zbatua ligji për shkatërrimin dhe asgjësimin e armëve të shkatërrimit në masë....

Pra, këto kritere mashtruese, na detyrojnë t’i drejohemi botës së frikësuar se shpëtimi i vetëm i saj është kthimi në fenë e Allahut xh.sh., se shpëtimi, fitoria, siguria dhe mirëqenia në mbarë rruzullin tokësor do të mbizotërojë vetëm atëherë kur pasohen mësimet e krijesës më të pastër që ka ecur mbi sipërfaqën e tokës, e ky është i Dërguari i Allahut, Muhammedi s.a.v.s.



--------------------------------------------------------------------------------

[1] Kaptina En-Nahl, 125

[2] Kaptina El-Ankebutë, 46

[3] Kaptina Ali Imran, 159

[4] Kaptina En-Naziat, 24

[5] Kaptina Ta Ha, 43, 44

[6] Kaptina Ta Ha, 45, 46

[7] Kaptina Ibrahim, 36

[8] Kaptina El-Maide, 118

[9] Kaptina Et-Teube, 6

[10] Kaptina El-Enbija, 107
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
BUTESIA NE ISLAM !!!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Butesia dhe qetesia
» Butesia dhe durimi i Muhammedit s.a.v.s..!!
» [Kthime ne Islam] Subhanallah nje italian kthehet ne islam dje diten e Kurban Bajramit
» [Konvertime në islam] Nga krishterimi në Islam, historia inspiruese e Salahudin Decero
» [Kthime ne Islam] Këngëtarja amerikane Jennifer Grout konvertohet në Islam

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Tema-
Kërce tek: