Butesia dhe qetesia
Allahu e ka cilesuar Profetin e Tij, Muhamedin (salallahu alejhi ue selem) si njeri me moral te larte:''Vertet ti je ne nje shkalle te larte morali'' (El-Kalem 4). E ka pershkruar Profetin si njeri te bute dhe dashamires: "E ti ishe i bute ndaj tyre, sepse Allahu te dhuroi meshire e sikur te ishe i vrazhde e zemerforte ata do te iknin larg prej teje …" (Ali Imran 159)
E ka pershkruar te meshirshem ndaj besimtareve dhe te dashur me ta: "Juve ju erdhi i Derguari nga lloji juaj; atij i vjen rende per vuajtjet tuaja sepse eshte lakmues i rruges se drejte per ju, eshte i ndjeshem dhe i meshirshem per besimtaret." (Teube 128)
Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka urdhëruar dhe ka nxitur për butësi dhe dashamirësi duke thënë:"Lehtesoni dhe mos veshtiresoni, pergezoni dhe mos largoni." (Buhariu 69 dhe Muslimi 1734 nga Enesi). Gjithashtu ka kontrolluar Muslimi (1732) nga Ebu Musa el-Eshari me tekst:"Pergezoni dhe mos largoni, lehtesoni dhe mos veshtiresoni". Ndersa Buhariu ne librin e tij te haditheve te verteta ka nxjerre hadithin (220) nga Ebu Hurejre se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka i thene shokeve te tij kur nje beduin urinoi ne xhami: "Lereni ate te qete, ndersa urines se tij hidhini nje kove uje, sepse ju jeni derguar lehtesues e jo veshtiresues."
Gjithashtu Buhariu ne hadithin (6927) transmeton nga Aishja (radijllahu anha) se Profeti (salallahu alejhi ue selem) i ka thene asaj:"O Aishe, Allahu eshte i Bute dhe e do butesine ne çdo gje."Ndersa Muslimi (2593) e ka nxjerre me kete tekst: "O Aishe, Allahu eshte i Bute dhe jep per te ate qe s’e jep per ashpersine si dhe per asgje tjeter."
Po ashtu Muslimi ka nxjerre ne librin e tij të haditheve te verteta (2594) nga Aishja (radijallahu anha) se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Butesia zbukuron çdo gje ne te cilen ndodhet, e ajo nuk hiqet prej diçkaje e te mos e shemtoje ate."
Po tek Muslimi (2592) transmetohet nga Xherir i biri i Abdullahit se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Kujt nuk i eshte dhene butesia i eshte ndaluar miresia."
Allahu ka urdheruar Profetet e nderuar Musa dhe Harun te therisnin Faraonin me qetesi dhe butesi kur thote:"Shkoni ju te dy tek Faraoni, sepse ai vertet e ka tepruar; atij i thoni fjale te buta, ndoshta ai perkujton ose frikesohet." (Ta Ha 43-44)
Allahu i ka pershkruar Sahabet e nderuar si te meshirshem me njeri tjetrin, kur thote: "Muhamedi eshte i Derguari i Allahut, e ata qe jane me te jane te ashper kunder mosbesimtareve dhe jane te meshirshem ndermjet veti …" (El-Fet’h 29)
Prg:Bona
shkeputur nga Libri:Te sillemi bute me Ehli Sunetin
te Autorit ''Abdulmuhsin Bin Hamed El Abad''.
Perktheu:Ismail Bardhoshi