Muhamedi, paqja e Allahut qoftë mbi të, pishtari ndriçues
Të meditojmë rreth një fjale prej fjalëve të Kuranit se si është përmendur e ndarë në librin e Allahut të Lartësuar, e ajo është fjala ( مُنِيرًا) ndriçues, e cila ka ardhur si veti e Hënës dhe si veti e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të.
Ajeti i parë është fjala e Allahut të Lartësuar:
(تَبَارَكَ الَّذِي جَعَلَ فِي السَّمَاءِ بُرُوجًا وَجَعَلَ فِيهَا سِرَاجًا وَقَمَرًا مُنِيرًا) [الفرقان: 61].
"Qoftë i lartësuar Ai, i Cili e ka stolisur qiellin me yjësi dhe ka vënë në të një Kandil të ndritshëm dhe një Hënë që ndriçon." (Furkan, 61)
Ndërsa ajeti i dytë fjala e Allahut të Lartësuar:
(يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ شَاهِدًا وَمُبَشِّرًا وَنَذِيرًا * وَدَاعِيًا إِلَى اللَّهِ بِإِذْنِهِ وَسِرَاجًا مُنِيرًا) [الأحزاب: 45-46]
"O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues." (Ahzab, 45-46).
Në ajetin e parë, fjala ndriçon është përmendur si veti për Hënën. Hëna vetvetiu nuk përhap dritë, porse reflekton dritën e Diellit, kështu që ajo më pas ndriçon.
Ndërsa në ajetin e dytë fjala ndriçues është cekur si veti e të Dërguarit, paqja e Zotit qoftë mbi të, prandaj ai është pishtar, kandil ndriçues.
Pishtari është Dielli, prandaj i Dërguari është si Dielli, pa të cilin nuk mund të vazhdojë jeta. Profeti alejhi selam është pishtar ndriçues si Hëna, ua ndriçon jetën besimtarëve me dritën e së vërtetës, të cilën e komunikon nga Zoti i tij.
I Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të, nuk ka ardhur me asgjë nga vetvetja, por ajo është shpallje nga Allahu i Lartësuar.
Ai është si Hëna, "reflekton" dhe komunikon atë që i shpallet atij nga Zoti i tij.
Kësisoj, Allahu i Lartësuar u kundërpërgjigjet dyshuesve me Kuran: "E, kur u lexohen shpalljet Tona të qarta, atëherë ata që nuk shpresojnë se do të dalin, para Nesh thonë: “Na sill ndonjë Kuran tjetër ose ndërroje atë!”
Thuaj (o Muhamed): “Është e pamundur ta ndërroj unë atë nga ana ime. Unë shkoj vetëm pas asaj që më është shpallur. Unë druaj, nëse e kundërshtoj Zotin tim, dënimin e Ditës së Madhe.” (Junus, 15)
Almedin Ejupi
klubikulturor.com