Qka i obligohet atij qe nuk agjeron pershkak te pleqeris apo semundjes
Vërtetë Allahu teala e ka bërë obligim agjërimin e ramazanit për muslimanët,agjërim me kohë për atë që nuk ka arsye të mos agjëroj gjatë ramazanit dhe,kompenzim për atë që nuk ka mundësi të agjëroj me kohë ramazanin,mirëpo është edhe një grup tjetër të cilët nuk kanë
mundësi të agjërojnë me kohë ramazanin e as nuk mundë ta kompenzojnë agjërimin më vonë,si i plaku i shtyer në moshë shumë dhe i sëmuri i cili nuk shpreson shërim,pra këti gurpi Allahu teala ia ka lehtësuar agjërimin, dhe i ka obliguar që në vendë të agjërimit të ushqejnë një të varfër me ushqim mesatar prej ushqimit.
Thotë Allahu teala në Kur'an:"Allahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij…." (bekare-286)
Gjithashtu thotë Allahu teala:"..E ata që i rëndon ai (nuk mundë të agjërojnë) ,janë të obliguar për kompenzim ,ushqim i një të varfëri…." (bekare-184).
Ka thënë Ibni Abbasi radijAllahu anhu:Kjo është për plakun të shtyer në moshë e që nuk ka mundësi të agjëroj (transmeton imam Buhariu).
I sëmuri i cili nuk pret shërim nga sëmundja është në dispozitën e plaku të shtyer në moshë,ky duhet të ushqej për qdo ditë nga një të varfër.
*Ndërsa ai që nuk agjëron përshkak se ka arsye me sheriat për mosagjërim si :Udhëtari,i sëmuri i cili shpreson se do të shërohet, gruaja shtatëzën,dhe gjidhënsja nëse frikësohet për shëndetin e sajë apo të foshnjes së sajë,femra gjatë kohës së menstruacioneve, , apo nifasit (koha pas lindjes) për të gjithë këta obligohet kompenzimi ,duhet të agjërojnë aq ditë sa nuk kanë agjëuar nga ditët e mëvonshme.Thotë Allahu teala:"…Kush është i sëmur ose në udhëtim,le të agjëroj aq ditë nga ditët e mëvonshme.." (bekare-185).
*Ai që është i sëmur dhe nëse agjëron i dëmtohet shëndeti edhe më shumë ,dhe udhëtari është sunnet për këta të mos agjërojnë,duke u bazuar në fjalën e Allahut teala ku thotë:"…le të agjëroj aq ditë nga ditët e mëvonshme.." (bekare-185),par:Të mos agjëroj gjatë ramazanit dhe të kompenzoj aq ditë më vonë ,ngase Allahu teala thotë:"…Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju…" (bekare-185).
Gjithashtu Pejgamberi alejhi selam nuk ka zgjedhur prej dy gjërave përveq se atë që është më e lehtë, ndërsa është transmetuar në sahihun e Muslimit dhe Buhariut se "Nuk është prej mirësis agjërimi gjatë udhëtimit"
*Agjërimi i udhëtarit apo i të sëmurit të cilin e mundon sëmundja nëse agjëron,i pranohet agjërimi , mirëpo ky veprim është i urrejtur,ndërsa femra gjatë kohës së hajdit (menstruacioneve) apo pas lindjes, është e ndaluar të agjëroj në këtë gjëndje ,dhe nuk i pranohet agjërimi gjatë këtye dy periudhave.
*Ndërsa gjidhënsja, dhe ajo që është me barrë u obligohet kompenzimi për ato ditë që nuk kanë agjëruar nga ditët e mëvonshme ,dhe i obligohet përveq kompenzimit asaj të cilës nuk ka agjëruar përshkak se mos ta dëmtoj fëmiun e sajë edhe ushqimi i një të vërfëri me ushqim mesatarë për qdo ditë sa nuk ka agjëruar.
Ka thënë Al-lametu ibnu Kajjim rahimehullah:Ka dhënë fetva Ibni Abbasi dhe disa nga sahabët për qështjen e gruas shtatëzën,dhe gjidhënseve nëse friksohen për fëmijët e tyre ,të mos agjërojnë , por të ushqejnë për qdo ditë nga një të varfër, e kur të kaloj frika, apo shtatëzënia i obligohet kompenzimi.
*Obligohet ta prish agjërimin ai prej të cilit kërkohet që ta shpëtoj dikë që është duke u fundosur në ujë e të ngjashëm me të.
Ka thënë ibni Kajjim:Shkaqet që lejojnë të prishet agjërimi janë:Udhëtimi,sëmundja,hajdi (menstruacionet),frika e gjidhënëses se i dëmtohet fëmiu etj.
*Obligohet për qdo musliman që ta veqoj me nijet agjërimin obligim si që është muaji i Ramazanit apo agjërimi për shpagim apo agjërimi për betim,dhe ta bëjë nijet për agjërim naten,ngase Pejgamberi alejhi selam ka thënë:"Veprat shpërblehen sipas qëllimit", poashtu është transmetuar se Aishe radijAllahu anha ka thënë:"Ai i cili nuk e bënë nijet për agjërim para se të lindë dielli për të nuk ka agjërim" (transmeton Ebu Davudi)
Obigohet që nijet për agjërimin farz të bëhet naten para lindjes së diellit,kurse për agjërimin vullnetar lejohet të bëhet nijet edhe diten,ngase është transmetuar nga Aishe radijAllahu anha se ka thënë:"Hyri një ditë tek unë Pejgamberi alejhi selam dhe tha:A ka diqka për të ngrën?Ne i tham jo,Ai tha-pra unë jam agjërueshëm" (transmeton Imam Muslimi)
*Për të qenë i pranuar agjërimi nafile i cili nijetin e ka pasi që të lindë dielli , agjëruesi duhet të mos ketë ngrënë dhe pirë deri në atë kohë.
Marrë nga libri:El-Mulehas El-Fikhije
Autorë:Salih El-Fevzani
Përktheu:Ummu Jusuf