TURQIA E PARA NË SHKENCË
Brenda 8 viteve të fundit Turqia arriti të rrit numrin e shkencëtarëve
për 107% dhe kështu u radhit e para në Evropë për nga rritja e numrit të
shkencëtarëve.
Edhe përkushtimi i TUBITAK-ut bëri që numri i shkencëtarëve brenda 8 viteve të rritet për 107%.
Kjo rritje e madhe e çoi Turqinë në krye të platformës në Evropë.
Kërkim-zhvillimit i kushtohet një rëndësi e veçantë për të cilin janë
ndarë edhe burimet e rëndësishme të të ardhurave, strategji kjo që dha
frutat e saj.
Turqia la pas në shpejtësinë e rritjes së burimeve financiare për
kërkim-zhvillim të 23 vendet e BE-së dhe doli në vendin e 5-të.
Pjesëmarrja e sektorit privat në burimet financiare të ndara për
kërkim-zhvillim në vitin 2004 ishte 23% ndërsa në vitin 2008 doli në
41%.