Ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë së Turqisë, Mehdi Eker tërhoqi vëmendjen në progresin e arritur kohëve të fundit në sektorin e bujqësisë.
E premte 7 Shtator 2012 19:38
Turqia me 63 miliardë dollarë të produkteve të prodhimit bujqësor u radhit e 7 në botë ndërsa në vendin e parë në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian.
Në Stamboll u hap edicioni i 20-të i Panairit Ndërkombëtar të Produkteve dhe Teknologjisë Ushqimore.
Ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë së Turqisë, Mehdi Eker në fjalën e tij të mbajtur në hapjen e panairit tërhoqi vëmendjen në progresin e arritur kohëve të fundit në sektorin e bujqësisë.
“-Produktet e prodhimit bujqësor të Turqisë sot arrin shifrën prej 63 miliardë dollarëve. Turqia me këtë vlerë të prodhimit bujqësor nga vendi i 11-të doli në vendin e 7-të. Ndërsa në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian nga vendi i 4-të doli në vendin e parë”, u shpreh Ministri Eker.
Panair ku marrin pjesë rreth 500 kompani nga 29 vende do të jetë i hapur deri më 9 shtator./trt/