Irani prodhoi katër nëndetëset e para moderne
Irani
ka prodhuar katër nëndetëset e para moderne. Nëndetëset me teknologji
të lartë nga specialistët iranian, iu dorëzuan Forcave të Armatosura
detare të Iranit.
Nëndetëset e reja kanë aftësi të bëjnë manovra
nën ujë dhe fuqi të lartë goditëse. Prodhimi këtyre nëndetëseve vjen pas
prodhimit të avionëve që dërgonin satelitë në hapësirë, të pakapshëm
nga radari.
Katër nëndetëset e serisë Kadir iu dorëzuan marinës
iraniane me një ceremoni ku morën pjesë Ministri i Mbrojtjes Gjeneral
Vahidi dhe Komandanti i Forcave Detare Gjeneral Sejari.