Kanali televiziv gjerman RTL2 tha të martën se ka nisur një shërbim të veçantë për shikuesit muslimanë gjatë muajit të Ramazanit duke i informuar për çdo ditë për kohën e syfyrit dhe iftarit.
"Ju mund t'i thoni të gjitha që ju pëlqejnë rreth integrimit, por kemi dashur të dërgojmë një sinjal të qartë," tha Carsten Molings, kreu i marketingut të kanalit RTL2, në një deklaratë. "RTL2 bën programe për të gjithë njerëzit dhe pasuesit e të gjitha feve. Ashtu si çdo vit në programet e kanalit tonë reflektojnë krishtlindjet dhe pashkët, dëshirojmë ta bëjmë të njëjtën gjë edhe për Ramazanin."
Muslimanët praktikojnë agjërimin e Ramazanit në mes të lindjes dhe perëndimit të diellit, që do të thotë se në Evropë asgjë nuk mund të kalojë në buzët e tyre për 16 orë. RTL2 do të tregojë një mesazh në ekran në këtë kohë. Muaji i shenjtë pritet të fillojë të mërkurën në të shumtën e botës ose një ditë më vonë, në varësi të shikuarit e hënës një natë më parë. Këshilli Qendror për Muslimanët në Gjermani (ZMD) që përfaqëson rreth katër milionë besimtarë të Gjermanisë e përshëndeti vendimin e RTL2.
“ Kjo tregon se sa i suksesshëm është integrimi në këtë vend” tha sekretari i përgjithshëm i ZMD-së Aiman Mazyek në një deklaratë“,
Veprimet si ky janë një shembull për të gjithë.
burimi i lajmit:
http://www.thelocal.de/society/20100810-29067.html