Në “KALE” u realizua program solemn me rastin e festës së Kurban Bajramit
Me rastin e festës madhështore të Kurban Bajramit më 28. 11. 2009 ( e
shtunë) në restorantin “KALE” u realizua program solemn nga paralelja e
femrave të Medresesë Isa- Beu- Shkup. Në këtë manifestim ishin prezent
stafi pedagogjik i paraleles së femrave, nxënës, figura të profileve të
ndryshme si dhe një numër i madhë i qytetareve të Shkupit.
Ky manifestim u hap me një ashere e realizuar nga nxënëseja Salife
Ajrullai, e cila ndjek mësimet në vitin e IV, ndërsa fjalë
përshëndetëse kishte prof. Resmije Xhaferi.
Kori i nxënëseve u prezentuan me ilahi, monolog si dhe poezi, mes
tjerash u realizua edhe një dramë nga nxënëset e medresesë të vitit të
II dhe III, që kishte të bënë me Ibrahimin a.s dhe birin e tij Ismailin
a.s. Kjo dramë u prezentua në mënyrë të shkëlqyer nga realizueset ku
përshkruajtën momentin se si ndodhi ngjarja kur Ibrahimi a.s kishte
vendosur që të sakrifikon të birin e tij Ismailin a.s. për hirë të
Allahut xh.sh.
Ky program pati jehonë të madhe tek qytetarët e Shkupit gjë që
kishte reflektuar edhe më gjërë në shoqërinë tonë. Të gjithë kishin
mbetur me shpresë se manifestime të kësaj natyre duhet të orgaizohen
edhe më tepër në të ardhmen në kuadër të festave dhe shënimeve të
ditëve dhe netëve të mëdha në kalendarin Islamik u shprehën qytetaret e
Shkupit. Nga fytyrat e tyre hetohej ngazëllimi me programin festiv të
kësaj paraleleje. Në fund e gjithë kjo u përmbyll me një koktel modest
për të gjithë të pranishmit.