Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Filipine: Një vit pas tajfunit Hajan, shqetësim trafikimi i vajzave | |
- FILIPINE Një vit pas tajfunit më të fortë të regjistruar ndonjëherë, një grup i të drejtave të njeriut kërkon që të nxjerrë në pah rritjen e trafikimit të viktimave femra. "Pavarësisht ndihmave zyrtare nga qeveritë e huaja dhe donacionet nga organizata të ndryshme, qeveria ka dështuar të rehabilitojë viktimat e tajfunit, veçanërisht gratë dhe fëmijët," thotë Elmer Labog, kryetari i një organizate Ndërkombëtare në Filipine. Tajfuni Jolanda, i njohur gjithashtu si Hajan - goditi pjesën qendrore të vendit në nëntor 2013, duke lënë të paktën 6.300 të vdekur dhe mbi katër milionë të zhvendosur. Më shumë se 100,000 prej tyre janë ende duke jetuar në 381 qendra të evakuimit. Por grupet e të Drejtave të Njeriut kanë thënë se gratë dhe vajzat janë duke u përballur me një rrezik në rritje të dhunës, shfrytëzimit seksual dhe trafikimit. Sipas raporteve të këtyre organizatave, gratë dhe vajzat po trafikohen në Manila apo jashtë vendit. Një studim i kryer nga Rrjeti për të Drejtat e Njeriut tregon se shumica e vajzave të reja dhe grave të cilat është zbuluar se trafikohen për qëllime të prostitucionit, vijnë nga zonat e goditura nga varfëria, dhe hyjnë në trafikim nëpërmjet forcës, mashtrimit dhe manipulimit psikologjik. "Vajzat e trafikuara shpesh nuk e kuptojnë se ata janë duke i hyrë prostitucionit dhe shpesh janë mashtruar me premtime për punë si ndihmëse në familje apo punë në restorant," raportohet në studimin e publikuar. Metrotë e Manilas thuhet se shërbejnë si një burim dhe zonë tranziti nga ku vajzat dërgohen në Japoni dhe Singapor." /mesazhi/:
| |
|