Namzi i Taravis rregullat dhe vlera e tij
Fjala tervih është shumës I fjalës tervihatun që don të thot pushim, pasi qëndron shumë në këmbe duke lexuar Kuran.
Nmazi I Teravis falet vetëm në muajn Ramazan,e që është sunneti muekkede(sunnet I fortë).
Vepër të cilin e ka punuar Muhammedi a.s. ku gjat faljes së këtij sunneti në cdo të ditin rekat ka dhënë selam, por mundë të falem edhe 4 rekat me nji selam, e poqese bëhen 8 rekat atëherë është mekruh.
Teravin së pari e ka falur Muhammedi a.s. dhe ate në xhami me xhemat, bazuar në fjalë e Ajshes r.a. Ku thot;Pejngamberi a.s. ka dal në mesnat dhe është falur në Xhami, me ate u fal edhe nje grup njerëzish. Këta njerëz në mëngjezkan biseduar mes veti, e në natën e ditë u tubuan edhe më shumë njerëz dhe u falën pas tij, edhe këta posa u zgjuan filluan të bisedojnë për këte, në natën a tret numri I xhematit u rit, Muhammedi a.s doli e ufal, po edhe ata u falën pas tij, në natën a katërt xhamia nuk I nxente të gjith namazlijt, por Pejngamberi a.s. nuk erdhi per të falur teravin, por erdhi pak para namazit të sabahut, e pasi që fali namazin xhematit iu drejtua me këto fjal; dëdhoni mua nuk më është e panjohur ardhja juaj por unë pata frige se mos tju bëhet farz.
Sipas këtij hadithi falja e namazit të Teravis është sunnet muekkedeh si për burrat ashtu edhe për grat.Ki namaz duhet të falet me xhemat, me Imam, e nëse nuk ka mundësi mund të falet edhe vet, por falja me shemat është më mirë. Kështu ka vepruar Omeri r.a. Kur e caktoi Ubbej bin Kabin Imam.
Sa rekat falet namzi I Tervis.
Reth numrit të rekateve të Teravis egzistojnë disa mendime.
a) Numri më I madh I dijetarve është përcaktuar se Tervija duhet të falet 20 rekat, ku të këtij mendimi janë; Omeri r.a.Aliu r.a. Abdullah ibn Mesudi, Ibn ebi Mulejke, Ubbejj bin Kab, dijetarët e kufës dhe Ebu Hanifeja me nxënësi e tij.
b)Tirmidhiu cek se disa nga ashabët kan falur 41 rekat gjithsej me jacin, kët qëndrim e kan mbështetur dijetarët e Medines.
c)Ibn Tejmiju( Allahu e mëshiroft) thotë; Muhammedi a.s. namaz nate ka falur 11 ose 13 rekat në Ramazan dhe jasht Ramazanit, por ai falte shumë gjatë, pasi që kjo ishte shumë rëndë për njerzit Ubejj bin Kabi per lehtësim xhematit pakësoi leximin e shtoi numrin e rekareve.
ç)Imam Maliku është I mendimit se Teravija duhet të falet 36 rekat pos jacis.
d)Bejhakiu transmeton me sened të vërtet ku thot se në kohen e Omerit r.a. Dhe të Othmanit falnim 20 rekat Tervij namaz.
e) Kemal ibn Humami thot;Disa dijetar theksojne se Tervija është 20 rekat por ata I ndajnë në sunnet dhe mustehab, 8 prej tyre I konsiderojnë sunnet e 12 mustehab.
f)Në librin “Fikhu për katër medhhebet”( kitabussalah faqe 251) thuhet; Muhammedi a.s. ka falur me shokët e tij 8 rekat në xhani e pastaj ata I kanë plotësuar edhe 12 rekat në shtëpi.
Në librin Sherhul Muhtar thuhet se Ebi Jusufi e ka pyetur Ebu Hanifen për Tervin e ai I ka thënë: Trevija është sunneti muekkedeh dhe ate që ka bërë Omeri është bazuar në praktikën e Pejngamberit a.s.
Pas gjith këtyre konstatimeve mund të themi se namazi I terviz është falur 20 rekat, gjë që kan praktikuar ashabët dhe Hulefairrashidinët.
Mirëpo se si duhet të falet ki namaz është me rëndësi se duhet të kemi kujdes gjat ta`dili erkanit,dhe duhet të zgjedhim një mesatare,pirëpo si duket tek ne është bërë tradit që ki namaz të falet sa më shpejt që është e mundur.
Gjë kjo që bie ndesh me rregullat e namazit, sepse namazi nuk është një fiskëlltur, por një ibadet.
Por në anën tjter është një mirësi se kemi shumë xhamia se njeriu mundë të zgjedh vet se ku ta fal kët namaz.
Me respekt:
Uzeir Ibrahimi.