اَلْحَمْدُ لِلَّهِ . اَلْحَمْدُ لِلَّهِ . نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعيِنُهُ وَ نَسْتَغْفِرُهُ . وَ نَعوُذُ باِللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا ، وَمِنْ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا . مَنْ يَهْدِهِ اللهُ فَلاَ مُضِلَّ لَهُ ، وَ مَنْ يُضْلِلْ فَلاَ هَادِيَ لَهُ . وَأشْهَدُ أنْ لاَ إلَهَ إِلاَّ اللهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ . وَأَشْهَدُ أَنَّ سَيِّدَنَا وَإِمَامَنَا وَأُسْوَتَنَا مُحَمَّداً عَبْدُ اللهِ وَرَسُولُهُ . بَلَّغَ الرِّسَالَةَ وَأَدَّى الأَمَانَةَ ، وَنَصَحَ الأُمَّةَ وَكَشَفَ الغُمَّةَ ، وَجاهَدَ فِي اللهِ حَقَّ جِهَادِهِ . اَللّهُمَّ صَلِ وَسَلِّمْ وَبارِكْ عَلَيْهِ وَعَلَى آلِهِ وَأصْحَابِهِ ، وَأَحْيِنَا اللّهُمَّ عَلىَ سُنَّتِهِ ، وَأَمِتْنَا عَلىَ مِلَّتِهِ وَاحْشُرْنَا فِي زُمْرَتِهِ مَعَ الَّذِينِ أنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ مِنَ النَّبِييِنَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاءِ والصَّالحِِِِِيِنَ وَحَسُنَ أُولَئِكَ رَفِيقاً . عَنْ عائِشَةَ رَضِيَ اللهُ عَنْها قالَتْ: وَكانَ رَسُولُ اللهِ صَلّىَ الله ُعَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَجْتَهِدُ فِي العَشْرِ الأوَاخِرِ مَا لا يَجْتَهِدُ فِي غَيْرِهِ .
“Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë rival. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij”. (El-En‘am, 162-163)
“Allahu im, te lus për të mirat fillestare dhe përfundimtare, për të mirën e gjithëmbarshme, fillimin e tij dhe mbarimin e tij, për formën e tij dhe thelbin e tij dhe mi jep shkallët më të larta në xhenet. Allahu im, më dhuro më të mirën me çka vij, më së mirë çka punoj, më së mirë çka bëj, më së miri çka fshehi, më së miri çka tregoj dhe shkallët më të larta në xhenet.” (Hākimi nga Ummi Seleme)
Vëllezër të dashur!
Qoftë i lavduar Allahu, Krijuesi i botës. Ai e krijoi njeriun prej balte dhe e sajoi në formën më të mirë. Ai e ngriti mbi krijesat e tjera dhe iu urdhëroi melekëve më të afërm të Tij që t’i përulen. E dhuroi me mendje e cila e shndërroi dyshimin e tij në besim të fuqishëm. Ia dha dy sy, gjuhën, dy buzët dhe ia tregoi rrugën e të mirës dhe të keqes. Ia dërgoi të Dërgurit të Tij me lajme të mira dhe qortime. Ata e kanë njoftuar dhe penguar që të shkojë në mashtrim me djallin e mallkuar. Ai i tha që mos ta adhurojë shejtanin, sepse ai është armik i qartë, por ta adhurojë Allahun dhe ta ndjekë rrugën e Tij me mirëkuptim dhe bindje. Ai i ka ndaluar t’i imitojë besimet e shtrembra të stërgjyshërve, kushërinjve dhe miqëve, të cilët i kanë ndjekur ata para tyre pa bindje të fuqishme. Kush ka mundur të fletë më mirë nga ai që ka ftuar në Zotin, ka bërë vepra të mira dhe ka konfirmuar se është i bindur ndaj Allahut?
Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi lajmëtarin i cili e solli mëshirën ndër njerëzit; i cili ishte në anën e të shtypurve dhe të dobtëve; shpëtuesit të njerëzisë nga terri i mashtrimit dhe udhëzuesit në rrugën e qartë të atyre që besojnë dhe bëjne vepra të mira.
Jemi në ditët e fundit të këtij ramazani mubarek, muaj i cili na tregon se sa njeriu mund të kontrollohet, sa mund të arrijë sukses, të arrijë rezultate në jetën e tij dhe çka krejt mund të përballojë.
Është një hadith me mesazh të mrekullueshëm, i cili askend nuk e lë indiferent:
“Me një rast Muhammedi a.s. ishte në minber dhe tri herë e shqiptoi: amin. Kur zbriti nga minberi, e pyetën: O i Dërguari i Allahut, ç’do të thotë ky aminimi yt në minber. Në këtë Pejgamberi i Allahut s.a.v.s. tha: Më erdhi Xhibrili dhe më tha: Qoftë i shkatërruar secili njeri që e arrin pleqërinë e prindërve të tij dhe kjo nuk bëhet shkak që t’i falen mëkatet, pas çkahit i kam thënë: amin. Pastaj Xhibrili ka thënë: Qoftë i mallkuar ai që kur përmendesh ti e që nuk sjellë salavat mbi ty, në çka i kam thënë amin. Pastaj Xhibrili ka thënë: Qoftë i shkatërruar ai që e arrin ramazanin e që nuk i falen mëkatet, në çka kam thënë: amin.”
A ju ka ndodhur që pas njërit nga ramazanët e kaluar të keni ndjenjën që nuk jeni përpjekur sa duhet që ta shfrytëzoni dhe se nuk e keni shfrytëzuar mjaft, apo së paku minimalisht. Natyrisht, agjërimi dhe namazet e detyrueshme për besimtarin nuk janë të diskutueshëm, por a ju ka ndodhur që të mos jeni të kënaqur me gjendjen tuaj të imanit me të cilën po dilni nga ramazani? Të përpiqemi që kjo ndjenjë të mos na ndjek pas ikjes së ramazanit të cilit i kanë mbetur edhe disa ditë. Ekziston një thënie arabe e cila thotë:
Lejse’l-‘idu limen lebise’l-xhedid, inneme’l-‘idu limen ta‘atuhu tezid.
“Nuk është festë për atë që vesh rroba të reja për festë, por festë është për atë bindja ndaj Allahut e të cilit është shtuar.”
Me rastin e iftarit, me rastin e marrjes së hurmës, pimjes së ujit apo të asaj me çka e filloni iftarin, përpiquni që kjo të mos jetë ndërprerja e asaj që e keni bërë gjithë ditën. Përkujto se agjëruesi me rastin e iftarit e ka të pranuar lutjen. Për këtë arsye, para se ta fillosh iftarin përkujtoje Atë për shkak të të cilit agjëron dhe në emër të të cilit këtë e bën dhe thuaj:
O Allah, tërë ditën jam uritur, Për Ty dhe tash Ti më ke lejuar ta filloj iftarin, për këtë, o Rabb, le të jetë kjo hurmë dhe kjo gllënkë e ujit pjesa më e mirë e ditës së sotme, përkrahës në ditën e gjykimit dhe dëshmi, O Rabb, që kam qenë i bindur.
Ditëve të kaluara kemi parë sa jemi të aftë ta kontrollojmë veten. Ramazani është shembull i mënyrës së vetëdijshme të jetës, që do të thotë se njeriu duhet të jetë i vetëdijshëm për çdo veprim të tij. Kur agjëroj, këtë nuk e bëj sepse këtë e bëjnë të gjithë, por sepse e hulumtoj dhe e dëshiroj faljen dhe mëshirën e Allahut.
Fillimi i ramazanit është mëshirë, mesi është falje e mëkateve, kurse fundi është çlirim nga zjarri i xhehenemit. Rendi i theksuar nuk është i rastit, sepse nëse të mëshiron Allahu, Ai do të ta falë, e nëse ta falë nuk do të shkosh në xhehenem.
“Le të jenë punët tuaja korrekte dhe të matura, sepse askend vepra e gatshme nuk do ta fusë në xhenet”, tha i Dërguri a.s. “As ty o i Dërguari i Allahut?”- pyetën të pranishmit. “As mua”, u përgjigj Pejgamberi a.s., “përveç nëse Allahu nuk më mëshiron. Dijeni se për Allahun është vepra më e dashur ajo në të cilën njeriu këmbëngul, qoftë ajo edhe e vogël.” (Buhariu, Muslimi, Nesaiu).
Pra, fundit të ramazanit i përket pjesa më e mirë, më e zgjedhur. Etapa që quhet çlirim i mu’minit nga zjarri i xhehenemit dhe në të cilin Allahu xh. sh. e heq çdo dënim shpirtëror dhe fizik. Në të gjendet Nata e Kadrit, më e mirë se njëmijë muaj. Në këtë natë çdo gjë e urtë degëzohet, përcaktohen fatet njerëzore dhe çdo gjë që do të ndodh vitin vijues. Ky është edhe fillimi i shpalljes së Kur’anit, kurse shpallja dhe fjala e Allahut është kulmi i të vërtetës dhe drejtësisë dhe këtë fjalë askush nuk mund të ndryshojë, shkatërrojë as nga zemrat dhe shpirtrat njerëzor ta fshijë.
Pjesën e fundit të netëve të mbetura ta shfrytëzojmë për dua, nafile dhe meditim, sepse atëherë duaja nuk refuzohet. Ta lexojmë duanë të cilën e ka lexuar Muhammedi a.s.:
“Allahu im, kërkoj më të mirën që kërkohet, lutem për duanë më të mirë, për suksesin më të mirë, për veprën më të mirë, për shpërblimin më të mirë, për jetën më të mirë dhe për vdekjen më të mirë. Më përforco dhe rëndoje peshoren e veprave të mia të mira. Forcoje besimin tim dhe lartësoji shkallët e mia. Pranoje namazin tim dhe m’i falë mëkatet e mia. M’i dhuro derexhet më të larta në xhenet. Allahu im, të lus për të mirat fillestare dhe përfundimtare, për të mirën e gjithëmbarshme, fillimin e tij dhe mbarimin e tij, për formën e tij dhe thelbin e tij dhe mi jep gradat më të larta në xhenet. Allahu im, ma dhuro më të mirën me çka vij, më së miri çka punoj, më së miri çka bëj, më së miri çka fshehi, më së miri çka tregoj dhe gradat më të larta në xhenet.” (Hākimi nga hazreti Ummi Seleme).”
Sipas të gjitha haditheve autentike, agjërimi dhe Kur’ani a.sh. do të ndërmjetësojë për besimtarët:
“Agjërimi dhe Kur’ani në Ditën e Gjykimit do të ndërmjetësojnë për njeriun. Agjërimi do të thotë: “O Krijues! Unë robin Tënd e kam penguar nga ushqimi dhe e kam privuar nga kënaqësitë gjatë ditës - prandaj, ma dhuro (mos e ndëshko nëse ka gabuar). Kurse Kur‘ani do të thotë: “Unë robin Tënd e kam penguar nga fjetja gjatë natës – Të lutem, ma fal atë (dhe mos e ndëshko)! Dhe lutja e tyre do të plotësohet.” (Ahmedi).
Gjatë ditëve të ramazanit, e sidomos gjatë netëve, shoqërohemi me përmbajtjet kur’anore! Ata do të na kthejnë në realitet dhe do të na thejnë iluzionet për Botën e amshueshme. Me agjërim do t’i ndihmojmë shpirtit që më lehtë ta mbajë trupin nën kontrollë sepse i privon, për një kohë, disa nga nevojat e tij më të domosdoshme. Me namaze, për çdo ditë, në pjesë të ndryshme të ditës, e përkujtojmë shpirtin tonë se ekziston Krijues me të cilin duhet mbajtur lidhje të përhershme, që mos të humbet në vorbullin e përmbajtjes botërore.
Transmetohet nga Evu Hurejre r.a. se Muhammedi a.s. ka thënë: “Allahu thotë: Për robërit e Mi të mirë kam përgatitur diç që sytë nuk e kanë parë, as veshët nuk i kanë dëgjuar as që dikujt në mendje ka mund t’i bjen. Kjo është sikur gje të cilën Allahu e ruaj te vetja në fshehtësi, krahas asaj që Ai tashmë e ka zbuluar!” Pastaj e lexoi ajetin: “Dhe askush nuk e di se çfarë hareje i fshehtë i pretë te Allahu ...”. (Muslimi).
Në kohën kur disa gjasa ofrohen vetëm një herë do të ishte e pakuptueshme të mos shfrytëzohen. Le të jetë kjo sprovë në të cilën do të duhej përgjigjur me arsye.
Atë që harfi kur’anor e bartë në vete, në të vërtetë, është ajo që Allahu i dashur ia ofron njeriut të kësaj kohe e cila është në skadim. Dikur ka pikuar kurse tash rrjedh. Askush nuk është në gjendje ta ndalojë tempon e zhdukjes së tij. Gjithnjë e më pak ka kohë që të vërtetat kur’anore të thurura në harfe të njihen. Edhe më pak ka kohë që ato në jetë të ndërtohen. Megjithatë, mos të ndalemi, luftëtarët më të mirë janë ata të cilët të fundit heqin dorë kur duhet të heqin dorë kurse nuk e kthejnë shpinën.
Kur’ani është libër i Zotit, i dhuruar neve si mëshirë, udhëzim, orientim, i cili do të na sjellë deri te afërsia e Zotit dhe kënaqësia e Tij. Ky është litar njëri skaj i të cilit është në Dynja kurse tjetri në Xhenet dhe kush kapet për të fuqishëm ai do ta sjellë në bukuritë e xhenetit.
Secili e njeh veten më së miri dhe më së miri e di çfarë janë rrugët e përgjigjes në këtë sfidë para tij personalisht janë hapur. Allahi i madhërishëm deri te Vetja ia ka hapur rrugët e shumta të ndryshme. Secili le ta gjejë rrugën e vet:
Aliu r.a. ka thënë:
“A nuk keni parë se pararendësit tuaj nuk kthehen dhe se pasuesit të mbijetuar nuk mbeten? A nuk keni vërejtur se banorët e kësaj bote gdhihen dhe ngrysen në gjendje të ndryshme? Ndonjë është i vdekur i cili është vajtuar, tjetrit i shprehet solidarizim, dikush rrënohet në dhembje, dikush pyet për sëmundje, dikush e lëshon frymën e fundit të tij, dikush mallëngjehet për këtë botë deri sa vdekja e kërkon, dikush është neglizhent, por nuk është neglizhuar, kurse sipas gjurmëve të pararendësve ecin të tjerët.” (Nehxhu’l-belaga).
Të mençurit nga kjo do të marrin mësim. Për ta edhe ky përkujtim është i mjaftueshëm. Qoftë në ndihmën e të gjithë neve Zoti i dashur. Të përpiqemi që dita jonë e fundit e jetës të jetë më e mira sepse njerëzit do të ringjallen në gjendjen e atillë në të cilën kanë vdekur.
Ja Rabbi, ja ku jemi, në këtë muaj mubarek, muajin e ramazanit, në këtë ditë mubarek, të premten, qëndrojmë para teje dhe sinqerisht, nga thellësia e zemrave tona, ta drejtojmë duanë tonë. Mëshirohu ndaj neve, ja Rabbi, mëkatet na i fal, në dyert e xhenetit tonë na fut, kurse nga dyert e zjarrit, me mëshirën Tënde na zbraps dhe largo, për bereqetin e këtij muaji mubarek.
Amin