O Zot! Na mbro prej atyre që humbasin në këtë botë dhe e mbysin veten në një gotë ujë! Ej më i mëshirshmi i të mëshirshmve Zoti im!... Na dhuro begati, mirësi dhe urtësi për shpirtrat tanë në këtë jetë dhe në jetën tjetër të cilat ua dhurove robërve të Tu të mirë dhe na mundëso që zemrat të bashkohen me Ty!... O Zot! Na mundëso ta shohim gjithësinë me syrin e dashurisë hyjnore, të vetëdijshëm, me ndjesi të mëdha, me kthjelltësi dhe me emocionet që sjell besimi, na mundëso faljen e gjynaheve me vesët e lotëve që rrjedhin prej syve, na mundëso të dalim para Teje faqebardhë dhe të qetë shpirtërisht!