O Zot!
Na mbro prej atyre që humbasin në këtë botë dhe e
mbysin veten në një gotë ujë!
Ej më i mëshirshmi i të mëshirshmve Zoti im!...
Na dhuro begati, mirësi dhe urtësi për shpirtrat tanë
në këtë jetë dhe në jetën tjetër të cilat ua dhurove
robërve të Tu të mirë dhe na mundëso që zemrat të
bashkohen me Ty!...
O Zot!
Na mundëso ta shohim gjithësinë me syrin e
dashurisë hyjnore, të vetëdijshëm, me ndjesi të
mëdha, me kthjelltësi dhe me emocionet që sjell
besimi, na mundëso faljen e gjynaheve me vesët e
lotëve që rrjedhin prej syve, na mundëso të dalim
para Teje faqebardhë dhe të qetë shpirtërisht!