Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Erdoan: Franca të shikojë në fillim të kaluarën e saj Wed 1 Feb 2012 - 12:10 | |
| - Cito :
Erdoan bëri thirrje edhe një herë për hapjen e arkivave, duke shtuar se ai është kundër shtrembërimit të historisë. Turqi: Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan në fjalimin drejtuar kombit i kushtoi një vend të gjerë edhe Francës, e cila miratoi projektligjin armen.
Në fjalën drejtuar kombit Kryeministri Erdoan shprehu reagimin ndaj Francës, Asambleja Kombëtare dhe Senati i të cilës miratuan projektligjin armen.
“Nuk mund të pranojmë asnjë që të ndërmarrë e ndjekë politikën e shfrytëzimit të Turqisë me qëllim fitimin e zgjedhjeve dhe për qëllime populiste. Po e shpreh qartë se lidhur me ngjarjet e vitit 1915 Franca nuk ka hetuar ende rolin e saj, qëndrimin e saj provokativ, nxitës, mbështetjen logjistike që u ka siguruar çetave armene”, - tha Kryeministri turk.
Erdoan bëri thirrje edhe një herë për hapjen e arkivave, duke shtuar se ai është kundër shtrembërimit të historisë.
“Në varësi të ecurisë së procesit mbi projektligjin në Francë edhe ne do të publikojmë dhe zbatojmë me vendosmëri masat tona hap pas hapi. Ne nuk synojmë të fshehim apo maskojmë diçka. Ne nuk jemi kundër zbardhjes së historisë, por kundër shtrembërimit të saj”, u shpreh kryeministri Erdoan.
Në fjalimin drejtuar kombit Erdoan i dërgoi mesazh edhe Sirisë.
“-Sensibilitetin tonë ndaj Sirisë po e shpreh duke e nënvizuar atë, sensibiliteti jonë nuk mbështetet në boshtin e interesave, por në boshtin e vëllazërisë. Reagimin tonë do të vazhdojmë ta shprehim me kurajë deri sa pushteti që shtyp popullin e vet t’ia lërë vendin vullnetit të lirë të popullit sirian”, - tha Erdoan.
Në fjalën e tij Kryeministri Erdoan u ndal edhe në dallimet sektare në Irak, duke paralajmëruar me këto fjalë:
“Ne e vlerësojmë si shumë të rrezikshme një ndarje mbi baza të dallimeve sektare në Irak. U përcjellim palëve në formën më të fuqishme thirrjen tonë për maturi dhe vetëpërmbajtje”./trt/ | |
|